Ndryshon skenari për biznesmenin e gjetur në shtëpinë e Xhesika Ndojit

19 Shkurt 2016, 09:54Lifestyle TEMA

Këngëtarja 29-­vjeçare, Xhesika Ndoj, është kthyer në qendër të vëmendjes dje pas një incidenti me policinë.

Vajza që u komentua gjatë ditët e fundit pas deklaratës së saj që një deputet i kishte ofruar para për të kaluar një natë me të, ka pasur një vizitë nga policia në banesën e motrës së saj në Unazë të Re.

Aty ka nisur edhe historia, që në fakt, sipas Panoramës, rezultoi e trilluar.

Ngjarja u publikua dje gjerë e gjatë në mediat online, ku flitej për një mashkull vetëm me të mbathura, që ishte gjetur i fshehur në dollapin e Xhesika Ndojit, në shtëpinë e saj në Unazën e Re.

Në fakt, mashkulli i vetëm që Policia gjeti në adresën ku u lajmërua se kishin hyrë për të grabitur, sipas Panoramës, ishte vetë kunati i këngëtares, 38­ vjeçari Bardhok Pepa.

Ai dyshohet se kishte telefonuar vetë në numrin 129, duke denoncuar grabitjen dhe po vetë kishte qëndruar në shtëpi, deri është sqaruar dhe rezultoi që shtetasi Bardhok Pepa, gjithçka e ka sajuar vetë në shenjë hakmarrjeje.

Shkak ka qenë fakti se motra e Xhesikës, Shpresa, me të cilën ai ka dy fëmijë, kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe po niste procedurat e divorcit me të.

Zënkat kanë nisur para një muaji mes Pepës dhe bashkëshortes dhe prezente ka qenë edhe këngëtarja 29­vjeçare.

Madje, duke dashur të mos ndërhyjë në problemet e çiftit, ajo ka udhëtuar në drejtim të Kosovës. Por kur është kthyer, situata dukej po njësoj dhe problemet vazhdonin.

Mesditën e së mërkurës, në sallën operative të Policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë, që denonconte një grabitje të mundshme në apartamentin ku banon këngëtarja Xhesika Ndoj, në zonën e Unazës së Re.

Telefonuesi i është prezantuar operatorit të Policise sikur ishte një fqinj i Xhesikës dhe kishte parë derën e shtëpisë së hapur e dyshonte se mos ishin futur hajdutët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.6, që kanë gjetur në apartamentin në fjalë shtetasin Bardhok Pepa, 38 vjeç, i cili fillimisht ka thënë se ishte një simpatizant i këngëtares dhe po e priste që ta takonte.

Ai është shoqëruar për të dhënë shpjegime në komisariat, ku është thirrur edhe këngëtarja.

Në përballjen e parë para policëve, të dy palët kanë thënë se nuk e njihnin njëri­tjetrin.

Por në fakt situata është sqaruar nga dy denoncime që kishte bërë aty motra e Xhesikës, Shpresa Pepa, e cila është bashkëshortja e Bardhok Pepës.

Ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi pretendonte se i shoqi e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.

Ndërsa vetë i dyshuari, ndaj të cilit tashmë ka nisur procedim penal për dhunim banese, ka deklaruar se të gjithë këtë situatë e ka sajuar në shenjë hakmarrjeje ndaj dy motrave, gruas së tij dhe këngëtares 29-­vjeçare.

Por, për momentin nuk dihet versioni i saktë, pasi për ngjarjen e djeshme ka shumë hipoteza, ndërsa policia nuk e ka sqaruar atë.

Gazeta të tjera shkruajnë se personi i gjetur në shtëpi ka qenë biznesmen dhe telefonata është bërë nga kunati i Xhesika Ndojit.

4 komente në “Ndryshon skenari për biznesmenin e gjetur në shtëpinë e Xhesika Ndojit”

  1. neritani says:

    Sulmoi nje deputet dhe filloi presjoni ndaj kengetares..
    Po veproni me polici per ti frikesuar kush mundohet tju sulmoje..Bravo edhe tema qe po beheni pjese e kesaj gjeje qe po beni lajm se kush gjendet te dollapi i nje personazhi qe si dinim as emrin perpara.
    Sot e nxorret te pafajshem deputetin se sipas llogjikes katunareske ketu, kjo eshte nje cope kurve dhe s’meriton te besohet.

    TURP

  2. Iliria says:

    Hajde lajm hajde, lajm kurvash..

  3. Ka islami says:

    N.a. Cate by then me kete karakurven

  4. Xha LAZE says:

    Akoma me kete kucken o cuna…
    po shihni se ka dhe me te mira
    se kjo eshte bere si shporte…
    prandaj po ben reklame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje