Përgatitje për luftë? Rusia nis prodhimin e “Trenave të Vdekjes”

23 Shkurt 2016, 16:28Politika TEMA

Ekuipazhi i së ardhmes, “Trenat e Vdekjes”, kanë nisur përgatitjen në Rusi.

Kështu bëjnë të ditur Forcat Raketore ruse.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Moska kishte në shërbimin e saj 12 Molodets, të quajtur ndryshe “Kompleksi Hekurudhor Luftues Raketor”.

Ata ishin të pajisur me tre raketa balistike RS-22.

Kremlini në shtatorin e 2015 ka dhënë urdhrin që të prodhohen sërish “Trenat e Vdekjes” dhe në fillim të 2016 ka nisur puna.

Gjatë Luftës së Ftohtë “Trenat e Vdekjes” u përdorën si një kundërpërgjigje ndaj fuqisë bërthamore të SHBA-ve.

Koncepti i “Trenit Bërthamor” është projektimi tokësor i raketave balistike të nëndetëseve.

Por, trenat janë më pak të kushtueshëm se nëndetëset.

Ata janë quajtur ndryshe dhe “trena fantazmë”.

Molodets janë zhdukur nga qarkullimi që në 1993, por tani do të jenë sërish në funksion.

Nga 12 trenat që ishin në kohën e Bashkimit Sovjetik, 10 u shkatërruan ndërsa dy u dërguan në një muze.

Taktikisht, një tren bërthamor përdor hekurudha njësoj si trenat civilë dhe ka të njëjtën strukturë.

Në ndryshim nga trenat e kohës sovjetike, të rinjtë do të kenë mundësinë të qëllojnë nga çdo pozicion.

Trenat e rinj do të quhen Barguzin dhe do të kenë fuqi shkatërruese.

Çdo tren do të pajiset me 6 raketa RS-24.

Çdo karvan trenash mund të lëshojë deri në 24 raketa bërthamore.

E thënë me fjalë të thjeshta, një tren i vetëm mund të shënjestrojë deri në 24 qytete të ndryshme.

Raketat e fuqishme RS-24 mund të godasin deri në 12 mijë kilometra dhe me një marzh gabimi 50 metra, thuajse i papërfillshëm.

Parashikohet që Barzugin të jenë në funksion në fillim të vitit 2019.

Prodhimi i tyre u shty për shkak të situatës së rënduar financiare në Rusi, pasi pritej të dilnin që në 2018./ Përgatiti Amarildo Lumani

6 komente në “Përgatitje për luftë? Rusia nis prodhimin e “Trenave të Vdekjes””

  1. xhemal mallagari says:

    kurse Lul Basha do prodhonte travajin berthamor
    eh lul sovjetiku lul sovjetiku
    e kopjove nga rus arktiku…..

    1. testimus says:

      Injorantet e huaj qe kane prodhuar kete artikull nuk kuptojne parimin e thjeshte. Kur NATO rrit prezencen ne Evropen Lindore ngjitur me kufirin rus – Rusia nuk ka kuptim te rrise prezencen brenda kufirit te saj – por pergjigjet ne rruge asimetrike. Shton arsenalin berthamor qe mund te godase direkt ne zemer te SHBA. Kjo eshte llogjika si funksion shteti qe drejtohet nga lider te pavarur dhe me mend.

  2. A.G. says:

    Do behej ne 2018 po u shty per 2019 se nuk dalin parate?
    Humor siberian.

    1. Kevin says:

      Futi ndonje tasë me grosh ti shoku se gjeopolitika nuk eshte ushqim per ty. Tung

  3. toni says:

    gazeta tema nuk ka dite qe mos te shkruaje per rusin , si ka mundesi kaq shume ju paguan rusi sa ti beni propagande cdo dite

    1. Arber says:

      Si duket kete gazete e paguan me shume rusi ndersa ato gazetat e tjera i paguan me shume amerika qe te na cajne trapin me demoKARcine Ameriqiane Qenke rrot k o Toni Quhet liri shtypi o palle e fishkur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje