Shtypi gjerman i ka pagëzuar si “Hijet vrastare”.
Bëhet fjalë për avionët rusë Sukhoi Su-35S.
Sipas autoriteteve gjermane që kur Gjermanië ka hyrë në Siri me Tornadot e saj është ndjekur vazhdimisht nga avionët rusë.
Gjermania ka angazhuar 6 Tornado shumërolësh duke monitoruar situatën në Siri, por kanë pasur gjithmonë si hije avionët rusë.
Deri tani nuk është konfirmuar asnjë incident, por gjithsesi ndjekja e avionëve është disi shqetësuese.
“Objektivi i rusëve është i qartë: duan t’i kujtojnë fuqive perëndimore se vetëm Moska është ftuar në Siri për të vepruar me sulme ajrore. Të gjithë të tjerët janë të padëshirueshëm”, shkruan shtypi gjerman.
jan marka Putin kto Dun.m!q! merken gjermane