Bilal Erdogan në telashe: Djali i presidentit turk hetohet në Itali

16 Shkurt 2016, 18:38Bota TEMA

Bilal Erdogan, djali i presidentit të Turqisë Rexheo Taip Erdogan është në telashe me drejtësinë italiane.

Sipas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Bolonjës ai hetohet për pastrim parash.

Ai është denoncuar nga një rival i presidentit turk, Murat Hakan Huzan, i cili ndodhet me azil në Francë.

Në denoncimin e kryer ai ka kërkuar hetimin e disa shumave parash të sjella në Itali nga Bilal Erdogan.

Bilal Erdogan u transferua në vjeshtën e kaluar për të nisur studimet e doktoraturës në “John Hopkins University” në rajonin e Emilias.

Nuk dihet shuma e parave të transferuara pasi hetimi është ende në proces, por Bilal Erdogan ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj akuzës.

1 komente në “Bilal Erdogan në telashe: Djali i presidentit turk hetohet në Itali”

  1. kristofory says:

    ky bilali esht vlla gjaku me bilalet tan..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje