Basha: Ftoj Ramën t’i japim fund reformës në drejtësi (VIDEO)

14 Shkurt 2016, 13:57Politika TEMA

Pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, kryetari i Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin Sokol Balla në edicionin special kushtuar vizitës së kryediplomatit amerikan në Shqipëri.

“Dua ta falënderoj Sekretarin Kerry, administratën e SHBA-ve që mundësuan vizitën e tij në Tiranë dhe takimin me opozitën, me PD-në dhe me mua si kryetar i saj, si një vlerësim i madh për rolin e saj në Shqipëri, si dhe si një sinjal besimi ndaj opozitës në proceset kyçe të Shqipërisë për të konsoliduar demokracinë në vendin tonë”.

Sa i përket deklaratës së dhënë pas takimit me Kerryn, ndryshe nga ajo e Ramës, Basha u ndal te kontributi i PD-së në betejat parlamentare për dekriminalizimin por edhe në reformën për drejtësi, kur tha:

“Bisedimet e mia u përqëndruan mbi sfidën që ka Shqipëria për të mposhtur krimin, dhe ku PD ka dhënë një kontribut të madh në këtë betejë, të cilën ne e nisëm dhe shkuam deri në masa ekstreme si bojkoti parlamentar, por që do të kishte mbetur në hije pa ndërhyrjen e SHBA-ve përmes ambasadorit Donald Lu. Kushti të gjitha kushteve për të gjitha reformat që duhet të bëjë Shqipëria është dekriminalizimi. Çështja e dytë është reforma në drejtësi dhe mbështetja pa kushte e një drejtësia të paanshme dhe të pakapur politikisht. Konfirmova mbështetjen tonë dhe gatishmërinë e PD për të punuar së bashku në frymën e konsensusit për këtë reformë, sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Çështja e tretë është vota e lirë dhe demokratike, për të cilën unë kërkova dhe mora mbështetjen e SHBA-ve që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë pikërisht të lira dhe demokratike”, deklaroi Basha.

Por dyshimit nëse mbështetja e SHBA-ve kundër qeverisë aktuale, të sulmuar nga opozita, do të thotë se vendi do të hyjë në zgjedhje të reja me një qeveri teknike, Basha iu përgjigj:

“Për të garantuar votën e shqiptarëve duhet të mundësojmë një rregull mbi pamundësinë e ndërhyrjes së krimit në vendimet e popullit, si dhe frenimin e parave të krimit për të blerë votat e shqiptarëve. Siç e theksoi edhe Kerry, reformat në Shqipëri nuk janë thjesht për t’u realizuar por edhe për t’u zbatuar. Këtu dua të shpreh mbështetjen për një reformë zgjedhore konsensuale dhe të pakushtëzuar”, shtoi më tej Basha.

Por për kërkesën e SHBA-ve për të miratuar me konsensus dhe sa më shpejt Byronë Kombëtare të Hetimit, kreu i PD-së tha se amerikanët na mbështesin por jo për struktura që nuk bazohen në rekomandimet e pranuara ndërkombëtarisht të Komisionit të Venecias.

“SHBA-të nuk kërkojnë mbështetjen e një strukture që nuk bazohet në parimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjithsesi, dera ime mbetet e hapur për të biseduar mbi këtë reformë, për t’u ulur sa më parë në diskutime për t’i dhënë formë përfundimtare reformës në drejtësi, paketë, pjesë e së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, tha Basha.

 

7 komente në “Basha: Ftoj Ramën t’i japim fund reformës në drejtësi (VIDEO)”

  1. lind says:

    Po neser ket mendim do te kesh, sepse nuk je serioz vecse nje genjeshtar rrugesh.

  2. Labi Gjirokastres says:

    Ashtu the edhe per Byrone Kombetare te Hetimit ti Lulzime.Ftoj Ramen ta votojme nje ore e me pare ne Parlament!! Rama nuk do ta votoje draftin e dakordesuar te Byrose me ndermjetesimin e Amerikaneve etj etj.Paska patur te drejte Ilir Meta kur thoshte se ti genjen dhe per oren!!

  3. kuq e zi says:

    po ajo protesta cdo jave u harrua ????
    ti zoteri per postin qe ke nuk mund te jesh gezofi i dikujt qe i ka perenduar dielli
    duhet ta kesh te qarte se arritjet e shqiperise nuk varen vetem nga nje parti si kerkonte para ardhesi yt se NATO ishte sukses i pd-se
    po per te njejtin motiv u shty dhe dhenja e kandidimit ne be
    nje shqiperi pa opozite te forte dmth me qeveri te dobet
    mos harro zotrote se opozite e forte eshte ajo qe jep idete e saj per te korigjuar dhe permisuar punen e qeverise dhe jo duke gerthitur zgjedhje te parakohshme,krimineli,zeneli,llozi e llazi

  4. ladi says:

    nga fryn era e mban (kthen) gunen

  5. elton says:

    Rri mos fol para kohe se ku i dihet me ca mendje gdhihet Berisha neser

  6. Fatosi-kosove says:

    O lul eshte qeveria qe hartonligje dhe parlamenti qe vendos,ti nuk je pjese e asnjeres,sikur ke harruar kur para tri vitesh Rama ishte ne pozitat tua,jasht parlamentit dhe jo kryebashkiak sepse ristani te beri ty,ju u thonit deputeteve te ish opozites se keni mbetur peng i kryetarit tuaj,a do te thot kjo se edhe depuetetet e PD-s jane peng yti pasi ti ske asnje pozite ne vendimmarrje!une besoj se po prandaj duke e ditur jo sinqeritetin tend ne politike eshte me rendesi qe qeveria te mos humbet kohe duke “biseduar” me ty sepse keshtu i humbet vlera parlamentit dhe vendimmarrjes,e kete mundesi Rama e ka sepse ka mbi 84 depuett per dallim qe ne kohen tuaj vendimet i merrnit me 71 deputet,çfar ishte jashte çdo kriteri dhe ligji,bile bile benit sikur i vendosnit ato ligje per inat te Rames edhe pse ishit te vetedijshem se ishin ne dam te vendit,prandaj them se ka ardhur koha qe te gjitha te behen pe biseduar me ty dhe a e di pse ?
    Sepse jane deputetet ata qe duhet te vendosin deshe apo sdeshe ti.

  7. gent says:

    e dredh ne fund ti shoku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje