Letra nga rrënojat e Aleppo-s

15 Shkurt 2016, 23:06Bota TEMA

 

“Newsweek” ka botuar një letër, të postuar në “The Syria Campaign.” Kjo e fundit bën të ditur se letra i është dërguar për Rabi Bana (aktivist për të drejtat e njeriut i lindur në Aleppo) dhe është përkthyer prej tij në anglisht. Rabi Bana punon për organizata joqeveritare ndërkombëtare, në Beirut dhe Turqi, në mbështje të shoqërisë civile Siriane. Lindur në Aleppo në 1980 , S. (dërguesi i letrës), është përfshirë në protestat paqësore të cilat kërkojnë liri dhe dmokraci qysh nga fillimi i kryengritjes në vitin 2011. Ai është gjithashtu themelues i Aleppo Media Center.

 

I dashur Rabi,

Ti pyet për Aleppo-n, por lermë të të tregoj për qytetin ku dikur u rritëm bashkë.

Nuk kemi parë një ditë të mirë prej vitesh. Bombardimet nuk reshtin, qoftë edhe për një apo dy orë. Jeta ka ndryshuar, vendet të cilat ti i mban mend, nuk janë më: harroji, është e dhimbshme t’i kujtosh. Bombat e lëshuara nga e regjimi nuk bëjnë dallim, shkatërrojnë gjithçka gjejnë në rrrugën e tyre. Çdo gjë ka ndryshuar, është shkatërruar apo braktisur, duke mbetur pa jetë.

Edhe në ëndrrat tona e kemi harruar ç’do të thotë “siguri.” Sa herë që hap sytë, ti nuk e di nëse është hera e fundit që do t’i shohësh fëmijët.

Njerëzit, të cilët i njihje dikur, nuk janë më këtu. Të tjerë kanë mbërritur në qytet nga fshatrat përreth gjatë muajve të fundit, me shpresën se do të gjejnë sado pak siguri. Aleppo është menduar gjithmonë si një vend i sigurt.

Por, shumë prej tyre ju desh të largoheshin. Njerëzit përpiqen pareshtur të gjejnë vende më të sigurta, ndaj ata vijnë dhe ikin gjatë gjithë kohës. Ne jemi të lumtur t’i ndihmojmë, por është e vështirë dhe tashmë jemi të lodhur.

Aleppo ende nuk ka rënë plotësisht. Megjithatë, lëvizja nëpër qytet është bërë tejet e vështirë. Njerëzit gjallojnë nga njëra ditë në tjetrën; shpresa e tyre ka vdekur prej kohësh bashkë me qytetin e shpesh, edhe me të afërmit e tyre.

Gjërat më të thjeshta në jetë, tashmë janë bërë shumë të vështira. Të blesh ushqim, bukë ose ujë për familjen, të duhet të presësh e të presësh në radhë të gjata.

Kohën e kalon duke vështruar përreth, duke i kushtuar vëmendje çdo zhurme, si të mund të dëgjoje nëse je ti ai të cilin do ta godasë sulmi i radhës.

Pjesën tjetër të kohës, atë që mbetet, mendon për familjen: A do të jenë gjallë kur të kthehesh në shtëpi? A do të jetë shtëpia ende aty?

Në fund, ti merr atë për të cilën ke ardhur. Nëse je me fat, kthehesh në shtëpi i sigurt, pa u vrarë nga ndonjë bombë e lëshuar nga ajri.

Nuk luftohet vetëm në fronte, nuk janë thjesht bombardimet e vazhdueshme. Ka snajperë të fshehur në çdo kthesë përgjatë rrugës që të nxjerr jashtë qytetit.

Jetët tona duhet te përshtaten vazhdimisht. Shkollat e kanë zhvendosur mësimin nën tokë, ndërsa qendrave mjekësore ju duhet të bëjnë si të munden me mungesat e shumta. Ne u munduam të ndërtonim institucione të reja demokratike: Zjodhëm udhëheqës të rinj. E gjitha ka qenë një stërmundim.

U përpoqëm të largoheshim në veri, në lagje të ndryshme, por as atje nuk na u ndanë bombat. Mund të shihnim avionët teksa fluturonin sipër nesh, ndonjëherë duke mbajtur flamurë Sirianë, ndonjëherë Rusë e, herë të tjera as që e dinim çfarë flamujsh ishin. Duket sikur ata na ndjekin kudo që shkojmë.

Komunitetet përreth të Anadan-it, Marah-ut, Tal Refat, Hretan, Bynoon, Azaz, janë gjithashtu duke vuajtur. Këto qytete dhe fshatra nisën një revolucion paqësor. Ata qëndruan me Aleppo-n kur forcat e qeverisë Siriane sulmuan civilët në qytet. Ata strehuan njerëzit që arratiseshin nga bombat e nga sulmet.

Por, çfarë u ndodhi atyre? Ata u bombarduan. Ditë pas dite. Njerëzit nuk e dinë se kush është shenjestra e avionëve apo nëse do të jetë radha e tyre për të vdekur. Dhjetëra sulme ajrore në ditë, për 120 ditët e fundit.

Dhe tani është koha për t’u larguar. Nuk ma kishte marrë kurrë mendja se do të vinte edhe ky çast, por duhet të dorëzohem. Po largohem drejt një vendi, për të cilin nuk jam i sigurtë as nëse ekziston në të vërtetë.

Shumë nga miqtë e mi gjenden ndërkaq përgjatë kufirit turk. Është një hapësirë e madhe, e ftohtë, e tejmbushur me 70,000 persona, ku temperaturat shkojnë në ngrirje.

Por, zemra ime do të mbetet këtu.

Aleppo qëndron përballë një makinerie gjigande lufte, e armatosur keq. Nuk është thjesht një shenjestër gjeografike. Aleppo është dinjitet, është revolucioni kundër padrejtësisë.

Lamtumirë Aleppo; qyteti ku linda, vendi ku kalova fëmijërinë time, ku gjenden gjithë kujtimet e mia.

Shpresoj të shihemi sërish atje një ditë, miku im.

Shoku yt i fëmijërisë,

2 komente në “Letra nga rrënojat e Aleppo-s”

  1. evropiani says:

    ik mbathja boll bere heroin e luftes,assadi duhet varur prej gjuhe per krimet qe ka bere krimet me makabre ndaj popullit te vete,se armiku i vertete i sirise eshte izraeli,por kur nuk i bie dote gomarit,i bie samarit,asadi nuk do shpetoje dote per krimet qe po ben ndaj popullit te tij,vetem qe vetem mos humbasi kulltukun apo qeverine qe te vazhdoje te jetoj ne luks ashtu sic ka jetuar mbi gjakun e popullit sirian,as ndihma e tigrit prej kartoni putin nuk do mundi ta mbroj dote kete satan, se shpejti edhe rusia do ta haj koken e vete pavaresisht se kercenon se ka arme berthamore,por perendimi bashk me naton nuk do rrine nen presjonin rus gjithe kohen vetem se mos rusia perdor armet berthamore,ata do ta detyrojne rusine te perdori arme te tilla,duke justifikuar edhe vete perdorim ne maksimum te rraketave te tyre berthamore kunder ketij shteti pis rus qe ne te gjithe historine e njerzimit kane bere politike per te qene bota e prapambetur,natoja shenjat po i jep duke e provokuar rusine me ane te turqise dhe arabise,nqs rusia sulmon turkun anetar i natos,atehere rusia bashk me popullin barbar rus do te zhduket nga kjo bote,rusia e di shum mire qe ameriken dhe angline nuk mund ta sulmoje dote me rraketat balistike qe eshte krenaria ruse,se jane dy shtetet qe kane ombrelen mbrojtese nga ndonje sulm berthamor,keshtu qe rusia vetem do goditet pa meshire,asnje lufte ne historine e saj rusia nuk e ka fituar vetem,ne te gjithe historine e lufterave ruse,ruset kan fituar gjithmone me mbeshtetes te shteteve te tjera,asnjehere vetem,shembulli me i mire eshte afganistani,prandaj ky shtet plere rus duhet zhdukur sa me pare sepse eshte nje shtet qe perkrah shtetet dhe qeverite qe vrasin popullin e tyre pa llogaritur gra fmi pleq dhe plaka,duke shkaterruarcdo gje per qeveritaret kriminele te mbeshtetur nga rusia plere,sa per rusine qe e mbrojne disa grekfolesit emigrand per buke qe bejne si zorraqer per tu dukur grek te hane pak djath me shume nga te tjeret,dua ti tregoj qe turqia ja futi rusit dhe i tha mos e kruaj me,,me vepra,dhe perseri do ta provokoj qe te futet ne lufte rusia duke bere gabimin me te math ne historine e saj qe do tavej me naton,dhe ju plerat e nje cope djath me shume do luftoni ne krah te turkut se jeni pjestare te natos,ndryshe do keni nje fund te keq,se kur digjet shtepia e komshiut mos qesh se digjet edhe picka e plekes qe ju polli kopila,,posht rusia dhe perkrahesit te tyre,rroft perendimi natoja dhe amerika,EVERRRRRRRRRRRRRRRRRR.

  2. demo says:

    Allahu-Hyqber.Ju donit Allahu-huqberrrrr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje