Sokol Balla: Tani gënjeni po jeni burra!

15 Shkurt 2016, 18:04Politika TEMA

Sokol Balla ka bërë një shkrim për vizitën e sekretarit amerikan John Kerry në Shqipëri.

Ai thotë se politiknët shqiptarë janë hipokritë dhe i mashtrojnë ambasadorët e huaj në Tiranë.

Por, tashmë që premtimet i janë bërë vetë Kerry-t, Balla shkruan se tani është e vështirë që të gënjejnë.

Në mos pastaj, sipas tij, Shqipëria do të hynte në listën e shteteve të rëna.

“Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje gënjeshtrat dhe lojërat politike do marrin një vlerë relative. Shpesh herë ambasadorët e huaj gjenden përballë situatave të mashtrimeve direkte dhe nuk arrijnë kurrë të kuptojnë sesi politikanët shqiptarë arrijnë të fshihen pas shprehjes “S’kam çfarë t’i bëj atij“.

Më kujtohet për shembull Arvizu. Sesi në epokën pas tetë majit, në zgjedhjet për Tiranën në vitin 2011, shkoi në zyrën e Kreut të KQZ dhe i tha:

“Nxirr rezultatin paraprak, pastaj procesi le të vazhdojë“.

Po, ju përgjigjg kreu i KQ‎Z.

Arvizu i shkretë doli dhe shkoi në zyrën e Kryeministrit të kohës. Por sa doli, i thanë që KQZ kishte marrë vendimin për hapjen e kutive.

“Si ka mundësi“, më thoshte. “Mu përgjigj, skam çfarë t’i bëj atij“.

Pastaj për shembull erdhën armët kimike. Prapë Arvizu: “Përse Kryeministri nuk publikon letrën e Obamës?”. Ambasadori nuk arrinte të kuptonte përse nuk bëheshin gjërat transparente. Përse politikanët nuk mbanin fjalën. Por pas pak ditësh u trondit edhe më shumë. Kur erdhi në Top Story dhe tha se Basha i pati dhënë premtimin se do ta mbështeste, u shokua kur Kryetari i PD doli më pas dhe e përgënjeshtroi.

Raste si këto ka shumë. Besoj edhe Donald Lu i ka kaluar këto përvoja këto muaj. Më të fundit besoj me Byronë e Hetimit, kur me tetë shkurt i thuhej Tahirit se ishte rënë dakort me PD për draftin final, por pasdite i dilte se nuk ishte kështu dhe se “edhe Berisha nuk ishte informuar” apo jo?

Sot e kësaj dite PD nuk ka një përgjigje të sinqertë për këtë çështje. Dhe kështu mashtrohen ambasadorët, por për më keq, opinioni publik.

Ndaj nuk u befasova që John Kerry në më shumë se një rast në fjalën e tij përmendi ambasadorin. Përmendi edhe faktin se ai flet në emër të Presidentit Obama. Nuk u befasova me gjuhën e tij të drejtpërdrejtë sa i përket angazhimit të palëve për kalimin e reformës zgjedhore. Efekti më i madh i kësaj vizite është se tanimë nuk mund të gënjehet më kollaj.

Mund të gënjesh ambasadorin por jo Shtetet e Bashkuara.

Kjo tashmë është një rrugë një drejtimëshe. Ndryshe Shqipëria mund të shkojë në rrugën e shteteve të rëna. Dhe ky, nuk është drejtimi i duhur. Tani këtë e kanë të qartë të gjithë. Sidomos ata që gënjejnë”, shkruan Balla për Javanews.al.

19 komente në “Sokol Balla: Tani gënjeni po jeni burra!”

  1. Ben says:

    E ke gabim o Sokolo,tani Luli do genjeje pa teklif.Harroje qe te mbaje fjalen Luli.

    1. andromeda says:

      Madje gënjeshtrat i kanë rinisur që sot, pra një ditë pas vizitës së Kerrit.

  2. Nardi says:

    Po kush genjen. Ne nuk genjejme kurre. Ata genjejne. Ata mashtrojne. Ata kerkojne t’jua hedhin juve. Ndersa ne jo. Ne jemi te ndershem. Bile ne jemi ende te virgjer.

  3. Koco says:

    Per te mbajt fjalen eshte vetem E.K.R K dhene prova per kete.Ja per armet kimike a e mbajti fjalen.

  4. Genti says:

    Jane te nje tipi Balla. Genjeshtare John Kerry genjeshtare edhe keta tanet. Si te themi, ju a dine njeri tjetrit, sepse kane lidhje shpirterore Satanike midis tyre.

  5. karrtory says:

    tashti,ta kallzoj un ke Islami!
    Pepini

  6. poshte korrupsioni! says:

    Shtetet si Albanistani rrojne sa drita e çirakut;eleham dyylyylaaa

  7. Ups says:

    Po mos u cudit kaq shume mor balla, ata ashtu kane qene ne pushtet, ashtu kane qene ne opozite, jane parti bandite me banditin berisha ne krye.
    Ne shqiptaret nuk jemi viktima dhe nuk e kemi te lidhur fatin vetem me berishen, do gjendet nje zgjidhje se sben. Berisha ka hyre perkohesisht ne jetet tona dhe na i ngaterroi nje cike, por ai s’mund te mposhti fatin dhe vullnetin e nje populli per gjithmone. Populli shqiptar ska lindur me berishen dhe nuk do te vdesi me berishen, mjer berisha cfare fati e pret.

