Nga Edi Rama
Dje vdiq një njeri.
Dje vdiq një njeri. Një njeri si shumë të tjerë. Një shqiptar. Një komunist i ndershëm. I pëlqente të bisedonte me çunat siç i quante ai të rinjtë. Kështu, prej kohësh ishin miq të mirë, edhe pse me diferencë të madhe moshe. Kohët e fundit pothuajse nuk fliste. Dilte nga shtëpia vetëm për të kryer ritualin monoton të radhëve të gjata. Kur takoheshim s’më jepte më këshilla si dikur. Një ditë i kishte thënë gruas: u ndamë me çunat. Erdhi puna që u ndamë me të vërtet me të, edhe fizikisht, në varrimin më të trishtuar që kam parë në jetën time. Autobusët atë ditë ishin në grevë dhe njerëzit që kishin ardhur për ta përcjellë për në banesën e fundit, pak kohë patën që të mendonin për të vdekurin. Mund të thuash që e harruan. Tymi i duhanit mbi fytyrën e zbrazët të mikut tim pa jetë, kujtimi i freskët i preshve me baltë në torbën heroike, një kokë legjendare prej allçie e futur në raft, interferenca e politikomanisë që rrinte pezull mbi kokat tona pa përfillur as vdekjen- të gjitha këto me ndihmonin që të bindesha se pas një diktaturë të egër gjysmë shekullore, demokracisë mund ti afrohesh me llafe, po aq sa mund ti afrohesh vijës së horizontit me vrap.Të gjithë e duam demokracinë, të gjithë flasim për të, të gjithë do ta presim tek dera me 31 mars. S’na mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhim midis programeve të partive, zatëm idealen , të hedhim diku një firmë që i nënshtrohemi pa kushte partisë që disponon programin e parapëlqyer dhe të shkojmë në punë për të fituar bukën e përditshme deri në ditën e zgjedhjeve. Ditë shpëtimi, që mbase duhet të shpallet festë zyrtare përpara se të zyrtarizohen vetë krishtlindjet. Por, po të ngurosh të bindesh për një çast, e sheh menjëherë se lumi i fjalëve, përveç një deponimi civil e të pafuqishëm të së drejtës, kthehet në një vorbull kritikash demagogjike, ku fati më i mirë është të mbytesh pa u vënë re. Në dhomë kishin mbetur të afërmit, unë dhe një oficer në pension, me të cilin njëherë ishim grindur për demokracinë. Para se të mbyllej arkivoli i dhamë lamtumirën e fundit mikut tonë, oficeri i pari e pas tij unë. Edhe kur në ato çaste njeriu nuk ka kohë të mendojë, çuditërisht m’u ngulit në mend që të dy bëmë të njëjtin gjest: unë jokomunisti dhe ai komunisti, e puthëm të vdekurin. Kur erdhi momenti për të ngritur arkivolin e kuq, si për të më thënë diçka, rastësia na vendosi të dyve krah për krah, me peshën e mikut të përbashkët, mbi supe. Natyrisht që me të ishim lidhur në mënyra dhe për arsye të ndryshme, megjithatë, po bënim diçka të njëjtë dhe ndjenjat tona ishin shumë ta afërta. Imazhi i thjeshtë dhe njerëzor i zbritjes së shkallëve me barrën mbi supet tona, më solli krejtësisht vizionin e varrimit të sistemit. I tillë duhet të jetë ai, paqësor, pa asnjë iluzion përpara realitetit të vdekjes së tij.
Sot lindi një dekret.
Mbrëmë lexova vonë “Të pesë anarkitë” e Nolit. Megjithëse fjalët e Nolit janë një terapi e vlerë antidemagogjike, sot në mëngjes mezi u zgjova nga një gjumë me ëndrra rraskapitëse. Pa hapur mirë sytë, si zakonisht, kreva lëvizjen instiktive që më çon çdo mëngjes te dera e shtëpisë për të marrë “Zërin e Popullit”. Menjëherë sytë e lodhur më vanë te dekreti i ri që mbron nga keqbërësit përmendoret, bustet dhe memorialet e Skënderbeut, vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytë mirë. Fan Noli! Nga dëshira që të ulërija se ai nuk ka përmendore, gjë që nuk e bëra nga frika se mos zgjoja të tjerët, për pak e harrova që personaliteti i shënuar i luftës për demokraci, siç thuhet në dekret, e ka një kokë në allçi, e cila nuk e di se ku ka përfunduar, pasi ka vite që nuk e kam parë më. E lashë gazetën dhe fillova të rrëmoj nëpër rrëmujën e librave të mi, sepse diku e kisha fotografinë e skulpturës së Fan Nolit, të cilën e pat realizuar për një ekspozitë me iniciativën e tij personale, Thoma Thomai. Kisha një shpresë të vakët, se mos ishte shënuar nën të vendin se ku ndodhej. E gjeta më në fund, por nuk pashë asnjë shënim poshtë, përveç konfirmimit të panevojshëm për mua që ishte në gips. Vetëtimthi m’u ngatërrua me fjalët e Nolit mendimi se në qindra mijëra tonelata bronz që janë harxhuar për të hyjnizuar këtu, “idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares që përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet më të gjalla, elegante, e të ndritshme të Perëndimit”, nuk pati as dëshirë dhe as zjarr për të shkrirë pak bronz për kokën e tij. Gjithsesi ajo që më mundonte më shumë ishte pikëpyetja se për ç’nevojë shqetësohej kaq shumë shteti për të mbrojtur me ligj përmendoret e këtyre njerëzve të ndritur që populli i do sepse e deshën, i respekton sepse e respektuan dhe i mbron vetë, sepse e mbrojtën. Ndërsa e bëja këtë pyetje, një zë nga dekreti më pyet mua: “Po armikun e brendshëm që mezi ç’pret rastin të fyejë ndërgjegjen kombëtare duke kundërshtuar unitetin dhe normat morale të popullit, e harrove?”. “Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi; këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”. Kjo përgjigje e Nolit m’u duk e mirë, por e pasigurt për të dialoguar me nenin e dekretit, kështu që i thashë se çuditesha pasi nuk dija ndonjë rast që populli të sulmonte përmendoret e heronjve të tij. Lexova më poshtë se dekreti i ri ruante edhe përmendoren e Enver Hoxhës. M’u duk e çuditshme që pushteti popullor për të cilin ai është njeriu më i shquar i kësaj epoke, udhëheqësi i shquar i Luftës Nacionalçlirimtare, dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit që ta mbronte përmendoren e tij. Mos vallë kjo është një ndjesia ime personale?
“Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve, po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagë”. Befasia ime qe e plotë, kur midis rreshtave të dekretit njoha stilin e vjetër të ligjeve me mundësira të pakufishme dënimi për njeriun, në frazën “çdo fyerje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla dënohet me heqje të lirisë”. Që kjo frazë e shkëputur nga dekreti i përkiste posaçërisht tendencës për të ndaluar gojët e njerëzve të kritikonin Enver Hoxhën, kjo është jashtë çdo dyshimi; që çdo njeri që fyen simbolet e shenjta të gjakut dhe djersës së derdhur për liri e pavarësi duhet ndëshkuar, dhe kjo është jashtë çdo dyshimi, por fatkeqësia e re që e gjeti të gjithë opozitën nga ky dekret është se kush i ka në dorë ligjet dhe policinë sot në Shqipëri, është jo vetëm i pamësuar me demokracinë, por dhe aq i mësuar të mos dëgjojë të tjerët, saqë edhe toni i të folurit i duket fyerje, apo edhe një pakënaqësi të shfaqur haptas e quan veprim poshtërues ndaj figurës së Enver Hoxhës. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”. E vura fotografinë e Nolit në vend dhe vendosa të shkruaj, ashtu siç ishte, gjithë përjetimin e këtij mëngjesi, që edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftë për t’i shtuar shijes së keqe të një nate të shqetësuar dhe një ëndërr me sy të hapur në Botën e Demagogjisë.
Po nesër?
Dje vdiq një njeri, sot lindi një dekret, po nesër ç’do të ndodhë? Hëpërhë s’mbete gjë tjetër veçse të këndojmë dy vargjet e këngës shumë të njohur: Për nesër, kushedi/Por për këtë arsye/Jeta ime nuk mbaron tani.
Përgjigja e ZP për Edi Ramën
Në numrin e datës 27 janar 1991, “Zëri i Popullit” botoi një përgjigje për Edi Ramën të titulluar “Pse çuditet Edi Rama?!”
“Dje”
Zotit Edi Rama duke lexuar gazetën Zëri i Popullit i paska bërë shumë përshtypje dekreti i presidiumit të kuvendit popullor që mbron përmendoret dhe bustet e personaliteteve të shquara të historisë së popullit tonë. i ka bërë aq përshtypje, sa që është çuditur, pasi në numrin e RD së ditës së djeshme, shkruan në shkrimin “Dje, sot, nesër”, “nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”. Së pari ai s’ka përse çuditet, sepse ligje të tilla kanë edhe vendet e tjera të botës, e ai, po të interesohej, edhe mund ta mësonte këtë që të mos çuditej. Po të interesohej, ai si pedagog që është, do të mësonte gjithashtu se ligje të tilla nuk dalin për t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbërësit, nga ata që nuk kanë asnjë kredo tjetër përveç asaj të dhunës.
“Sot”
Por, mesa duket ai e ka hallin gjetkë. Ai çuditet që ka lexuar në dekret emrin e Enver Hoxhës, çuditet që pushteti popullor, për të cilin ai është njeriu më i shquar, pra Enver Hoxha, udhëheqësi i shquar i LANÇ dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit, që ta mbronte përmendoren e tij. Ai çuditet se ndoshta do tu shërbejë atyre forcave destruktive, që duan të fshijnë me dhunë gjithçka ka arritur populli me punë e sakrifica në këto dekada me në krye PPSH. Por ai nuk duhet të harrojë se edhe ndonjë nga liderët e PD-së ka deklaruar që nën drejtimin e shokur Enver Hoxha, Shqipëria pati arritje në shumë fusha. Askush nuk e ndalon Edi Ramën për të shprehur pikëpamjet e tij, për çfarë të dëshirojë. Kjo tashmë është mundësuar në shtypin e opozitës, por është krejt e natyrshme që aktet e dhunës dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojë me ligj. Sepse ato nuk i shërbejnë demokracisë, madje e frenojnë atë. Zoti Edi Rama, që i lutet Zotit ta ruajë nga “anarkia patriotike” do t’i thoshim se më e ndershme do të ishte të shfaqte hapur ndjesitë e tij personale, dhe t’i përgjigjej pyetjes: mos vallë ti je përkrahës i atyre që duan t’i shembin monumentet. Nëse je, thuaje troç dhe populli pastaj, do të gjykojë më saktë se kush i shërben anarkisë patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata që i zbatojnë ato.
“Po nesër?!”
I shkreti! E gënjen mendja se historia i ka hapur portat për të, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton që të ngjitet mbi të. Por lavdia nuk është si gripi, që ti ngjitet kujtdo.”
Perse beheni aq hipokrite o Mero? Perse nuk eshte vene emri i gazetarit qe i eshte pergjigjur atekohe Edi Rames? Do te ishte me e ndershme. Por meqe ate te mjere ndershmeri e keni varur ne litar sic donte ti varte veteranet dhe komunistet, detyrohem t`iu kujtoj qe ai shkrim mund te kete dale nga duart e Namik Dokles, Erion Braces, Luan Rames ndoshta dhe te Bedri Islamit.
Namiku dhe Erioni qe te turret pakompromis sot ne mbrojtje te Rames jane deputete te PS, por dhe Bedriu nuk mbetet prapa tek “Dita” e tij, ndersa Luani duket se ka nje fare koherence ne qendrimet e tij ndaj Rames tek LSI-ja.
Tani na thuaj a eshte bere PS-ja e djathte, apo Edi Rama i majte?
Po Shqiperi hesapi. Ah, harrova keni ndonje faqe libri nga “Refleksionet”?
Do te ishte me interes.
Pershendetje Mero
Dekreti doli sepse Partia Demokratike dhe anetare drejtues te saj, e jo vetem ata, ishin shprehur se pas zgjedhjeve do merremi dhe me Enverin. Kjo ishte pra arsyeja e qarte pse doli Dekreti. Dekretit ju pergjigjen dhe te tjere, e do te mjaftonte fakti qe artikullin e Rames e botoi “Rilindja Demokratike” per te ilustruar cili ishte mendimi I PD per Enverin dhe shtatoren e tij.
Dekreti I paraprinte masave qe do merreshin po te rezohej Enveri, dhe organizoi trazira (greve, e tj., qe te vendoste terror gjate fushates dhe ja doli me ndihmen e njerezve te vete ne PD.
Ate perceptim qe ky njeri kishte per demokracine ne 91 shume njerez ne Shqiperi akoma nuk e kuptojne dot edhe sot….prandaj edhe fati i Shqiptareve eshte percaktuar gjithmone nga tuhafet. Paragrafi i pare eshte brilat per analogjine e percjelljes se sistemit ndersa i dyti tregon qe autori vete ishte shume i qarte per rrugen e demokracise dhe tipike eshte pergjigjja e ZP…. me e bukura tani eshte si i kane nderruar rolet edi ne krye te ps dhe ai komunisti ne krye te pd….
Piedestalet u shkateruan, ngelen vec bazamentet e tyre. Per 25 vjet vendin e Heronjve te Popullit e zune Tradhetaret dhe kriminelet e rrinj, viktima te rregjimit te mbrapsht: Ahmet Zogu, Xhafer Deva, Azem Hajdari, e tj. Por vetem bazamenti ne qender nuk eshte zene. Po luftojne te ngjiten mbi te 2 persona me rendesi te madhe keto 25 vitet qe kaluan menjehere pas dekretit te Ramizit: Sali Berisha dhe Edi Rama. Te shohim se kush prej tyre do te meritoje te ngjitet ne bazamentin e boshatisur 25 vite me pare.
Dicka tjeter nenkupton kur lexon dekretin, reagimin e Rames dhe pergjigjen:
– dekreti eshte sinjali per te vazhduar lincimin e piedestaleve, te Heronjve qe kurre nuk kerkuan te simbolizoheshin ne bronx, gips apo allci. Dekreti ishte sikur e shtena e pistoletes ne garen e piste, ne dore te Ramizit, babait te Tradhetise, pjese e se ciles eshte edhe leter – shkruesi Edi Rama, krisma e se ciles stepi shqiptaret e ndershem dhe idealiste, ndersa nderseu shqipfolesit me vese me qellim shembjen e gjithckaje te mire dhe te bukur te ndertuar me aq mund dhe sakrifica, per gati 50 vjete.
Kam qënë një nga 100 perkrahesit shqipfoles me te medhenj te Edrames ne 2013 dhe besoj se jam nder 10 nga me te zhgenjyerit..biles dhe me teper.
Mund te rendis mbi 100 akte te tij te nje tradhetie te pabesueshme ndaj kauzes se 23 qershorit,21 janarit apo gerdecit..por kam zgjedhur njeren prej tyre…Ate që u dorzua pa kushte para putrave te pergjakura te Salibishes por dhe te nje krimbi te tij me emrin e frikshem Vishinsk Likajazi:
Edi Rama dekoron Visho Likën në fshehtësi,
sfidon Komisionin e Sigurisë, i rreh shpatullat për përgjimet, survejimet dhe emërimet ‘nepotike ‘
Tjetër paradoks dhe kapërcim ylberi në kampin e pushtetit. Protagonist i lëpirjes së pështymës është kryeministri Edi Rama. Një vit më parë ngriti një grup kontrolli dhe përgatiti terrenin për ta shkarkuar nga detyra, por ditët e fundit e ka dekoruar për rezultatet të larta në detyrë. Lufta e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka përfunduar me një dekoratë për këtë të fundit.
Në një ceremoni të fshehtë dhe larg syrit të medias, ashtu siç është në natyrën e institucionit të sekreteve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dekoruar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, për rezultatet në luftën anti-terror. Ceremonia është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka pasur merak që ceremonia të mbahej e fshehtë, pasi ai dhe Tahiri, vetëm disa muaj më parë e akuzuan Visho Likën se nuk jepte informacion për grupet e tritolit dhe se përgjonte krerët e mazhorancës.
Ndonëse mund ta ketë bërë nën presionin amerikan, medalja e mirënjohjes për kreun e SHISH është një sfidë që kryeministri Edi Rama i bën Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Dekorata dhe motivacioni janë në kundërshtim me mendimin që anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë për punën e SHISH. Po ashtu, dekorata është një rrahje shpatullash për përgjimin e elitës politike për llogari të Sali Berishës, për survejimin e mediave dhe emërimet politike. Vetëm Ilir Meta është përgjuar 800 herë në mënyrë të paligjshme nga meraku i madh i Sali Berishës, për të ditur mendimet e fshehta të ish-aletit të tij. Po ashtu, SHISH, pas çdo rrjedhje informacioni nga brenda, nis survejimin dhe përndjekjen e mediave, gazetarëve dhe botuesve. Megjithatë, nuk është më sekret se, pllaka e raportet mes kreut të SHISH dhe kryeministrit kanë ndryshuar. Sinjali i parë publik erdhi kur u hap Shtëpia me Gjethe, kur kryeministri Edi Rama e falënderoi kreun e SHISH për bashkëpunimin.
Ceremonia e dekorimit
Medalja e mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes institucioneve ligjzbatuese dhe ministritë. Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve dhe akuzave të lëshuara, si nga Rama, ashtu edhe nga Tahiri. Madje shpesh herë Saimir Tahiri ka deklaruar publikisht se SHISH nuk raporton te Ministria e Brendshme, por raporton tek Presidenti. Madje u tentua dhe shkarkimi i tij, ku nuk munguan zërat nga brenda mazhorancës që shpreheshin se ai ka shkelur ligjin. Asgjë nga këto nuk ndodhi, por përkundrazi, pak ditë më parë u vlerësuan të gjitha arritjet e tij.
Dekorata erdhi para se kryeministri të nisej për një udhëtim në SHBA .
….komentin ta vazhdoje lexuesi vete per Trimin komunistofagovampiroid dhe boleberishoferkuesit Edi Nekrofagorama
Tungate Claus, me sqaro, si shkruhet emni yt, me ‘C’ si Cesari, apo me ‘K’ si Kari?
Ja doli dhe Tut Nallboni nga lagja e Brrakes dhe pyet se si shkruhet “emni im”? Po te shkruar e ke o Tut Nallboni a nuk e shikon? Me “C” shkruhet.
E shoh qe te mungojne patkojte si nallbon qe ke qene den baba den, po beji derman atij te shkrete truri se nuk di se c`shkruan.
Vallahi bilahi jeni bo per mysybet o Tut Nallboni me kaptine forme carace.
FROK CUPI ESHTE AUTORI TE ZERI I POPULLIT…..???!
Gabohesh “ZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZ” Frrok Cupi ka qene tek “RD”. Pyet me mire Bracen se ai e njeh stilin e tij por dhe te kolegeve qe kam permendur me lart. Me mire eshte te pyesesh Namikun se ka qene kryeredaktor ate kohe.
Po ashtu u ngaterruan kohet. Dhe sic e ka thene Shefqet Musaraj u “ngriten kembet ti bien kokes”, por kohet jane ngaterruar aq keq sa nuk e merr me vesh njeri ” a koket i bien kokes”, apo ” koka i bie kembes” , ose, ose “kembet i bien kembes”!
Jane 4 kombinacione dhe me pranine ne ate foto dhe te Spartak Ngjeles veshtiresohet me shume ky problem. DHE kur kemebet vene patkoj tek Tut Nallboni i mesiperm goditjet te lene cyryk per tere jeten.
Pyetja qendron akoma: Kush e ka shkruar ate shkrim tek “ZP”? Le te dale dhe Brace dhe te na sqaroje, ai qe eshte hazer-xhevap per cdo levizje te gabuar mize.
Me kenaqe , Nallbani , ke bere vertet nje pyetje te bukur ….Po une mendoj , qe , nuk ka shume rendesi se si shkruhet emri Claus , rendesi ka qe perceptimi qe krijon ne shkrimet e tij , gjithmone kunder Rames dhe te majtes , eshte ky : Claus eshte i teri kare , qe nga koka deri tek kembet , njelloj si Saliu dhe shqupasit e tjere . Keshtu qe , ty , jo me kot te vajti mendja . Kari dhe Claus , jane sinonime .
Ti vetem normal sje.Problemi madhor tek ne eshte se njerezit nuk jane te sigurte ne duhesh nderruar sistemi.Prandaj dhe nuk ndrrojne mendje dhe logjike se kushedi kthehemi mbrapa.Armiqte emedhenj te demokracise se brishte qe kerkonim te vinte jane prostitutat politike.
Erion Braçe ne 1991 ka qene 19 vjeç.