Fotot/ Fermeri Kinez ndërton një kullë prej balte

17 Shkurt 2016, 12:47Bota TEMA
Fotot/ Fermeri Kinez ndërton një kullë prej balte

Një fermer Kinez në provincën e Shandong, ka shpenzuar mëse një dekadë për të ndërtuar një kullë shtatë katëshe prej balte, drurësh dhe tullash për dy vëllezërit e tij.

Hu Guangzhou, 55 vjeç e filloi punën për shtëpinë e tij të pazakontë në vitin 2006, kur vëllezërit ndërruan jetë, raporton Huffington Post.

Hu njihet si person me probleme mendore dhe jeton me asistencë shtetërore si dhe me ushqime të dhuara nga fqinjët. Ai refuzon të pranojë se vëllezërit e tij kanë vdekur dhe ka ndërtuar kullën e çuditshme, që ata të mund të jetojnë aty kur të kthehen në Provincën e Shandong, në lindje të vendit.

Zyrtatët lokalë, bën me dije Huffington Post, janë ndjerë keq dhe kanë vendosur të mos e shembin strukturën e pazakontë, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, duke u kthyer edhe në një pikë turistike.

Megjithëse ndërtesa i përngjan një kulle që duket se do të shembet nga çasti në çast, Hu ka jetuar brenda saj, raporton China Neës. Kohët e fundit, ai është detyruar të zhvendoset nga qeveria në një shtepi më të përshtatshme.

1 komente në “Fotot/ Fermeri Kinez ndërton një kullë prej balte”

  1. maloku i kulles says:

    tamam si kullat tona te veriut.
    me kot nuk jemi vellezer me kinezet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje