Namik Kopliku: Nuk i tremben penalizimeve, s’kam lindur deputet

23 Shkurt 2016, 18:10Politika TEMA

Deputeti i Shkodrës Namik Kopliku nuk heziton të theksojë se nuk është pjesë e grupit të Ben Blushit, pavarësisht se firmosi krah tij në letrën drejtuar Komisionit të Garancive Statuore.

Në këtë shkresë ai dhe 11 personalitete të Partisë Socialiste kërkonin respektimin e statutit dhe zgjedhjet për kryetarin.

Por kjo sqaron Kopliku nuk e bën atë palë me deputetin rebel.

“Së pari kur kam vënë unë firmën nuk ka qenë firma e Blushit por edhe po të ishte firma e Blushit përsëri do ta veja firmën. Mbase ka pak njerëz që kanë aq respekt për vetën që të mos rreshtohen pas njërit apo pas tjetrit dhe unë jam një nga ato. Unë nuk jam në grupin e Blushit ose në grupin e Ramës, unë jam në Partinë Socialiste ditën kur më pëlqen programi dhe rregullat e kësaj partie, ditën që drejtuesit e kësaj partie kanë besim, i duket që i përfaqësoj jam bashkë me ta por në momentin që kjo marrëdhënie është prishur unë kam jetën time edhe profesionale shpresoj pa dëmtuar partinë unë bëj mënjanë”, u shpreh Kopliku për Report TV.

Namik Kopliku shprehet se nuk i trembet ndonjë penalizimi, madje as moskandidimit në listën e deputetëve në zgjedhjet e 2017-ës.

“Askush nuk ka lindur deputet dhe nuk është kandidati me e mbyll jetën e tij deputet. Asnjë nga deputetet aktualë nuk është që ka një kontratë nga partia që do jetë përsëri dhe do të ishte mirë që kur bëhen përsëri kandidaturat për votimet që do vijnë të merren në shqyrtim nga kryesia e partisë siç e parashikon dhe statuti”, tha ai.

Pavarësisht të gjithave, debati i brendshëm në parti sipas deputetit të Shkodrës nuk e dëmton PS-në, madje e forcon atë.

16 komente në “Namik Kopliku: Nuk i tremben penalizimeve, s’kam lindur deputet”

  1. Gaspri says:

    Per ata qe nuk e njohin, kam detyrimin te shkruaj se:
    Namik Kopliku eshte perfaqesues i nje familje te vjeter shkodrane, me tradita patriotike, i edukuar nga dy prinder shume te mire e me reputacion ne Shkoder.
    – gjate gjith jetes, student i shkelqyer, i pergatitur, me specializime jashte shteti ne universitete prestigjoze,
    – e zuri demokracia me tituj shkencor (Prof. Dr. Namik Kopliku)
    – ingjinjer i talentuar
    -pedagog ne Universitetin e Tiranes (Universiteti Shteteror), dega inxhinjeri ndertimi
    – me kontribute te shquara ne fushen e inxhinjerise se ndertimit
    – njeri i ndershem, cdo gje e ka ngritur me mundin e tij para se te behej deputet, biles para se ta aktivizonin ne forumet e PS-se,
    – njeri shume i edukuar dhe shume i afert me njerezit, keshtu ne Shkoder, keshtu ne Tirane, keshtu i dashur me studentet e tij,
    – deputet qe gjithnje ka ngritur probleme te rendesishme ne Parlament,
    – intelektual me integritet dhe i ben nder Partise Socialiste dhe elektoratit te Shkodres.

    Megjithese e njoh me pak, te njejtat fjale do thonja edhe per zonjen Mimoza Hafizi.

    Te dy keta, jane pa frike dy deputetet qe vijne nga radhet e akademikeve dhe nuk gjej nje te trete ne gjith Parlamentin Shqiptar.

    Keta duhet ti degjoje Edi Rama, te ulet shtruar dhe ti degjoje e te konsultohet per problemet zgjedhore qe ka Shkodra e Partia Socialiste ne pergjithesi e ne menyre te vecante, Rama duhej te ulej te diskutonte per hallet e shumta qe ka Shkodra.

    1. tik tik says:

      Ik se na zori autobuzi me komentin tend. Po qe I pelqen pak si shume vedi a eshte e vertete? Epo femra edhe lejohet por burri qe I pelqen vetja nuk shkon.

    2. tik tik says:

      Po vedi a nuk i pelqen pak Namikut? Se kur je femer ok po burrit nuk i shkon shume. Ti ca bie me Namikun se shume preker komenti.

  2. emigranti says:

    Te lumte Namik.
    Ke vepruar me dinjitet, duke mos ju servilosur grupeve te interesit,
    Shembull i mire per te gjithe. Me behet qefi qe politika s’te ka ndryshuar.
    Pershendetje nga larg.

  3. Pandi-Korce says:

    Bravo z.Namik, ji vetvetja.Je intelektual me tituj e grada shkencore,je i lire te mendosh e veprosh si te thote ndergjegja.Bravo.

  4. shkodrania says:

    Bravo Namik Kopliku! Njeri me dinjitet, e nderove Shkodren.

  5. Pandi-Korce says:

    Bravo z.Namik.Klubi i njerezve te lire te pret krahehapur.Nje ntelektual i vertete me tituj e grada shkencore kur nuk kapesira ne partine ku kontribuon duhet te tregohet i sincerte edhe me pertine edhe me votuesitNuk jeni te pakte Ju ne ate parti qe duhet me u krenu me ju.Eshte detyre e tyre qe te degjoje verejtjet tuaja, ju nuk keni moral te qendroni sa per forme ne nje parti.Bravo

  6. Shkoder says:

    Sigurisht jam shume dakort me Namikun qe askush nuk ka lind deputet…POR lind pyetja sa u tregove ti deputet per qytetaret e Shkodres? Sa u ule e degjove problemet, shqetsimet etj etj ?? Zoteri ke qene dhe je totalisht i shkeputur prej bazes shkodrane socialiste, dhe per me teper rezultatet qe keni sjell jane nder me te dobetat qe ka pas ndonjehere PS ne shkoder ku ka dale force e 3 si kurre me pare. MOSRIKANDIDIMIN tuaj e dini qe me humbjen e bashkise shkoder me ruzlate te turpshme .Ne vend qe te pranoni humbjen dhe punen tuaj te dobet doni te dilni sikur po perjashtoheni per shkak te nje kauze gjoja per drejtesi sepse po mbeshtesni Blushin. Do thoja qe eshte me burrerore te marresh pergjegjesite persiper sesa te dalesh ne intervista siper e poshte totalisht ne interesin personal ne nje kohe qe 4 vite si deputet nuk mbaj mend te kesh ngrit ndonje shqetsim mediatik per problemet e shkodres qe per hir te se vertetes jane me te rendesishme sesa te diskutosh per zgjidhjen e kryetarit apo jo te partis… Sigurisht nuk ju heq asnje merite si nje person intelektual dhe i shkolluar.

  7. kola says:

    Namik Kopliku nuk asht familje e vjeter shkodrane,por familje me prejardhje nacionale turke ,i ardhun ne Shkoder si kolon ,por qe me largimin e Turkise kane qendrue ne Shkoder. Se ç’ka ka ba per qytetin e lindjes asht mire te na i tregoje vete.Po ashtu edhe per deputeten Hafizi ,mbiemni i se ciles e tregon vete se prej ka e ka origjinen.

  8. Pandi-Korce says:

    Bravo z Namik.Mirese erdhe te “Klubi i njerezve te lire”. Mos ja shit shpirtin askuj, ruaj emrin e mire te prinderve tuaj e te familjes tende.Eshte detyre e ytja te jesh i sincerte edhe me partine edhe me votuesit.Ne ate parti ka shume gure te cmuar qe duhet ta thone hapur mendimin e tyre-.Nje intelektual me tituj e grada shkencore te mbrojtura ne France nuk mund te vepronte ndryshe.Liberte,Egalite,Fraternite.

  9. Zululund says:

    Bravo z Namik.Mirese erdhe te “Klubi i njerezve te lire”. Mos ja shit shpirtin askuj, ruaj emrin e mire te prinderve tuaj e te familjes tende.Eshte detyre e ytja te jesh i sincerte edhe me partine edhe me votuesit.Ne ate parti ka shume gure te cmuar qe duhet ta thone hapur mendimin e tyre-.Nje intelektual me tituj e grada shkencore te mbrojtura ne France nuk mund te vepronte ndryshe.Liberte,Egalite,Fraternite.

  10. Zululund says:

    Bravo z Namik.Mirese erdhe te “Klubi i njerezve te lire”. Mos ja shit shpirtin askuj, ruaj emrin e mire te prinderve tuaj e te familjes tende.Eshte detyre e ytja te jesh i sincerte edhe me partine edhe me votuesit.Ne ate parti ka shume gure te cmuar qe duhet ta thone hapur mendimin e tyre-.Nje intelektual me tituj e grada shkencore te mbrojtura ne France nuk mund te vepronte ndryshe; Liberte, Fraternite, Egalite!

    1. Mik says:

      Ne France i ka ” kry ” studimet edhe Enver Hoxha !!

  11. Pandi-Korce says:

    Bravo z Namik.Mirese erdhe te “Klubi i njerezve te lire”. Mos ja shit shpirtin askuj, ruaj emrin e mire te prinderve tuaj e te familjes tende.Eshte detyre e ytja te jesh i sincerte edhe me partine edhe me votuesit.Ne ate parti ka shume gure te cmuar qe duhet ta thone hapur mendimin e tyre-.Nje intelektual me tituj e grada shkencore te mbrojtura ne France nuk mund te vepronte ndryshe; Liberte, Fraternite, Egalite!

  12. Emer says:

    Nder profesoret me te mire te Universitet Politeknik te Tiranes, dega Gjeodezi!

  13. Koles says:

    Po si qenka kolon turk kur mban nje mbiemer qe eshte emri i nje krahina shume te respektume .Tre breza ja njoh une qe kan lind ne Shkoder ..po ashtu origjinen gjithe nga majmuni e kemi mor kola i stepave te rusise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje