Jamarbër Malltezi sulmon Xhon Uidhers: Gënjeshtrën e kishte praktikë pune, më godasin se po luftoj mafien e betonit

24 Shkurt 2016, 10:54Politika TEMA

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas publikimit të një kabllogrami të Ambasadës amerikanë në Tiranë, ku flitet për aferën e tij në Jalë.

Malltezi sulmon ish-ambasadorin amerikan Xhon Uidhers, duke e quajtur atë gënjeshtar.

Ai thotë se mediat që e kanë botuar këtë shkrim, janë të shqetësuara nga beteja që ai po bën ndaj mafies së betonit.

“Fletushka e Arta & sons qenka prekur keq nga punet e mia ne mbrojtje te mjedisit, ndaj te cilave kam 24 qe tregoj vemendje dhe perkushtim. Ne perpjekje per t’u dukur te besueshem ne sajese, i referohet edhe nje ish diplomati amerikan, qe genjeshtren e kish metode pune. Nuk eshte e hijshme qe te tallem me ish diplomatin sic tallet rregullisht nje piktor, por i sugjeroj Artes qe nese eshte e interesuar per kete ceshtje t’i kerkoje kunates se saj qendrimin zyrtar te Bankes Boterore, e cila para 6 vitesh kerkoi zyrtarisht ndjese me gojen e Zv. Presidentit te Bankes Boterore per sajesat qe perpiqet te rickloje piktori.

Protestat dhe mbjelljet ne park e paskan shqetesuar paq qeverine dhe mafien e betonit. Une do vijoj te mbjell peme aty ku zuzaret vjedhin para dhe tentojne te betonzojne. Do perpiqem me shpirt te shpetoj Parkun e Liqenit dhe Parkun Rinia nga zuzaret qe uzurpojne pushtet duke genjyer gjithkend dhe premtuar gjithshka dhe me pas shiten dhe blihen tek oligarket per ca miliona me shume. Kam protestuar edhe para 23 vitesh kunder ndertimit te Sheratonit brenda Parkut. Deshtuam t’i mbronim kur piktori i ktheu shume lulishte te Tiranes ne pallate deri 23 kateshe per gjysmagjelet e tij te arte. Prape do perpiqem per parqet dhe lulishtet qe jane mushkrite e mia, mushkrite e femijeve te mi dhe te te gjithe atyre qe te ardhmen e shohin ne Shqiperi. Sipas nje raporti te OBSh te para 5 viteve, nga ndotja e ajrit ne Tirane vdesin rreth 500 persona ne vit -krahasuar me rreth 100 qe vdesin ne vit nga aksidentet ne gjithe Shqiperine. Uroj te mundesojme qe qytetaret te shprehen permes nje REFERENDUMI per keto veprime klienteliste te nje kaste qe nuk ka as din e as iman. Bashke me dhjetera eksperte dhe profesore te Departamentit te Mjedisit ne PD ne do mbjellim prape dhjetera fidane te tjere ne park dhe do perballemi me antiligjin e veshur me pushtet se kjo eshte detyra jone. Perfitoj nga rasti t’i uroj piktorit dhe gjysmagjeleve te tij te arte suksese ne bashkepunimin e frytshem per integrimin e vendit me prenget, frroket, roshet e bushet”, shkruan supërdhëndri i Berishës.

Skandali me BB-në: Si i raportonte Ambasada amerikane marifetet e Jamarbërit në Jalë

Përpara agimit një mëngjes prilli në 2007 dhjetëra policë vërshuan brenda shtëpive të një dyzine familjesh që jetonin në Jalë në bregdetin e Jonit.

Policia i ngriti banorët nga gjumi dhe i nxori nga shtëpitë. Skuadrat e shembjes rrafshuan shtëpi të tëra dhe shkatërruan të tjera që qeveria tha se ishin ndërtuar pa leje.

Por shumë prej familjeve që u dëbuan nga toka dhe shtëpitë jetonin aty prej 50 vjetësh.

Prishja u urdhërua nga një njësi e “kordinimit të projektit të Bankës Botërore në Shqipëri” drejtor i së cilës ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Ai njihet si projekti i Bankës Botërore për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë.

Malltezi përdori emrin e Bankës Botërore për të justifikuar prishjet – raporton DITA.

Madje ai ka firmosur një letër drejtuar policisë ndërtimore, e cila nga ana e vet njoftoi banorët që kishin 5 ditë kohë për t’u ankuar në gjykatë. Përpara se Gjykata të hapte fletën e parë, buldozerët mbërritën dhe shembën gjithçka.

Objektet që duheshin prishur ishin dërguar nga vetë Malltezi me foto të bëra gjatë inspektimeve ajrore. Ironike ishte që inspektimet ishin paguar nga Banka Botërore.

Në fakt, projekti i BB-së u përdor për interesa të ngushta siç doli pas publikimit të një raporti investigimi të autorizuar nga vetë Banka Botërore posaçërisht për këtë çështje.

Raporti i BB-së për këtë rast thoshte për Malltezin dhe ata që fshiheshin pas veprimeve të tij:

“Gjatë intervistave të bëra, Paneli ka ndeshur në lidhje korruptive. Ata po e përdorin projektin dhe burimet e tij për të pastruar zonen perreth Jales për një resort turistik. Natyra selektive e përdorur për të prishur ndertimet nga policia e ndertimit duket se mbështet idenë per te pastruar nje zone te caktuar”.

Edhe një kabllogram i Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, botuar nga DITA e analizon skandalin.

Më poshtë pjesë prej tij:

Titulli: Familja Berisha e lidhur me ndërtimet e Bankës Botërore

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori

“Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore.

Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”.

Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndrri i Berishës, Malltezi…

Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë.

Maltezi kërkoi që të merreshin masa sa më shpejt. Më pak se një javë më pas, më 3 prill, policia njoftoi banorët që shtëpitë e tyre do të prisheshin. Atyre iu dha pesë ditë afat për të apeluar vendimin në gjykatat lokale, gjë të cilën ata e bënë, Por përpara se gjykatat të shqyrtonin apelin, buldozerët nisën shkatërrimin e shtëpive, proces i cili përfundoi më 17 prill.

Shpejtësia e implementimit të vendimit për prishjen ishte e paprecedent. Nga ana e tij, Berisha ka akuzuar panelin e hetuesve të BB-së se po hedh baltë dhe po shpif kundër qeverisë shqiptare…

Ne do të vëzhgojmë se sa do të kërkojë të fitojë politikisht opozita nga ky skandal. Zyrtarët e korruptuar dhe shpërdorimi i detyrës janë një çështje e nxehtë për votuesit, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa për opozitën për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tyre me marrëveshje të tilla…”  

18 komente në “Jamarbër Malltezi sulmon Xhon Uidhers: Gënjeshtrën e kishte praktikë pune, më godasin se po luftoj mafien e betonit”

  1. korçari says:

    O Malltez o zuzar prit dhe pak kohe dhe do te te shohim si do te kakarisesh ne bangen e te akuzuarve per milionat e vjedhura ketij populli si dhe demet e medha qe i ke bere Shqiperise,ptu fare e keqe antishqiptare

    1. Anton says:

      Kush flet per genjeshter, kryegenjeshtari qe genjeu Banken Boterore dhe beri namin me shkaterrimin e shtepive ne zonen e Jales.

    2. Aleksander says:

      Ik e re pordhanjos…KATUNAR !-More ate shemtinen e sal malokut e t’u duk vetja kushedi …po edhe 7 lekure te nderrosh po kokrra e KATNARIT JE, TI E KELYSHET E TU .Shyqyr ju erdhi fundi …BAJGA !

  2. SHbani says:

    Thuaji njeri debilit qe kabllogramet jane nga periudha kur ky ishte vete mafja e ndertimit (jo se ka ndryshuar e seshte me).

