Bujar Nishani nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja e tij kundër mazhorancës, për dekretimin e dy ministrave.
Ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretim të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, lidhur me procedurat për dekretimin e ministrave të rinj.
Sipas Nishanit, “Kushtetuta nuk ka kufizuar presidentin vetëm në kontrollin formal të propozimeve të përcjella nga kryeministri, pavarësisht se gjatë Presidencave të tjera ka patur raste që presidenti ka proceduar edhe në drejtim të kontrollit substancial të propozimit, paçka se në fund ka dekretuar sipas propozimit të kryeministrit”.
Në vijim të këtij argumenti, Nishani shton se Kushtetuta nuk është shprehur në lidhje me rastin nëse kryeministri mund t’i propozojë njëkohësisht presidentit shkarkimin e një ministri dhe emërimin e një ministri tjetër.
“Kjo, situatë krijon një ngërç në procesin e emërimit/shkarkimit përfundimtar të një ministri, përsa kohë Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 6, dt.18.01.2002 ka konkluduar se kontrolli nga Kuvendi nuk është veç formal, por edhe substancial dhe se Dekreti nuk merr fuqi përsa kohë nuk votohet”pro” ose “kundër”.
Në këto kushte, kryeministri në respekt të Kushtetutës duhej të propozonte së pari shkarkimin e ministrit, ku presidenti në 7 ditë të nxirrte dekretin përkatës, dhe më pas Kuvendi në 10 ditë të bënte shqyrtimin e tij duke i dhënë fuqi ose jo. Veç në këtë moment do të quhej e përmbyllur procedura e shkarkimit të një Ministri.
Pas kësaj, kryeministri do të propozonte ministrin e ri dhe sërish do të vazhdonte e njëjta procedurë tek Presidenti dhe në Kuvend.
Rasti i propozimit të shkarkimit/emërimit në të njëjtën kohë nga ana e Kryeministrit mund të ishte në rastet e dorëheqjes së Ministrit, ku termi i duhur mund të ishte “lirim nga detyra””, thuhet në kërkesën dërguar Kushtetueses.
Hahahaha…Sa qesharake…Rama duket sikur do i jape nje shuplake dhe miushi qe dridhet ne priteje te shuplakes( s kam c bej …vendos ai “S.RB-i “)….Foto interesante qe tregon c president na la Berisha.
if he is right, is right. Kushtetuta duhet respektuar si ligji themeltar i nje vendi demokratik.
@ sit back and take in the back: nuk eshte ok kapterri o zoteri. Pasi boni fatorinon tek Kerry, tani do me bo edhe shoferin e autobusit. Nese kushtetuesja thote qe Shenjestra nuk ka te drejte, automatikisht eshte i shkarkuar nga detyra…
His simply Shvejk and Ulok.
Neni 98 i Kushtetutes nuk e njeh termin lirim nga detyra, por specifikisht shkarkim. Kjo pjese nuk besoj ti kete shpetuar Sh.T.Z. I dhjere por krenar, Nishani
Sado deficent te jete Bujar Nishani ,perseri mban rreth vetes keshilltare te afte e veprimet e ti jane konform ligjit . Krejt e kunderta ndodh me kete pallen kryeminister qe nuk pjerdh as per kushtetute as per statut partie , as per ligj . Motua e tij eshte ajo e gjithe diktatoreve se ligji jam une. Por edhe fundin do ta kete te turpshem si te gjithe diktatoret . Te gjitha keto qe po i punon ketij populli do ti vuajne femijte e vet e sidomos ai bastardi i vogel me emrin Zaho .
Perplasja e Presidentit per ministrat e rinj behet me qellim te caktuar ANTI SHQIPTAR!
Per 25 vjet Berisha ka bere RREMUJE NE Shqiperi sa here Kosova ka patur probleme te medha!
Rremuja ne Shqiperi eshte ndihme per Serbine qe Shqiperia te mos e ndihmoje Kosoven!
Ky president duhet…SHKARKUAR ME CEREMONI !
Keshtu eshte kur le president Jar ulokun , le kryetar te SHIK njerin qe ka kombesi kanadeze dhe i sherben Berishes dhe le per kryetare te KQZ nje tjeter qe te “perdhunoi” ne zgjedhje si Lefteria o Edi Rama.