Dalin për të protestuar për taksat e vendosura për hapësirat publike ata që nuk kanë lidhje me to.
Disa protestues ishin mbledhur sot në orët e para të mëngjesit pranë Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar taksën e vendosur për hapësirat publike.
Ajo që vihej re ishte se mungonin ata të cilët e paguajnë këtë taksë dhe në të ishin njerëz të afërt të Partisë Demokratike, që hiqen si pjesë e shoqërisë civile.
Në këtë protestë, shihet qartë Sajmir Zylfo, shoferi i Florenc Hoxhës, ish – drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës, i cili njihet për njeri i afërt i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gjithashtu një tjetër person i lidhur me zyrtarë të PD është Endrit Breçani, nipi i ish- zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe që më parë ka qenë i punuar me pozicion shef sektori në Bashkinë e Tiranës.
Një tjetër personazh që është midis protestues, Besjan Pesha, i cili ka punuar si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, sot shfaqet si person që shqetësohet për taksën e hapësirës publike.
Pyetja është: Çfarë interesi kanë këta persona që nuk janë as biznes as shoqëri civile?
Po normale qe ata do te protestojne se e kane nisur vetem me protesta te shkretet se duk i degjon me njeri!
Brecani eshte Organizatori grupit te maskave, qe vjedhin Banka dhe makinat e Transportimit te Lekeve.
Po normale qe ata do te protestojne se e kane nisur vetem me protesta te shkretet se nuk i degjon me njeri!
Shume mire qe u vendosen taksa per keto lokalet qe i vendosin tavolinat ne trotuare, skemi ku kalojme, sepse po shkojne tavolinat deri ne rruge!
Keta qe kane me shume lek, kta ankohen. Ky eshte kulmi!
Ketyre pronareve te lokaleve jo ti vendosesh taksa po tja prishesh fare bizneset se smarin vesh ndryshe! Mire qe kane lokale po rreshtojne karriget dhe tavolinat duke zene gjith trotuarin, dhe ske ku te kalosh.
Brovo Bravooo, protestoni se u mesuam tani, qe skeni cfare beni tjeter ju te PD, gjithnje te pakenaqur jeni!
Po keta pronaret kane bere qejf deri tani se skishte ligj, tani i dhimbset edhe qindarka me e vogel dhe nuk po mesohen dot me rregulla. Nje BRAVO e madhe ,bashkise se Tiranes.
Si si vjen turp asnjeher ketyre? Gjithmon jane kunder permiresimeve, ndertimeve ne te mire te qytetareve, rregullave, ligjeve. Per kta asgje nuk eshte mire, si ka mundesi??
I ka cuar Luli, i ka then shkoni atje beni namin ankohuni, normale se jane miqte e tyre. Po pse duhet te jene pikerisht ata qe perfaqesojn mendimin e te gjithe popullit se kuptoj??
Me ne fund do ecim rehat edhe ne, se na vdiqen kto lokalet me cadra, lodra, karrige e cfare nuk gjene, dhe ne te mjereve le te na shtyp makina se skemi ku ecim
po mire per keta e dijme qe jane vari lesht, por pse nuk thoni asgje per taksen qe eshte ngritur 15 fish. Vetem ne Albanistanin tone ka ngritje taksash me shumfisha.
Z. Gazetar. Edhe une nuk kam asnje lidhje me taksen mbi hapsiren publike, por sot isha ne proteste. Isha sepse mendoj se keshtu duhet te funksionoje. Dhe kur te shkelen te drejtat e mia, pres te njejtin reagim edhe nga njerez qe nuk do kene lidhje me to. Kauza ishte e thjeshte. Reagim ndaj nje vendimi abuziv e arbitrar i Bashkise Tirane, ose me mire thene, Kryetarit te Bashkise Tirane. Nuk ka rendesi per cfare vendimi behet fjale. Nese dalim ne proteste vetem per problemet personale, do te mbetemi gjithmone vetem ose te pakte ne numer.
Me cudit reagimi juaj, i cili per mendimin tim eshte percares. Si mund ta quani kete vendim te Bashkise, vendim qe prek vetem ata qe kane per ta paguar, kur ekonomia eshte nje zinxhir ne te cilin ky grup biznesesh jane hallke? Nese kjo hallke do keputet, do ndjehet nga e gjithe pjesa tjeter e zinxhirit. Nese dikush falimenton, do ritet papunesia. Nese do mbijetoje, do ngreje cmimet e sherbimit qe rendojne ne xhepin tim dhe tendin, dhe prape do falimentoje.
Por ti Z. Gazetar e shikon ceshtjen thjesht ne pikpamje politike sepse kaq te intereson. Shprehja “Percaj e sundo” te rri pershtat. Prej zbythash si ty po vuan Shqiperia prej kaq kohesh dhe do vuaje akoma per nje kohe te gjate. Sepse Zbytha si ty ka me shumice.
o dakuuuuuuuuuuuuuu mire e ke ti po kush te degjone,, pastaj re nga krevati dhe mbaroi endrra, ku jeton ti ne mars. keta na kane kapur gjith trotuaret ti thua eshte gabim,, paske shku dem ti duhet te ishe ne krye te bashkise se tirane,,,
Po mire o gazetar ti ben reportazh apo politike, po perse del nga substanca e protestes dhe merresh me politike o mercenar i Shitesit te fiqve, turp te kesh, une kam biznes dhe protestoj per taksat qe vuri biri i buces ne 30 dhjetor, taksen e infrastuktures arsimore qe na derdelliste esh nje kafe bushtra duhet ta dije ti si gazetar qe eshte antikushtetuse se merret nga pushteti qendror, taksa e tabeles qe nuk e dime sa paguajme, llogarite e ujit qe me solli 40 metra kup sikur kam lavazh, kjo ishte protesta jo ato qe shkruan ti mercenar.
Ne radhe te pare kuptoni qe edhe me pare se te dilte vendimi bizneset, kane paguar takse per zenien hapesire publike.
Ne radhe te dyte 10 fishimi i kesaj takse eshte mbajtur e fshehte ende nga bashkia , madje as ne faqen e bashkise nuk egzston.
Ne radhe te trete nuk egzston nje studim mbi te cilen eshte vendosur rritje e kesaj takse me 10% ( pse jo 5% ).
Ne radhe te katert nga ky vendim nuk preken qendrat tregtare , fabrikat e prodhimit , spitalet ,call center , universitetet , farmacite ,kompanite telefonike , bankat por dyqani i lagjes qe te sjell frutat , lokali qe pi cigaren ne mengjes , lule shitesi , tregtari i vogel te cilet mbajne familjen e tyre por edhe familjen e ndonje punetori .