  8. titi says:

    I zoti ky Genti me lart. Sa mire i ka psikologjis njerezit. Fort, fort i afte qenkish ky Genti! me dy lllafe dhe ka godit mu ne qender.

  9. Bebtirona says:

    Pune PDesh keshtu eshte GRUPI LGBT i opozites dhe qeverise perrverse

  10. Arturi says:

    Firma 2B (basha/berisha) jane bere me keq se genjeshtaret greke. Do e hane keq “karroten” nga daje SAM-iu, siç po e hane gerrqiret tani! ?

  11. Besimi says:

    kjo eshte genjeshter, ky gazetar gjithmone genjen.

  12. Besimi says:

    kjo eshte genjeshter

  13. Socialisti trushpelar says:

    O Balla, po ti thua se Arvizu shkoi te KQZja dhe u tha atyre, nxirrni rezualtatet!!! Por KQZja qe me kushtetute eshte e pavarur nuk paska te drejte te marre nje vendim!??? Prandaj ti e konsideron nje vendim te KQZse si renie shteti dhe ultimatumin aspak diplomatik dhe antillogjik te arvizu e konsideron si shtet me bole? Hajde toç hajde!!! Po te bej nje pyetje, a ka genjyer Presidehti Bush dhe sekretari i shtetit ne ate kohe per armet kimike ne irak apo jo? Nqs. kane genjyer siç u faktua boterisht atehere ku e merr guximin te thuash se te genjeje nje politikan Shqiptar je palo abasador qenka “renie shteti”? Po armet kimike sipas teje duheshin marre ashtu afrofe vetem sepse kemi nje kryeminister karagjoz qe premtoi sikur te ishte ne çiflikun e vet ? Pra pranimi i armeve kimike nuk eshte renie shteti por ngritje ë?

  14. LORA says:

    Ata qe e kane nisur qe ne mengjes genjeshtren nuk mund te behen kurre burra.
    Problemi eshte tek vete S.Balla,qe edhe pse e ka ditur me kohe qe genjejne nuk i ka denoncuar, megjithese e ka pasur te arte mundesine per t’a bere,,,,,por ka zgjedhur te beje tifozin e k’naqun,ne lojen makabre te pas-nentedhjetes ,me fatin e shtetit te shqiptareve.
    A ka vendosur Balla te ndryshoje kararin e tij te deritashem,,,,apo jo???? Ketu jemi per t’a vleresuar.

  15. analfabet says:

    “Tani genjeni po jeni burra”
    Nuk ngeli analfabet pa u be gazetar e politikan!!

  16. spartaku says:

    Me ate gjuhe te pabese qe foli mbrem Lulezim Basha ne TOP STORI,te Sokol Balla,jo vetem qe nuk i jepet vota pd-ke,por po krijohet urrejtja e popullit,qe ajo parti (pd-ke) te dale jashte ligjit,si parti agresive dhe qe kerkon destabilizim dhe lufte civila.Parti me te ndyre nuk ke ku e gjene.Edhe ata qe e drejtojne kete parti,jane bastard,dhe antishqipetare.

  17. Shoku shpati says:

    Ore edhe nje budalla nuk do ta pranonte te zgjidhej drejtori i bhk nga MB.
    E jo me lul Basha.
    Vetem per nje gje e ka gjet balla
    Ben n blushi do marre 1% te votave
    Se situata eshte si ajo e Enverit ne’ 46.

  18. SHQIPE says:

    Politika është fare gënjeshtër që nga fillimi deri në fund, sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më e madhe politika. U peopagandua se armët ist n shkatërrimi i shqipërisë e nuk u përmend që shqipëria nëpërmjet Serbisë merr armë kimike në formë tp lëngeshmë e i përpunon për ti kthyer në gjëndje të ngurtë, pluhur i cili depozitohet diku ne këtë shtet të vogël duke helmuar tokë e ajër e ujë për brezat e ardhshëm. Nuk u tha se oferta amerikane përfshinte furrën e djegëse për eliminimin përfundimtar të pluhurit kimik në vend të akumulimit të gjithëjetshëm që bëhet sot. Nuk u tha gjithashtu se me largimin e popullsisë shqiptare autoktone po bëhet një zëvendësim demografik i popullsisë e ata që mbajnë tezën se shqiptarët janë të ardhur e se shqiptari ortodoks është një rastësi më këtë futje të elementit islamik do t’i japë zemër t’a thotë e zë të lartë. Pra nga njëra anë shihet se kjo ndihmë që u japim sot amerikëssot është një alternative negative për të ardhmen e kombit nesër.
    Gazetarët përfshirë edhe Ballën ose Bazën janë mbajtës të sekreteve të politikës por nuk mund t’i bijen murit me kokë e kështu bijën në prehen e komformizmit e shkruajnë jo ato që dinë e që ndjejnë por ato që duhet, kështu bëhen edhe ata pjesë e këtij mashtrimi.
    Kush shkruan qartë për vrasjet e bujshme politike, Olldashi, Santo, Trebicka, Pashko, etj. Kush shkruan cilët përfitojnë direkt nga këto vrasje, cili gazetar bën analiza të sinqerta si ato të Bazës të para viteve jo të sotmin. Politika është një gënjeshtër e stërmadhe e populli nuk do të dëgjojë të vërtetën sepse ështëmësuar me gënjeshtër është shumë e vështirë të pranojë të vërtetat sepse do tu duhet t’i harrojnë vranë besuar deri më sot. Nuk ka gazetar sot që shkruan të vërtetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje