Basha sulmon qeverinë: Heshtja e tyre për 20 shkurtin, provokim

20 Shkurt 2016, 12:22Politika TEMA

Kryetari i PD Lulzim Basha e sheh si provokim heshtjen e qeverisë për 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Qeveria po hesht për ngjarjen e rëndësishme të 20 shkurtit dhe kjo tregon trashëgiminë e tyre”, u shpreh në fjalën e tij Basha, ku shtoi se diktatura nuk mund të kthehet më.

“20 shkurti i vitit 1991 është shndërruar në himn qytetar të lirisë dhe na kujton se ‘hoxhizmi’ nuk do të imitohet më”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai gjithashtu ftoi qeverinë të mësojë nga modeli i demokracive perëndimore, pasi modeli që ka aktualisht është ai i pasurimit të shfrenuar të zyrtarëve të lartë.

“Kjo qeveri me forcën e tyre pretendon të vëjë në kontroll gjithçka. Modeli i kësaj qeverie është pasurimi i shfrenuar, pasi plaçkit gjithçka”, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.

5 komente në “Basha sulmon qeverinë: Heshtja e tyre për 20 shkurtin, provokim”

  1. albatros says:

    20 shkurti do te kishte kuptim nese ata qe e kryen ate te ishin heronjte e gjalle te sotem , qe me punen ,vullnetin dhe mundin e tyre do te kishin bere nje Shqiperi tjeter , ate qe mbase enderronin atehere.Por kjo mbeti vec enderr!!!! Sot e kemi mese te qarte , rrezuan bustin e diktatorit te vdekur per te ngritur nje diktature te gjalle , qe egziston dhe sot , prandaj eshte e kote te na e permendesh ti qe je zedhendesi i atij qe ishte kunder rrezimit te bustit.Kuptoje sa nuk eshte vone qe po mbeshtet akoma diktaturen e gjalle e cila po na mban rob akoma dhe sot….

  2. alphade says:

    Thuhet ne kete lajm: ”Basha ka sulmuar qeverine….”’ , pyetja ime eshte: ”Kur Bashici nuk e ka sulmuar qeverine…..?????”’

  3. Nardi says:

    Pse cfare eshte 20 shkurti? Kur dihet se ai bust nje dite do te vihet perseri atje ku u hoq.
    Prandaj ai vend po ruhet dhe nuk po e xen kush.

  4. Devolli says:

    Ti o panxhar nuk ke ka një objektiv për të bëtë Shqipërinë por mbete me ENVER HOXHËN.ai bëri xhëri iku ti panxhar çmeresh me të akoma .

  5. viktor says:

    Dakort me ate qe thoni ju z, Basha. Une si nje pjesmarres ne ate dite ju pyes.
    Ju vete cfar keni bere per 20 Shkurtin 1991?
    Ku jane njerzit qe bene ate revolucion historik i cili nuk drejtohej nga partite politike sic drejtohen sot ?
    sot ju e kujtuat ate dite. po ku e kishit heroin e asaj dite z. Fatmir Merkoci ?
    Jo per gje por vjet e kishit ne krah.
    Kaq i pa zot jeni ju sa sbete asgje kur ishit Kryetar Bashkie e kerkoni sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje