Takimi i sekretarit Amerikan me kreun e PD dhe përfaqësues të kësaj partie ka ngritur shumë pikëpyetje disa orë pas largimit të John Kerryt nga Tirana.
Dje, mysafiri nga SHBA-të ka shtënguar duart për të zhvilluar më pas një bisedë me Lulzim Bashën dhe katër deputetë e një ish-ambasador.
I çuditshëm është fakti sesi në tryezë merrte pjesë ish-ambasadori shqiptar në Britani, Mal Berisha, por jo deputeti Eduart Selami, shkruan Javanews.
Ky i fundit jo vetëm që ka jetuar për shumë vite me radhë në Shtetet e Bashkuara, por ka marrë pjesë më parë thuajse në çdo takim zyrtar PD-SHBA që prej kohës kur ka marrë mandatin e deputetit.
Madje, pak muaj më parë ‘Zëri i Amerikës’ i hapi ‘dyert’ Selamit në një intervistë ku nisën dhe kritikat e tij ndaj Bashës.
Kritikat në fjalë kanë vijuar edhe ditët e fundit, kryesisht mbi rolin dhe qëndrimin që PD duhet të ketë për Reformën në Drejtësi dhe të tjera çështje të nxheta të aktualitetit politik.
Të jenë vallë këto kritika që e kanë përjashtuar Eduart Selamin nga pjesmarrja në delegacionin e PD?!
Te tere nje fecke,turi,kane! Te gjithe kane dale nga ustaiBerisha.com! Ashtu si Enveri i zgjidhte njerezit e tij ashtu dhe Berisha,Meta ,Rama! Njlloj! Copy-Paste! Eshte mentalitet komunist! Duhet nje brez tjeter qe te kalojme ne demokraci! Me spiuna nuk behet nje vend!
Eduard Selami eshte piketuar nga Amerika te marri drejtimin e PD.
Do jete nje levizje shume pozitive, po ta vije Eduard Selami, Bojaxhiu, dhe njerez me horizont, te pa korruptuar ne drejtimin e PD.
Nuk di Anglisht,prandaj nuk e moren Ed Selamin ne takim me Kerryin.Hahahaha.Moren Aldon dhe Paloqen,ngaqe flasin rrjedhshem Anglishten.
Eshte me se e drejte.Kush te mban afer po kritikove.Kritiko Ramen largohesh disa metra mbrapa,kritiko Berishen zhdukesh fare,krrritikon Bashen te shofim sa larg do rrij Selami.Tek ne duan ata qe te ferkojne kurrizin,pleq qe nuk kan fuqi te kritikojne dhe njerez lajkaxhij.
Mendoj se mardhëniet Basha – Selami nuk ekzistojnë më. Berisha dhe Basha nuk lanë gur pa lëvizur për tu ankuar tek Sekretari i Shtetit për gjoja një njëanshmëri të ambasadorit Lu në favor të qeverisë dhe zotit Rama. Për këtë Berisha detyroi Nishanin të gjente mundësinë për tja dhënë këtë mesazh. Kur kjo dështoi, ai çoi në takim Mal Berishën për t’ja përciell. Nuk di nëse ja ka pëtciell Mal Berisha zotit Kerri vrejtjen, por si një skile e vjetër e gjirizeve të sigurimit të shtetit, nga Mal Berisha çfarë nuk pret. Është një kobure e zotit Berisha ky përgjegjës i vatrës së kulturës në Lac që na u bë ambasador. Selami, për nga profili dhe karakteri kurrë nuk mund ti lejojë vehtes të bëjë lojra zbavitëse si ato që përpiqen të bëjnë Berisha dhe Basha me dy objektivat kyç të reformës, Byrosë së hetimit dhe miratimit të draftit të reformës në drejtësi. Dhe në fund, Basha është aq i vogël në shpirt sa ka të ngjarë të mendoj se Eduard Selami mezi pret momentin ti zërë vëndin. Por edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, ku qëndron këtu gabimi i Selamit kur gjithçka është brënda të drejtës statutore?
Kjo e fundit, qe do ti zere vendin, eshte aresyeja kryesore.
Eduard Selami ka marre aprovimin e Ambasadorit, te hidhet ne lufte te hapur kunder Bashes, eshte momenti qe
ta heqin patjeter Bashen.
Eduard Selami do jete nje drejtim tjeter i PD, se bashku me Bojaxhiun, nje tjeter karte e Amerikes.
Eduard Selami,vertet ka qene ne Amerike,se e deboi Saliu,por ai atje beri pune ne nje llavazh per te lare makinat. E çfare eksperience ka ai? Dikur Kreshnik Spahiu e ka thene kete,dhe madje eshte nje bastard.Per çfare e do pd-ke kete? Ai nuk qe i zoti ti dilte perball Berishes atehere kur i mbylli deren.Per tu çuditur eshte me keta te pd-ke.Edhe pse i ka rrahur Saliu,ai dhe te tjere i jane futur perseri nen breket e Salit.
Ju keni shumë të drejtë zoti Spartaku. Shumë nga kjo e drejtë buron edhe nga emri që keni, duhet të jeni një Spartak i vërtetë. Por , ashtu siç mund ta dini, në këtë botë çdo gjë është relative dhe kur bënë krahasime, e domosdoshme është shkalla e referencës. Zotin Selami, po ta krahasosh me luftetar të tipit Topalli, Basha, Paloka, Mul Noka,Strazimiri, Ristani, Halimi e plot të tjerë në PD ai duket vërtet një hiç. Për çfarë mund të hyjë në punë zoti Selami, ai nuk di as të rrihet, një nga mënyrat më efikase që e kanë çuar PD nga fitorja në fitore.
Pse i jepni aq shum rendesi vetes duke perdorur kerrin, pse nuktakoi ate pse nuk takoi kete, ku i plasi kerrit per te gjithe juve ai ka ardhur me sjlle muxhahedinet e pe asnje gje tjeter juve politikanet doni ti jepni rendesi vetes por ai si plasi te takoje askend ne kete vend sepse ketu nuk ka politike ka vetem nenshtrim e servilizem,