Sonte në programin Zululand të Mustafa Nanos ishte i ftuar eskperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa.
Raporti i Konkurueshmërisë Globale ishte tema mbi të cilat u ngritën pyetjen mbi ekonominë shqiptare, konkurencën, reformat e qeverisë dhe sa janë dëmtuar bizneset nga reformat e ‘dhunshme’ deri tek shkarkimi i ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Biseda mes të ftuarve si fillim nisi me komentin mbi raportin e publikuar pak ditë më parë, ku Shqipëria ka zbritur një vend më poshtë në nivelin global. Po a bie në kontrast ky raport me realitetin? Xhepa mendon se po.
“Ka dy tre elementë që nuk më tingëllojnë interesant. Sa i takon stabilitetit makroekonomik është përkeqësuar dhe raporti nuk paraqet të vërtetën, pasi ngjarjet kanë evoluar. Po siç është treguar edhe nga raporte të tjera nuk bëhet fjalë për destabililtet financiar”, tha Xhepa.
Por sipas tij, ky raport është burim themelor për investitorët e komapanive ndërkombëtare dhe politikbërsit. Sipas Xhepës, Shqipëria është shumë larg tregjeve dhe jo inovative.
“Ineficensa, paaftësia e vendit tonë për inovacion është një nga pikat më kritike e më fondamentale që nxjerr raporti. Sigurisht nuk i japin vendit tonë një lloj favorizimi për tregjet e sotme globale. Lufta për tregje është shumë e vështirë dhe vendet si Shqipëria e kanë gjithmon problem”, tha në studion e Zululand, Selami Xhepa.
Kur u ndalën tek reformat e bëra nga qeveria sa i takon marrëdhënies me biznesin, Xhepa tha se dhuna që u ushtrua mbi biznesin krijoi tkurrje dhe pasiguri të bizneseve që vazhdon edhe sot.
“Por nëse ne qëndrojmë tek fasonët apo call center ekonomia mbetet e zymtë”, tha Xhepa. Ndërsa kur u pyet për shkarkimin e Ministrit të Financave, Xhepa tha se tashmë kemi një ministri të zhveshur nga kompetencat .
“Në Shqipëri Ministri i Financave kanë qenë të nënshtruar dhe nuk ka pasur replika mes tyre. Ministri i Financave nuk ka pasur ndonjë autoritet mbi tatimet e doganat, se edhe këto janë zgjedhur nga kryeministri pa e pyetur fare ministrin e Financave. Së dyti realizimi i buxhetit i ka kaluar ministrisë së Ekonomisë, dhe Ministri i Financave është një zyrë thesari për të shlyer pagesat”.
E duke i marrë në konsideratë të gjitha reformat e Qeverisë Rama si dhe performancën në realizimin e tyre, pedagogu Xhepa, zemërgjerë ,për mos e mbetur në klasë, i ka dhënë një notë 5.
Po a dëgjohet eksperti nga politikbërësit? Sipas Xhepës, fjala e profesionistit kjo nuk i intereson lidërshipit. “Analistët, ekspertët kanë një axhendë dhe prespektivë më afatgjatë në raport me axhendën shumë më afatshkurtër të qeverisë. Qeveritë kanë një vizon sot për sot, për të fituar votat dhe për rjedhojë vendimet e tyre bëhen kompromentuese të saj, që mund të jetë e mira e kombit në një afat më të gjatë”, përgjigjet eksperti i ekonomisë.
Mese e sakte !!!!!!!
Po vazhdoi te thellohet Rilindja, edhe ti Selami do te perfundosh ne ndonje call center… ne se di ndonje gjuhe te huaj.
Sakte.