  3. faro says:

    Si ka mundesi qe ky qe perdor keto fjale kaq te bukura ne dobi te komunitetit, te femijeve, te mbrojtjes se ambientit, ishte i pranishem ne dy ngjarje te dhunshme, ku perkrahesit e tij demtuan mjedisin,goditen policine qe mbron rendin dhe me te shemtuasrat ishin shkaterrimet e dhunshme te mjeteve te punes dhe zhvgarravitja e mureve te bashkise dhe e rrugeve, duke terhequr zvarre rrjetat e rrethimit te parkut.
    Te dyja keto dukuri nuk mund te jene pjese e te njejtit njeri.

  4. zamiri says:

    Jamkarri Malltezi,ky Ozgan Bajgrisha ka kohe qe perpiqet te duket
    si aksioner i Mjedisit (joper ta permiresuar,por per ta shkaterruar ate)
    duke pozuar me Üngjillin”ne Duar ! A thua se hyne ne ata qe naq Duan!
    Ne fakt me kujtohet nje bisede e bere me te 6-7 vjet me pare.
    Nuk dua ta zgjas se c,me thoshte per ate qe e ka Grua,pasi gjithmone theksonte
    Jam me fat qe kam vajzen e super vjehhrit Sali,pavaresisht per te kaluaren
    e saj me Lulin ne Serbi! Degjo me tha; Tani e kam kohen qe te siguroj edhe
    femijet e Desit(vajza) kam zene,(c,themedhe une) me ndihmen e Babi Saliut
    shume pika qe me japin pa dhene asgje,Por me Jalin kemi Idera te medha.
    Ai do te jete Perla e familjes Bajgrisha dhe do ta bejme vertete perrallore.
    Sikur do paguajme Ne,Jo ore asnje qindarke sa te jete Babi Gites Gjalle.
    Madje ai po mendon si te behet nje Vicidol me Det.Per kete po ben residente
    njerez te krahines se vet,keshtu pas nje dkade Maloku do behet Bregdetar!
    Po e keqja eshte se ky Ambasadori ka rene ne gjurem te kesaj Ideje,ndaj ka
    filluar te na sulmoje,por Ne me Babin nuk e ndjejme se cfare thote.
    Tani kemi Hallin e Zenit,me punen e Gerdecit.Ta them vetem ty me thote:
    Duhet te heqim Qafe nje fare Trebicka,ai di gjithcka per kete qe ndodhi.
    Ai punonte bashke me Zenin dhe nje te madh!(po lere se Cam eshte!)
    Por cdo gje do rregullohet,une tani do filloje te mirrem gjasme me politike.
    sepse babi na thote: Ka ardhur koha te mirremi te gjithe. Te sulmojme
    ne front,sepse e di mire babushi qe nje Dite do na sulmojne per planet qe kemi
    thurrur. Tani po iki se po telefonone babi Sali.tung.
    Te them te drejten u habita,por sot ato kane vertetesine me te dukshme.

  5. spartaku says:

    U be dhe ky muti Saliut te flase,gjoja i vjen keq per mjedisin.Atij maskarai nuk i vjen fare keq.Ai bene ashtu si bene edhe vjerri tij famkeq Saliu qe ju harrofte emri.Ju e shkaterruat shqiperine,kurse EDI RAMA po e rregullon o te poshter.Kur do vije ajo dite qe tju shikojme juve te jepni llogari ne bangon e te akuzuareve.Pisa.

  6. sopiqoti says:

    NE NGJASHMERI PERSA I PERKET FORMIMIT INTELEKTUAL ESHTE TEPKE ME RRUGACERINE.Shifni fjalorin qe perdor.Tepke i vjeri.Me fjalorin qe perdor per te baltosur te tjeret haron Maltezi se BALTOVINE ,nga ajo e Myzeqese se dikurshmd,eshte ai vete.NUK KA KELLCE zoteria e tij te baltosi gazeten DITA qe ne qender te vemendjes se saj ka te VERTETEN.

  7. pronari says:

    Eshte per te ardhur keq kur neper gazeta degjohen fjalet e nje njeriu ordiner me vese hajduterie,mashtrimi e shume gjera te liga qe mban perbrenda dhenderuci i bajges Sali.Ky bashke me kukumjacken e Sali fshatarit nuk kane lene gje pa vjedhur e mjelur ne ate vend te gjore.Jamdjall pyete te tat se sa vertetime fallco ka leshuar ne arkivin e shtetit per pronat ku bujku behet pronar per te futur ca $ pare ne xhepin e piste.Pamja juaj qe i tremb femijet duhet te fshihet nje here e pergjithmone dhe burgu duhet te jete i nderuar ne pritjen per ju.Ju rente e keqja atje ku ju dhembe mer shume tek femijet o ndyresire.

  8. Beniku says:

    QEROZET E PD
    Populli në përralla
    fjalën qeros e ka krijuar
    për të thënë se kjo botë
    ka edhe njerëz të zgjuar.

    Sa herë në përralla kemi dëgjuar
    për njerëz jo të zot e adapt,
    mendja me njëhere n’a ka shkuar
    ai tjetri , QEROZI, I bn zap.

    Qerozin gjithmonë e kemi menduar
    njeri pa flokë me kokë të rruar.
    Vallë këta “qerozet” e PD-se
    e rruajnë kokën të duken të zgjuar ?

    T’a kesh kokën tullackë
    nuk do të thotë se je I zgjuar
    Po të ishte e vertet ; SAliu e Luli
    para jush do t’a kishin rruar.

    T’a keshë kokën tullackë
    Jo ,jo nuk je I zgjuar.
    Veprimet tuaja kudo
    injorantë u kanë treguar .

  9. Fillori says:

    Mire burri i Argites qe do te vije ne pushtet, per ta prure VILEN E VICIDOLIT NE JALE, por c’dreqin e lidh me ta ”PROFESORIN” e Naftes, qe u eshte ngjitur si muti mbas kepuce ? Perse ka heshtur dhe vazhdon te hesht ky ”PROFESOR” per rrenimin dhe baterdisjen qe i eshte bere SEKTORIT TE NAFTES, qe nuk ke nga ta kapesh per ta RINGJALLUR perseri ?

  10. billi says:

    po pyllin e lalzit kush e zhduku per te bere pallatin?

  11. genci says:

    uuuuu cfare palle!

  12. xxx says:

    ik mo injorante me shkolle, se po te mos ishte ai injoranti tjeter, fatkeqesia e kombit, doktori, ti pale ku do ishe ne ndonje burge te europes, tani te dalesh te kerkosh te drejten ber dicka qe shkelesi numer 1 je vete, kjo tregon sa inteligjent je,, nje injorante me leke asgje me shume ,,,

  13. Fatosi-kosove says:

    Siq thote fjala e vjeter popullore :miku mikut i ngjan 40 vjet para se te lidhen miq,dhe vertet ky malltezi sikur ta kishte bere vete sali berisha se jo qe eshte dhenderr i tij qe sa here dikush del kunder tyre i kthehen dhe e sulmojne,e shajne,dhe e linqojne deri edhe ne likuidim,keshtu ndodhi qe nga azem hajdari,Pzshko,Moisiu,e deri te Topi kur ju tha ketyre dy kafsheve se nuk shkon keshtu u kthyen dhe slane gje pa thane per te,bile sali berisha thoshte se edhe gruaja e Topit ka votuar per mua e jo per Topin pastaj sharje dhe fyerje te turpshme,njejt ben ky malltezi per ish ambasadorin po sikur ta kishte mbeshtetur si fazlliqi ky dhe sali berisha do ta kishin quar ne qiell bile i paten fale edhe toke aq sa deshi vet,prandaj edhe lexuesit e nderuar qe dalin kunder kesaj kafshe do jene te share por per mua me mire i share nga qifti i malltezit sesa i lavduar.

  14. Arber Iliri says:

    Ore Malltez- Berisha, o koqe po nuk e kupton se BB kerkoi falje qe te dha para dhe ti i perdore si mafioz kunder asaj per te cilen parate u dhane.Keta jane edhe idiote mor aman.

  15. Majmuni says:

    Rrofsh plako qe po godet mafjen e betonit!!
    Shif kur te marosha mase godet dhe mafjen e krrujceve te dhomve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje