Mister mbi asteroidin e drejtuar në Tokë, Nasa hesht

24 Shkurt 2016, 16:35Lifestyle TEMA

Një trup qiellor me përmasa gjiganda ka hyrë në atmosferën e Tokës në 6 shkurt, por askush nuk e lajmëroi ardhjen e tij.

Asteroidi është futur në atmosferë rreth 30 km mbi Oqeanin Paqësor dhe ka shpërthyer në ajër.

Sipas vlerësimeve shpërthimi i tij ka pasur një fuqi të barazvlefshme me 13 mijë ton tritol.

Por më shumë se shpërthimi ka shkaktuar zhurmë mosreagimi i Nasa-s.

Agjencia ajrore ka qenë e informuar për ardhjen e këtij asteroidi por nuk  ka dhënë asnjë lajmërim.

Fuqia e asteroidit ka qenë e njëjtë me bombën që goditi Hiroshimën, ndaj heshtja e Nasës duket e mistershme.

Nëse asteroido kishte goditur në ndonjë qytet, do kishte shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Shpërthimi i këtij asteroidi është i dyti nga fuqia që ka goditur Tokën, i regjistruar nga Nasa.

I pari ka qenë ai që shpërtheu mbi Celjabisnk në 2013 me një fuqi prej 50 mijë tonë tritol.

1 komente në “Mister mbi asteroidin e drejtuar në Tokë, Nasa hesht”

  1. vk says:

    Te ishte asteroid nuk do ishe ketu te shkruaje kete lajmin komplotisto idiot. Nese ka rene ne toke ka qene meteorit nese eshte djegur ne ajer, meteor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje