Zululand/ Açka: Në Hollandë myslimanët e urrejnë perëndimin; Nano: Ata duhet ta kërkojnë te vetja pse perëndimi nuk i do

24 Shkurt 2016, 20:29Sociale TEMA

“Ne jemi Ufo që bëjmë dicka ndryshe nga rrjedha. Ky ishte mesazhi i qartë i një poete, prozatore, romaciene që shpirtin e kundërshtisë e hedh në letra, madje kur politika është në kaos, e njerëzit nuk kanë me cfarë të ushqehen ajo e gjen vetën të mbyllur mes katër murreve për t’i shkruar dashurisë, realitetit. Ajo që nuk del në protestë por proteston me penën e saj.

Kjo është Flutra Açka, botuesja që e ka ndërtuar jetën mes Hollandës dhe Shqipërisë. Në një bisedë të çlirët në studion e Zululand të Mustafa Nanos, Açka vuri në dukje shqetësimin që Kosova dhe Shqiperia nuk bashkëpunojnë për librin. Ajo tha se taksat doganore e vështirësojnë komunikimin mes autorëve dhe lexuesve të dy vendeve që flasin shqip.

Të shkruarit mes gjuhës letrare dhe dialektit në gegënishte, Açka e gjen veten tek gegënishtja, apo siç thotë vetë autorja e shumë librave: “Gegënishtja është shumë poetike”. Madje sa i takon debatit të madh për gjuhën, për të futur fjalë nga dialekti geg, Açka tha se egziston një frikë se mos dominojë gegënishtja.

Pyetjes së shkurtër të Mustafa Nanos: A beson në Zot?, Açkës ju desh një pauzë për të thënë se nuk beson në Zot, por tek një rregullator që atë e vendos para përgjegjësisë nëse duhet ta bëj një veprim apo jo. Por më specifikisht u ndal tek feja, që e nenvizoi fort mendimin e saj se nuk beson tek doktrina. Pastaj u ndal te myslimanët, dhe për këtë shprehu eksperiencen e saj në Hollandë.

Sipas saj, muslimanët meshkuj kur shfaqen në grup, në publik, duken të dhunshëm e të frikshëm. Ndërsa Nano tha qe për mosintgerimin në shoqëritë perëndimore ka faj edhe perëndimi vetë, por në të njëjtën kohë muslimanët duhet të kërkojnë tek vetja çfarë nuk shkon, pse perëndimi i ka frikë. “Deri tani ka munguar një përpjekje vetshqyrtuese në botën islame; nuk ka kuptim që myslimanët për të gjitha problemet t’ua hedhin fajin të tjerëve”. Në minutat e fundit të emisionit Nano dhe Açka u ndalën tek paragjykimi i shqiptarëve në botë dhe “nofkat” që marrin qyetarët shqiptarë.

“Më duhet të shkoja tek mjeku në Hollandë. Gjatë kohës që po bëja vizitën, mjeku më pyeti se nga isha. Jam shqiptare, i thashe. Ou, ju shqiptarët jeni kriminelë, mu kthye. Më revoltoi dhe ju ktheva: Po aty ka hajdutë, kriminelë, por ka dhe mjek si puna jote, dhe shkrimtare si unë”,- rrëfeu pë Mustafa Nanon Açka. Por Nano pati një mendim personal sa i takon pjesës së diskriminimit. “Kanë të drejtë që nuk na duan, sepse ne, dhe ti me poezi e kritikon vendin tënd”,- tha Nano, duke nënvizuar në heshtje faktin se Shqipëria është një Zululand.

11 komente në “Zululand/ Açka: Në Hollandë myslimanët e urrejnë perëndimin; Nano: Ata duhet ta kërkojnë te vetja pse perëndimi nuk i do”

  1. Ertoguli i klanit says:

    Flutura Acka genjen . Nuk e di se ne cfare doktori ka qene ne hollande, po nje doktorri holandez nuk ja lejon ne rradhe te pare profesioni dhe ne rradhe te dyte formimi qe ka mare nga shkolla qe ti lejoje vetes e te bjere ne nivelin e kesaj laraske e te etiketoje njerzit si kriminele apo terroriste, qofshin keta me prejardhje nga planeti mars.
    Kjo e ashtequajtur shkrimtare i mat njerzit me metrin e saj e rrjedhimisht kujton se kane kulture e nivel te njejte me te.

    1. Albani says:

      Shume i sakte!!!

    2. SHIH SHIH says:

      Rasti nuk perben pergjithesim,por nuk do te thote se rasti nuk ka kuptim!!!
      Eshte e sigurte qe kjo i ka ndodhur jo vetem Flutures…

  2. udhetari i drejte says:

    Mundet edhe te mos komentosh, dmth lexon, inatosesh me cfar lexon, ose kenaqesh dhe lumturohesh dhe mundet te mos komentosh. Mirepo ngandonjihere edhe duhet komentuar, kjo sepse komenti te ben sikur flet me vetveten, ose me shoket ne kafene, prandaj u dashka edhe te komentosh. Per kete shkrim kam parasysh ne koment dy gjera:
    E para sa shume jemi te shqetesuar per fatet e te tjereve, u qajme hallin, bile bejme sikur marrim persiper edhe hallet e tyre dhe u japim keshilla, pra u japim keshilla myslimaneve, apo krishtereve te botes, por vetem me gjuhen tone dhe ne gazetat tona, qe me sa duket askush nga te huajt nuk i lexon, por per ne ska problem, ne folem edhe per ta, u dhame edhe keshilla!? apo nasihat!
    E dyta; Bisedojme dhe i themi njeri tjetrit se ne jemi race qe shajme edhe veten tone kur takojme te huajt. Kjo na duket sikur na kenaq edhe kur debatojme me njeri-tjetrin, po ndermjet nesh- shqiptareve, se:”ja une e ti jemi te mire se bejme romane, hedhim valle apo dhe kendojme neper skena festivalesh te botes”, por te tjeret dmth shqiptaret jane te keqinj, te vrasin etj. etj. Pse nuk i drejtohemi organeve ligjevenese e tu rekumandojme qe: “more zoterinj a keni mundesi qe ne kodin penal te shtoni nji nen ku cdo shqiptar qe kryen vepra penale jashte vendit te tij, vec denimit me gjyq nga ai vend te kete dhe nji denim plus nga gjykata e vendit” me aktakuzen: “prishja e imazhit te shqiptareve dhe Shqiperise”?. Si thoni zoterinj a mund te kuptohemi per te hyre ne rruge te mbare? Udhetari i drejte. 25/02/2016

  3. Crusader2 says:

    Nqs myslove nuk i pelqen perendimi ikni e theni qafen nga europa

  4. Rozeta says:

    Nje e ashtuquajtur shkrimtare, qe nuk la televizion e portale pa dhene intervista,
    nje provinciale e ardhur ne Tirane. “A doni me per Belulin”? – ky eshte mesazhi i saj
    ne ato qe thote. Te vjen per te vjelle kur flet kjo per gjuhen shqipe e gegnishten, a thua
    se ka kulture te gjere… Kur eshte kaq e suksesshme perse nuk jeton ne Hollande te ai i shkreti
    qe eshte 75 vjeç, e te shfaqi atje talentin e saj sikurse shume femra te suksesshme shqiptare
    jashte Shqiperise. Tashme s’perben me cudi se kush i ka mbushur ekranet e tv shqiptare…
    Eh ku jane katandisur mediat shqiptare, te vjen vertet keq…

  5. kam vetem adrese e-mail e jo sit web

  6. pro.... says:

    Jeta ne glob nuk ka limite jetese..,por eshte kulture bashkejetesa,eshte kontribut dhe jo perjashtim qofte edhe mendesor.Cilivizimi i hap rruge gjithshkaje pozitive.
    ..{krimi eshte ifrikshem}

  7. KOZi says:

    Duhet perdorur shprehja e sakte- sic themi anglezet,hollandezet, bullgaret, spanjollet duhet thene sirianet,libanezet, irakenet,etj. jo te thuhet muslimanet! Ne gjermani ka rreth 60 vite qe Turqit kane shkuar ne menyre te organizuar per pune e nuk eshte thene muslimanet por turqit.,.. tung

    1. SHIH SHIH says:

      Turqit jane te ndare ne turq dhe myslimane turqishtfoles ? Keta te paret hyjne ne grupin e emigranteve turq ne Evrope,ndersa keta te dytet jane myslimane si gjithe te tjeret (dmth kafshe me surrat njeriu,pavaresisht se flasin kafsherisht,turqisht,arabisht,persisht apo … )

  8. ciltersia says:

    O zot kur flet dhe kjo pseudoshkrimtarja,qe ben zhurme qe te thote se jetoj dhe une.
    Pale,po kur hyn ne debate,kur sja var askush,per ndonje problem.Nxjer perpara Hollanden dhe Perendimin per te na sugjestionuar.Pkaaaa….!Perendimorja.Nuk te duhen ti lexosh me shume se dy reshta, apo 2 minuta per ta degjuar qe ti kuptosh kompleksin e inferioritetit provincial qe ka dhe nivelin e limituar kulturor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje