Ironia e Donald Lu: Kur të shoh një tufë delesh, do t’iu mendoj

23 Shkurt 2016, 21:36Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë mori pjesë në prezantimin e një projekti të përbashkët Slloveni-SHBA për trajtimin profesional.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe ministrat Klosi, Panariti e Nikolla.

Por gjatë fjalës së tij ambasadori nuk e fshehu ironinë e tij.

Lexoni më poshtë fjalimin e tij:

Kur kam mundësi të udhëtoj në Shqipëri, buzëqesh sa herë hasim një tufë delesh në rrugë. Kjo më kujton se Shqipëria nuk është Tirana dhe se pjesa më e madhe e këtij vendi të bukur mbetet rurale dhe bujqësore.

Do të doja të mendoja se puna që kemi bërë këtu do t’i bëjë më të shëndetshme ato dele dhe do t’i ndihmojë ata që kujdesen për to të jenë të trajnuar më mire dhe më konkurues.

Ndjehem i nderuar që jam bashkë me ministrin Panariti sot këtu, pasi di që ai është ekspert i vërtetë veterinar, përveçse një ministër i respektuar.

Pres me kënaqësi të dëgjoj fjalët e tij të mençura.

Jam gjithashtu i kënaqur që jam sot këtu me Ambasadoren Stančič për të përuruar projektin e përbashkët të ndihmës ndërmjet Shqipërisë, Sllovenisë dhe Shteteve të Bashkuara.  Shpresojmë që ky të jetë një partneritet i gjatë dhe i mbarë.

Kjo është një Qendër e bukur dhe e re e Trajnimit Profesional.

Megjithatë nuk është ndërtesa thelbi i projektit — por studentët e saj!  Një qendër e tillë, e një cilësie të lartë, do t’u japë studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë për rrijen e bujqësisë anembanë vendit. I uroj suksese të gjithë pedagogëve dhe studentëve që do të kalojnë nëpër dyert e këtij institucioni të rëndësishëm.  Herën tjetër që do të kaloj pranë një tufe delesh në rrugë, do t’ju mendoj.

6 komente në “Ironia e Donald Lu: Kur të shoh një tufë delesh, do t’iu mendoj”

  1. niko says:

    Jemi Sheeple Z.Lu.Ke te drejte.

  2. LORA says:

    Ka filluar te konkuroje para-ardhesin e tij ,arixhiun arvizu.

    1. Rem says:

      Ah moj Lora arixhesha, kur pjerdh edhe ti, ka mbaruar fare ky Albani-stan me dhi bishtperpjeta.

  3. Ben Web says:

    …po te mendoj dhe une zoti Lulu … sa here qe shikoj psikopatat ne shkollat Amerikane…

    Ju e shkateruat shqiperine jo pse jeni te zot… por se ndodhet ne lufte me te gjithe njeheresh … anglia, franca, gjermania, rusia, turqia, arabia…. nuk po permend fare zagaret e tyre gjitone…

  4. Mrekulli! Nje fjalim koncize per prakticitetin e domosdoshem ne progresin
    e gjitheanshem te vendit me njerez te mesuar dhe te ditur, jo per te mbajtur
    veshtimin te ngulitur Evropes dhe Amerikes, por vrojtimin ta drejtojne te
    burimet (pasurite) natyrore te vendit dhe t’i perkushtohen zhvillimit.
    Sigurisht qe fjalimi I Ambasadorit Donal Lu, largohet shume nga enyra stereotype
    e fjalimeve te politikaneve qe vene e vine ne pushtet, pa I hedhur syte nga nevojat
    dhe plotsimit te tyre duke shfrytezuar pikerisht burimet natyrore. Eshte marrezi te
    tallesh me ata qe intersohen qe Shqiptaret te punojne dhe te gezojne mireqenie
    me punen e tyre ne trojet e tyre jo vetem ne bujqsi, por edhe me investime industrial
    per shfrytezimin me teknologji modern si te ujerave, te xeheroreve, nafte-gazit,
    argjilave, gureve, pasurive te detit dhe liqeneve.

  5. DRENICA E KUQE says:

    Edhe ne mund t’i themi Lu-se se sa here ta shohim nje tufe bizonesh do ta mendojme ate! Dhe kete hiç pa humor.

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje