Ja kur pritet të dalë iPhone i ri

15 Shkurt 2016, 16:13Hi-Tech TEMA

Apple pritet që të prezantojë versionin e fundit të iPad Air dhe modelin e ri të orëve smart në një event që pritet të mbahet më 15 mars të këtij viti, por gjithashtu pritet që në të njëjtën ditë të prezantohet edhe iPhone “mini”.

Të gjithë të interesuarit për telefonin e ri të kompanisë amerikane apo të produkteve të tjera të reja, do të mund t’i blejnë vetëm tre ditë pas mbajtjes së këtij eventi, pra më 18 mars.

“Apple është duke planifikuar që të prezantoje telefonin e ri iPhone me ekran 4-inç që do të quhet ‘iPhone 5se’ dhe modelin e ri të iPad Air në një event që do të mbahet të martën e 15 marsit, pastaj do të nxjerr në shitje produktet jo më larg se të premten e 18 marsit”, shkruan “9to5mac”, shkruan TopChannel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje