Armando Prenga: Nuk jam më pjesë e PS-së, akuzat e PD-së qesharake

23 Shkurt 2016, 15:42Politika TEMA

Deputeti që po kthehet në betejën parlamentare të rradhës së Partisë Demokratike, Armand Prenga sqaroi për Top Channel pozicionin e tij.

“Është lajthitje e opozitës që kërkon që unë të mos bëj detyrën time si deputet.

Në një kohë që Xhelal Mziu, kryetar Ii Bashkisë së Kamzës ushtron detyrën e tij, pavarësisht se ka një vendim gjykate që e ka dënuar atë.

Për mua ende nuk ka një vendim gjykate.

Çështja është në proces dhe duhet të presim vendimin e Gjykatës.

Por kjo që po bën opozita, është njësoj sikur një kryetar partie të mazhorancës të kërkojë bllokimin e punës në të gjitha bashkitë e vendit se Xhelal Mziu është ende në detyrë edhe pse ka një vendim gjykate për të”, ka thënë Prenga.

Prenga shton se opozita po e identifikon atë më kot si deputet të Partisë Socialiste, në një kohë që ai është përjashtuar nga ky grupim dhe tashmë është një deputet i pavarur.

Deputeti që po gjykohet për ngjarjen e Laçit, shton se emri i tij nuk mund të lidhet nga opozita me procesin e dekriminalizimit.

Armand Prenga thote së ai është prej dy mandatesh deputet dhe emri i tij nuk është përmendur asnjëherë po nga kjo opozitë, si deputet që ka probleme me drejtësinë. Ai shton se gjykata e la me detyrim paraqitje për ngjarjen për të cilën akuzohet, për shkak të mungesës së provave që e implikojnë atë.

Duke u shprehur i gatshëm të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, deputeti i komisionit të sigurisë për Top Channel bën publike edhe certifikatën e sigurisë, që sipas tij është garancia se ai ka kaluar në disa filtra kontrolli nga institucione të ndryshme. Nëse opozita do ta ngrejë këtë çështje në Parlament, Prenga thote se do t’u përgjigjet nga foltorja e Kuvendit.

Partia Socialiste gjithashtu ka deklaruar se Armand Prenga nuk është më pjesë e grupit parlamentar të saj.

Në janar të 2016, Prenga nuk figuron më si anëtar i grupit parlamentar socialist, në bazë të vetëdeklarimit të çdo deputeti për përkatësinë në grupimet parlamentare” – sqaron PS.

1 komente në “Armando Prenga: Nuk jam më pjesë e PS-së, akuzat e PD-së qesharake”

  1. Luli says:

    Plehrat e PD, nje bande kriminale me ne krye dy kryekriminele qe kane vrare ne mes te bulevardit, kerkojne ti shpetojne drejtesise duke penguar reformen. Mjere ne per opoziten qe kemi; PD qe perfaqeson bandat, hajdutet, kriminelet e gjithfare mbeturinash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje