Disa përfaqësues të PS i kanë dërguar një letër Komisionit të Garancive Statuore me objekt zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive Statutore të shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS.
Letra e cila mban datën 18 shkurt është firmosur nga disa prej personaliteteve të PS brenda dhe jashtë asamblesë, si Rexhep Mejdani, Arta Dade, Mimiza Hafizi, Ben Blushi Petrit Ago, Ndre Legisi, Marko Bello, Namik Kopliku, Mark Nikolli etj.
Në këtë letër, përfaqësues të PS rendisin disa pika, ku është shkelur statuti i PS.
Letra:
KËRKESË
Objekti: Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive
Statutore të shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS
Baza Ligjore: Neni 32 i Statutit të Partisë Socialiste
Drejtuar: Z. Alket HYSENI
Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore PS
Duke qenë se, bazuar në nenin 5 të Statutit të PS, Statuti i PS është dokumenti bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon PS, dhe si i tillë, ai jo vetëm sintetizon mendimin e përbashkët të anëtarëve dhe përkrahësve të PS, por edhe rregullon marrëdhënien e çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj;
Duke qene se, dhënia e një kuptimi të ndryshëm normave statutore, tej dhe jashtë kuptimit të termave të përdorura, krijon jo vetëm pasiguri juridike si pasojë e paqartësisë në zbatimin e tyre, por edhe përbën një rrezik për cënimin e marrëdhënies së çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj, çka minon zgjerimin e ndikimit të saj në shtesat e gjera të popullsisë;
Duke qenë se, interpretimi i çdo norme statutore, është dhënia e kuptimit të saktë dhe të drejtë të termave të përdorura prej saj, dhe jo edhe krijimi i normave të reja;
Duke qenë se çdo normë statutore duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që të jetë e pajtueshme me parimet demokratike, frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në nenin 9 pika 1 të saj, i cili parashikon se: “organizimi i partive politike duhet të përputhet me parimet demokratike”, si dhe ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”, (i ndryshuar) në nenin 7 gërma ‘a” të tij, i cili parashikon se:“organizimi i brendshëm i partive politike nuk është në kundërshtim me parimet demokratike dhe, veçanërisht, me parimet vijuese: ndërtimi nga poshtë lart i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit nga çdo anëtar, liria e hyrjes dhe e daljes së tyre nga partia, e drejta e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”;
Duke qenë se, mosrespektimi i normave statutore në lidhje me mandatin e organeve të brendshme qëndrore dhe lokale të PS, sjell si pasojë vënien në diskutim të legjitimitetit për ushtrimin e funksioneve të tyre, bazuar në Statutin e PS, ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” si dhe në parimin demokratik që të gjitha organet që zgjidhen nuk kanë dhe nuk gëzojnë një legjitimitet të përjetshëm, apo të papërcaktuar në kohë, por përkundrazi kanë dhe gëzojnë një legjitimitet të përkohshëm, të përcaktuar në kohë, i cili rifitohet dhe rinovohet periodikisht nëpërmjet mekanizmit demokratik të zgjedhjeve të këtyre organeve;
Duke qenë se, bazuar në nenin 32 të Statutit të Partisë Socialiste, Komisioni i Garancive Statutore është struktura përgjegjëse, i cili vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e Statutit të Partisë, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve qëndrore të Partisë;
Si anëtarë të Partisë Socialiste, kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive Statutore, për shkeljet e konstatuara të Statutit të PS.
Konkretisht:
Për shkak se, që prej vitit 2013, Kryesia e PS nuk ka funksionuar si strukturë kolegjiale, sepse nuk rezulton të jetë thirrur nga Kryetari i Partisë sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma “d” të Statutit;
Për shkak se, që prej datës kur duhej të mbahej Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, strukturave qëndrore dhe lokale të organizimit të brendshëm të PS iu ka mbaruar mandati, çka bien jo vetëm në kundërshtim me një sërë nenesh të Statutit të PS, por edhe ka cënuar parimet demokratike të ndërtimit nga poshtë lart të partisë, zgjedhjeve të brendshme demokratike për forumet e partisë, si dhe të drejtën e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, në organet drejtuese të partisë;
Për shkak se, në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore janë përdorur simbole dhe stemë e ndryshme nga ajo e parashikuar në Statutin e PS;
Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i kryetarëve të partisë në bashki ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për kryetar të partisë në bashki janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të tyre nga 4 në 5 vjet;
Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i Kongresit Zgjedhor të PS ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për këtë organ më të lartë vendimarrës të PS janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të delegatëve të tij nga 4 në 5 vjet;
Për shkak se, bazuar në Statutin e PS, zgjedhja e Kryetarit të PS bëhet sipas parimit një anëtar një votë, dhe Kongresi nuk ka të drejtë të vendosë nëse do ketë zgjedhje apo jo për Kryetarin e PS, por përkundrazi të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë;
Për shkak se, në shkelje të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme sanksionuar në nenit 27 pika 3 të Statutit të PS, Asambleja Kombëtare e PS, që është edhe organi që organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PS midis dy Kongreseve të Partisë, që prej vitit 2013, është mbledhur vetëm një herë, gjë që ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 28 dhe 51 të Statutit të PS;
Për shkak se Kryesia e PS, në shkelje të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme, sanksionuar në nenin 3 pika 1, dhe nenin 29 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 është thirrur vetëm një herë prej Kryetarit të Partisë, i cili ka të drejtën eskluzive për thirrjen e saj sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma “d” të Statutit, çka ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 29 dhe 51 të Statutit të PS.
Për shkak se, për funksionin e Kryetarit të PS, është shkelur parimi i kufizimit kohor të mandatit, sanksionuar në nenin 30 pika 2 të Statutit të PS, duke e çuar mandatin e tij nga 4 në 7 vjet, çka sjell si rrjedhojë humbjen e legjitimititetit në ushtrimin e funksioneve të tij në parti;
Për shkak se, në shkelje të parimit të papajtueshmërisë së dy mandateve, shumica e sekretarëve të PS, ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin kushtetutes të anëtarit të Këshillit të Ministrave, çka, për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon ushtrimi i këtij funksioni kushtetutes, e ka bërë të pamundur angazhimin e plotë dhe pa rezerva të tyre në funksionet partiake;
Për shkak se, në kundërshtim me nenin 51 pika 1 dhe 3 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 e në vazhdim, nuk janë raportuar asnjëherë në Kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare të PS, shpenzimet dhe donacionet që ka përfituar PS nga individë apo nga kuotat e anëtarësisë së saj, po ashtu buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume;
Në kushtet kur, të gjithë anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), i ka mbaruar mandati 4 vjeçar i parashikuar në nenin 32.3 të Statutit të PS, pasi këta anëtarë, bazuar në nenin 26.7 të Statutit, zgjidhen nga Kongresi i PS, të cilit gjithashtu i ka mbaruar mandati i tij 4 vjeçar;
Si dhe në kushtet kur, edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore (KSG) kanë detyrimin që të respektojnë parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve dhe shmangien e konfliktit të interesave, sanksionuar në nenin 42 të Statutit të PS;
Tiranë më, 18.02.2016
Dhe kush e ka marre letren??
Hajduti ordiner dhe kelyshi i Rames dhe Kocos me pronat e bregdetit, tepelensi Alket Hyseni.
Fat i mjere dhe i pamerituar e pret kerkesen ne fjale.
Do ishte me mire qe te ishe ti marresi i letres.
PO meqenese komisionit te garacive te statutit i paska mbaruar afati, atehere s’ka te drejte te shqyrtoje letren e Rexhpep Mejdanit. Prandaj le te presin kongresin qe te zgjedhe komisionin e ri dhe te shqyrtoje letren dhe kerkesat e ketyre pleqeve te PS-se. E ndriten kur i patem ne qeveri e presidence, pa do na rregullojne tani! Kujtojne se i kemi harruar bemat e tyre, sidomos Rexhepi qe u zemrua per te birin se ja pushuan nga puna. Pika ju çfare kerkoni kur vete jeni shembulli i keq!
Sa mire qe shkunden shkeljet e bera qellimshem ne jeten e brendeshme te Partise Socialiste, te cilat e kane deformuar fytyren e kesaj partie!
Sa mire qe brenda nje force politike te perdorur per kenaqsi te cilat bien ndesh me parimet e social-demokracise, me interesat e shumices qe e votoi, po shkeputen antare te cilet nuk e pranojne perdorimin dhe deformimin e PS-se per interesa qe kenaqin nje pakice-kryesisht te megallomanise te njeshit!
Ka ne PS akoma njerez – perfaqsues real te interesave te votuesve.
Tani qe erdhi dhe Mejdani e rezove Ramen po ai se nxori as nje here qimen nga qulli sa ishte president njeri pa shtylle kurizore gjithe jeten servil dhe interesci. Cfare do presen nga Mejdani socialistet kur ky ben allishverishe me kriminelin SALI per punen e te birit e tani me Blushin kete kameleon politik. Kur PS paske mbushur palamentin me vrases e kriminele ti zotri pse su largohen nga gurupi i PS ose dorzoje mandatin me ndershmeri. Po eshte problemi i roges se Blushi eshte mesuar te haje me te dyja duarte jo se i digjet shpirti per PS dhe ecurine e saj. Kesaj i thone po kacafyten vllaucet kush ta mbaje e kush ta rembeje tufen e deleve socialiste te PS.
Jipjani dhe Tos Lubonjes dhe Lek Plepit ta firmosin te duket me serjoze..
Qenka blindu blush-ciprushi me gerdallat e nano-kurves !!!!Armate dalzotesish ,jo shaka.
Merruni o shqipo me pune, mos merrni me gomarlliqe e partira….., se moret fund si komb, duke i gjemuar partive.
Ju langonj qe keni firmosur kete leter duket qe paskeni qene te vdekur per pushtet. Su ngopet gjate kohes se Enverit me pushtete e gjithcka perfituat por doni te vazhdoni akoma.Ti Blushi qe mezi nxjerr fjalen nga gryka e nuk nxjerr dot qimen nga qulli kerkon te behesh kryetar. Po cfare ke bere ti qe ta gezosh ate post. Lerini djemte punetore qe kane luftuar e luftojne per kete vend. Ju qe keni firmosur kete leter shkoni me ndonje klub e hani e pini e beni thashetheme se per keto jeni te zot.Qe kur iku Erioni nga ministria qe tu besua ty Blushi e morri ferra uraten i themi ne. Gjithcka ndaloi ne vend asnje perparim. Merr shembull nga Erioni djem si ai na duhen jo si puna juaj qe jeni te ngordhur e vec per llafe. Prandaj ju te gjithe eshte mire te pervishni lleret e ti shtroheni punes e lereni popullin te zgjedhe jo te vetezgjidheni se jeni mesuar ju qe ne kohe te Enverit por ajo kohe ka perenduar njehere e mire per ju te gjithe.
Mire Dade,tregon qe ka nuhatje,haaahahaha!
O Blush! Para kapitullimit te luftes se dyte boterore edhe pse e kishte te qarte fundin e saje Hitleri ne radhet e ushtrise se vete te shpartalluar nga aleatet, ne castet e fundit filloje te mobilizoje nje kontingjent adoleshentesh dhe invalidesh, per shkak te kesaj kjo u quajt “ushtria e stomaqeve te prishur” Fati iasaj lufte po u morr vesh!
Keto qe po ti kujtoj ti i di mire se je njeri i kenduar.