Manjani takon këshilltarët e Merkel: Asistencë gjermane për zbatimin e ligjit

24 Shkurt 2016, 17:32Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në vijim të qëndrimit të tij në Gjermani, ka zhvilluar këtë të mërkurë takime me këshilltarët e kancelares Angela Merkel.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga zyra e LSI-së, sipas të cilit Manjani është takuar edhe me zyrtarë të Bundestagut.

“Biseduam për rritjen e bashkëpunimit politik dhe për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ka deklaruar Manjani, i cili ka saktësuar se një vend të veçantë në bisedime ka zënë edhe reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi ka nevojë për konsensualitet. Kërkohet prezencë e privilegjuar e Gjermanisë në zbatimin e ligjit”, ka thënë Manjani.

Ministri i Drejtësisë ka shtuar më tej se, “qeveria shqiptare është e gatshme për të marrë pjesën që i takon për krizën e refugjatëve”.

1 komente në “Manjani takon këshilltarët e Merkel: Asistencë gjermane për zbatimin e ligjit”

  1. qyetari B says:

    vazhdoni te beni konsensus me sali berishen se do ta beni dhe reformen do vendosni dhe drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje