350 infermierë shqiptarë punësohen në Gjermani

24 Shkurt 2016, 18:21Sociale TEMA

350 infermierë të parë kanë fituar sot të drejtën për t’u punësuar në Gjermani.

Kompania DEKRA ka mundur të përfundojë kurset e trajnimit profesional dhe të gjuhës gjermane për rreth 680 infermierë, 350 nga të cilët kanë mundur ta marrin dëshminë dhe kontratën e punës gjatë ditës së sotme.

Në ceremoninë e certifikimit të tyre ishin të pranishëm përfaqësues të kompanisë DEKRA, ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, infermierët që ndoqën kursin, si dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti, ministri Klosi theksoi se ky është një moment që dëshmon edhe një herë më së miri se arsimi dhe formimi profesional mbetet një alternativë e duhur për të konkurruar jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë europian të punës.

“Ndjehem mirë në këtë sallë, pasi sot dëshmojmë se edukimi ynë ka vlerë, shkollat tona, që me gjithë problematikat e tranzicionit, prodhojnë kualifikime të vlefshme. Prandaj sot dëshmojmë se kemi një vlerë, të cilën duhet ta promovojmë vetë, ndaj dhe duhet të jemi shumë më aktivë në këtë drejtim.  Jam i gëzuar pasi keni dëshmuar se edukimi profesional është një mekanizëm që realisht mund t’u rregullojë jetën shqiptarëve”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij.

Ndaj ai theksoi se çdo i ri shqiptar duhet ta shohë arsimin dhe formimin profesional si një çelës për të hapur rrugët e jetës nëpërmjet një pune të denjë.

Për këtë arsye, ai i bëri thirrje çdo të riu që ende nuk e ka vendosur se çfarë rruge do të ndjekë në jetë, të afrohet pranë shkollave dhe qendrave të formimit profesional, pasi ajo mund t’i krijojë mundësi më të mëdha për punësim.

“Ne kemi kaq shumë kohë që flasim për arsimin profesional, por unë them se sot me prezencën tuaj këtu, ju keni dhënë një mekanizëm shumë të fortë; arsimi profesional ishte çelësi, edukimi profesional ju bëri ju dhe ju dha një dëshmi. Ne kemi shumë probleme me arsimin profesional, kemi shumë probleme me mënyrën sesi shqiptarët e perceptojnë atë. Por ju sot keni dëshmuar se nëse ke një zanat, një diplomë, mund të jesh i aftë të bësh një punë të denjë, jo vetëm në tregun shqiptar të punës, por edhe atë europian të punës”, – tha Klosi.

Sipas tij, tashmë në shkollat tona profesionale mund të shkojnë njerëz që kanë disa mundësi më shumë, duke marrë një profesion, duke pasur mundësi të jenë të denjë në shoqëri, të vazhdojnë më pas universitetin dhe të jenë të gatshëm për tregun shqiptar dhe europian të punës.

Më tej ministri Klosi evidentoi faktin se pikërisht për t’i dhënë rëndësinë e duhur arsimit profesional, së bashku me partnerët ndërkombëtarë do shënohet një reformë e gjerë në shkollat dhe qendrat tona të formimit profesional, duke i kthyer një pjesë të mirë të tyre në shkolla ekselence, të cilat ofrojnë arsimim dhe formim sipas standardeve europiane.

10 komente në “350 infermierë shqiptarë punësohen në Gjermani”

  1. zgjidhja nuk eshte te degdisesh njerez jashte vendit,por ata qe kane ikur ti sjellesh mbrapsh dhe nga vendi mos te iki asnji !

    1. Anton says:

      Ky eshte shkaterrim per vendin. Keta i pergatisin vete njerezit per te ikur. Kjo eshte per te vene kujen – ulerimen! Nuk eshte kjo menyra per zgjidhjen e papunesise.

  2. Genti says:

    Ju lumte dhe suksese dhe ne drejtime te tjera si ky.

  3. qyetari B says:

    Kujdes se gati eshte Saliu te thote qe iken refugjate, se ja dhe komentuesi me larte e gjeti trasten e natradin hoxhes qe ta vari ne gozhden e m… Po ata do punojne per familjet e tyre more derdemen, ska rendesi se ku, mjafton te rritet mireqenia e njerzeve. Bile rroga do te jete dhjetefishi me e larte se ne Shqiperi. Kesaj i thone. keq me burre e keq pa burre, keq te mos martohesh kurre.

    1. hajrie hom'ni says:

      Hahaha u shkriva t’u qesh! Tamam, qytetari B.

  4. RILINDJA E LESHIT &CO says:

    Po spitalet tona kane nevoje ,per mjek dhe infermier ,
    Si i behet hallit ??? Apo nuk pyet njeri per te semurit shqipetar , sa me shume te vdesin aq me mire se zvogrlohet popullsia .
    Hajde shtet leshi hajde .

  5. al paci says:

    Po ca te bejne sipas jushe te rrine ne shqiperi e te marin infermjeret 170 mij leke, dhe per te zene nje vende pune duhet te paguajne 2 miljone leke qe kure te ndrrohet partia te ngelin prap pa pune. Te ikin e te mose shikojne me mbrapa. Kame nje cifte komshie ketu ku jetojne dhe kane dy vjete qe kane ardhure dhe kane rroge 1200 euro dhe u bene me femije dhe po vazhdojne jeten normale, dhe kure tregojne historite e shkollimit e te punes ne shqiperi u dalin lotet.

  6. Infermjeri says:

    “Studentet” Shqipetare te Mjeksise, qe jane Trajnuar nga DEKRA(Agjenci Fitimprurese dhe Ndermjetesimi per Pune)
    DO TA kuptojne sHUME SHPEJTE SE “Paradisi” Gjermane i Punesimit nuk eshte Ajo per te cilen kane Studjuar ata
    1-Infermjeret Shqipetare do te Punojne ne Azile-Pleqesh,si pflegekräfte(Fuqi kujdesi):::dhe si fillim do te Lajne Bythen
    e cdo Banori ose Banoreje ne keto Azile Pleqesh..(E them me keqardhje kete):::
    2-Gjermania ka kerkesa te medhaja per Ekzaminiertepflegäkraft-Pflegehielfskräfte(Pra Infermjer 3-tre vjecare::ose Ndihmesinfermjer)
    3-Nuk kerkojme te Ndrydhim Deshiren e Infermjereve Shqipetare per pune ne Gjermani…madje nese dikush eshte i ionteresuar te Studjoj
    Mjekesi..do tja bejme Hallall:::Por do te kete nga ata ose ATO qe do ta “Urrejne” Punen e tyre:::VETE Profesjoni qe ata kane kerkone me shume se
    Duurim dhe nerva te forta::
    4-Do te kene te bejne me Pacjente,qe jane te shtruar ne keto Azile ose te quajtur ne Gjermanisht:Pflegeheime..ose Seniorenresidenze…
    Shume nga Pacjentet jane te Skeduar sipas Gradeve::1-njesh-dy-3-tre::Pflege-Stufe:::Por ne keto Heime(Shtepi) kemi edhe me shumice Pacjente qe jane DEMENT(Humbje e memorjes)…
    Uroj qe Infermjeret tane te na Nderojne ne Gjermani::LOL

  7. Kasapi i spitalit ushtarak says:

    Edhe me mend ne koke se po kerkuat para aty perfunduat ne burg e skeni me te drejte te punoni ne mjeksi

  8. Krankenpfleger says:

    Ti me pseudonimin Infermieri ska pse te tte vij keq fare se ne fund te fundit nje njeri analfabet e i pashkolle je, je thjesht funderrima e popullit shqiptare qe kerkon azil ne gjermani, apo ashtu sic eshte shumica e emgranteve qe kan lare bythe deri me sot, mos u shqeteso shume per infermieret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje