PD: Të hënën, protestë kundër "oligarkut të Bashkisë"

20 Shkurt 2016, 21:05Politika TEMA

Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë ftuar qytetarët e kryeqytetit për mbajtjen ditën e hënë, në orën 10, të një proteste për të ndalur, siç thanë ata, “oligarkun e Bashkisë”.

“Erion Veliaj, ky mashtrues i korruptuar që premtoi se nuk do rriste çmimin e biletës së urbanit dhe 24 orë më vonë e rriti duke iu marrë qytetarëve 15 mijë euro në ditë më shumë; ky gënjeshtar që premtoi se nuk do të rriste por do ulte taksat bashkiake dhe vetëm 4 muaj më pas i rriti ato dëri në 10 herë; ky hajdut që gënjeu se nuk do prekej asnjë fije bari por dha me konçesion të jashtligjshëm Parkun Rinia e po ndërton pa leje në parkun e Liqenit, duke shkatërruar mijëra metra katrorë gjelbërim, kjo vemje që falsifikoi firmën e inspektorit të bashkisë dhe tani po perpiqet të mbyllë hetimet e prokurorisë, duke ofruar rryshfete marramendëse për të korruptuar prokuroret e çështjes; ky sharlatan që kundër ligjit vazhdon ndërtimin pa leje në mes të parkut, që lejon ndërtimet e Xhillarit në kalanë e Tiranës, ndërkohë që qytetarët dergjen në burg me ditë për një dritare apo një riparim çatie; ky oligark vendor i dërguari i shefit të hajdutëve në Tiranë duhet ndalur me çdo mjet dhe me çdo çmim”, thuhet në apelin e PD.

Sipas këshilltarëve të djathtë, “pallavrat e Veliaj, se po e bën këtë për fëmijët, kur në fakt po ndërton një kioskë-lokal-restorant për mikun e tij, nuk i beson askush dhe neverisin çdo qytetar të Tiranës”.

“Tirana është qyteti i qytetarëve dhe jo oborri i pasëm i ordinerit të bashkisë. Qytetarët e Tiranës kanë ditur të rrëzojnë diktatorë gjakatarë, kanë hedhur në tokë sistemin më të egër komunist të gjithë lindjes. Të hënën do tregojnë se një dordolec i korruptuar si Veliaj nuk mund të sundojë qytetin e tyre. Të hënën në orën 10 para Bashkisë dhe më pas drejt Parkut të Liqenit për të ndalur këtë oligark lokal bashkë me interesat e tij korruptive e klienteliste”, thuhet në thirrjen e PD.

15 komente në “PD: Të hënën, protestë kundër “oligarkut të Bashkisë””

  1. england says:

    Goje-ndyret jane mbledhur te gjithe ne grupimin e djatht,nuk kane faj pasi po nuk e hengren ate mut (shprehja e Erla Mehillit para se te futesh ne PD duhet patjeter te shash e ofendosh)ndryshe nuk ka vend partia per ty!Sa keq qe ajo parti lindi si indinjate e nje populli te tere kunder regjimit,por qe ne fakt eshte krijuar nje regjim i ri qe drejtohet nga nje plak i rrjedhur mendsh.

  2. ladi says:

    Sa me shume qe flasin me kete gjuhe vulgare, te paturp, prej rrugacesh dhe horrash te pagdhendur, aq me shume e forcojne pushtetin e te majtes dhe po kaq. madje dhe me shume e demtojne te djathten e vertete, qe nuk ka asnje lidhje me keta bastarde politike te pergatitur ne bodrumet e komitetit qendror te dikurshem.. ptu fare e keqe, qe e moret ne qafe kete popull te pafat…

  3. Urimi says:

    Deri sot ishit te kapur per te Rames e Tahirit,sot i paskeni kapur Veliajt i cili çdo dite po ju tregon se si drejtohet kryeqyteti duke kaluar te shumten e kohes me popull,e verteta e trishtimit tuaj eshte krejt tjeter nga ajo qe qirreni para kamerave sepse duke menduar se pushtetin ju kishte lene me tapi baba sali me kryekqz-sin ristan e keni bere Tiranen per kater vite sa ishit ne qeveri sikur bashqen e babes,tash kur Veliaj po ju qet krimet ne lendine jeni qmendur fare duke genjyer edhe gjera qe as vete nuk i besoni por qe orvateni ta shqetesoni popullin qe te mendoje se vertet çfar do ndodhe,e verteta eshte se ju kishit bere pallate edhe atje ku nuk lejohet,kishit premtuar tramin qysh ne 6 mujorin e pare por qe kaluat 4 vite qeveri dhe trami su be,kishit premtuar ndertimin e shkollave,kete e bete por populli nuk i pa kurre sepse ne vend te shkollave ju bete pallate,premtuat edhe shume e shume gjera tjera por qe asnje su be sepse kryetari e kishi kiu fiu atje kiu fiu ketu,tash kur u bene mbi 6 muaj qe humbi Tiranen lulit i ka dalur kllapia dhe po e shef se ku eshte dhe çfar po mendon populli per te,prandaj luli eshte qmendur fare sepse eshte bindur se me kete pune qe po ben Veliaj lulit i duhen edhe nja 200 vjet per te ardhur ne pushtet dhe ate nese do ta kete ristanin kryetar te KQZ-s ndryshe kurre.

  4. El Dorado says:

    Edhe nga bordello te ishte shkruar kjo,do kishte me shume kulture. Parti gomeresh.

  5. oligarkun !

    Kaq posht paska ren fjalori Oligarkut te Shpifjeve 25-vjecare
    te mbretit Oral te shpelles sali idiot Berisha !

    Ku jan shprehjet e fameshme ;
    Baroni i Droges .
    Mafioze i lidhur me mafien e droges Kolumbiane !
    Kryemafiozi Presidences ,
    etj etj etj ,
    nuk vijme ne protest , fjalori nuk na motivon

  6. LIDA AL says:

    Oh, pika t’ju bjere juve te PD-se, por kur u be kaq shpejt Veliaj “oligark”, per 6 muaj? A e dini kuptimin e kesaj fjale? Oligark, pervec Sali kriminelit nuk ka pasur , nuk ka e nuk do te kete kurre ne Shqiperi, i cili per 25 vjet vodhi, grabiti, pervetesoi gjithe pasurite e Shqiperise nen toke e mbi toke, shiti det e stere, u sherbeu Mafies nderkombetare e gjithe armiqve te Shqiperise, beri e c’nuk i beri ketij vendi. Oh medet c’na gjeti me kete PD te papergjegjshme.

  7. Labi Vlore says:

    Gjuhe guvash,livadhesh dhe shpellas.Asgje me teper.

  8. nini says:

    “oligarku i bashkise”, “mashtrues i korruptuar”, “genjeshtar”, “hajdut”, “vemje”, “sharlatan”, “oligark vendor”, ” ordiner bashkie”
    Nuk kam lexuar ne jeten time nje thirrje qofte dhe per proteste qe te kete perdorur kaq shume fjale fyese, te ulta. Keshtu sic kane nisur mos ardhshin kurre. Asnje te mos u afrohet, jane te denuar pa sherim. Fillohet me gjuhe ndryshe dhe jo me vjellje e shfryrje prej te semuri akut.

  9. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. says:

    Keta b** q** e SHJQUP-it, po na tregojne qe qytetarety hodhen poshte rregjimin me diktatorial ne Europe,, por pse nuk na thone sa vete rane per te “fituar” demokracine. Keta koqe harrojne qe ne ishim te fundit ne Europe ( nje vit me vone) per “rrezimin” e diktares qe iku si qeni me bisht ne shale, pasi nuk kishte me dhembe per te kafshuar, e dorzoi pushtetin po tek Komunistet, Sali, Skender, Fatos, Sigurimsi Sabri, etj etj, ne Shqiperi perseri jemi ne diktature.

  10. Arber says:

    duket qe e ka shkruar Ali Baba Saliu

    1. LORA says:

      Mua me duket me shume si autoresi e qelbesires altin goxhaj.

  11. Xhemil says:

    PD nje hale ku dhjesin njerzit me diare acute

  12. Ben says:

    Kur shoh ate keshilltarin e djathte,Ollin,tipik fshatar,vertetohen revolucionet fshatare,katunaro sovjeto kineze.Si ka mundesi qe ky katunaro komunist,eshte kryetar demokrateve ne bashki?

  13. ne ka njerez qe gjoja merren me politike ne bote,dhe qe jane me Qesharaket e Botes ,i gjen ne grupimin antishqiptar,te quajtur mender PD !
    keta njerez ,te cilet ne te gjithe veprimtarine e tyre te paskrupullt dhe mashtruese e antishqiptare ,gjejne fjale per nji perrle te politikes shqiptare vendore ,sic eshte djaloshi VELIAJ ,ti hedhin balte !
    keta antishqiptare te paskrrupullt ,qe per te bere para ,i jane shitur interesave te serbo -grekeve,duke sabotuar 25 vjete rreshte cdo gje ne Shqiperi.
    keta ,palla ,qe e kthyen Tiranen….ne Teheran…me kjoska e rrumpalle te papare asnjihere ne historine e ketij vendi.
    keta skutha ,qe premtuan…tram….ku e kane tramin ne Tirane ?
    keta skutha qe vodhen te gjithe arken e bashkise ,kerkojne resto nga punetori Veliaj !
    Nuk bejne gje tjeter ,por me kontrastin e reagimeve mbushur me nji thes me genjeshtra e baltosje,kunder Erion Veliajt ,e nxjerrin me mire punen e tij ne pah.
    sepse e shurrosen 25 vjet Tiranen ,aq shume sa me zor po mbijne lulet ne lulishte ,dhe nuk i ndahen dot eres se shurres.
    por……keta njerez ,kane mbaruar pune,,,,,keta jane specie drejt nji zhdukje te shpejte dhe te sigurte.

  14. Falcon says:

    Gjuhe e padenje per nje force opozitare serioze
    T’a shpif!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje