Vezët në Parlament, Ruçi kërkon përjashtimin e deputetëve që qëlluan

25 Shkurt 2016, 19:51Politika TEMA

Top Channel ka mësuar për dërgimin e një letre, mbrëmjen e së enjtes, nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke marrë shkas nga zhvillimet e sotme në Parlament.

Ruçi kërkon me urgjencë mbledhjen e Byrosë parlamentare, për të marrë masa ndaj atyre që krijuan një situatë, siç e cilëson ai në letër “aspak të denjë për një Parlament”.

Po ashtu në letër, bazuar në nenin 65 të rregullores së Kuvendit, Ruçi kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës, të cilën lëshuan vezë e fjalë të rënda fyese ndaj Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Ruçi kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të deputetëve Albina Deda, Genti Strazimiri dhe Bedri Hoxha.

3 komente në “Vezët në Parlament, Ruçi kërkon përjashtimin e deputetëve që qëlluan”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Shume e drejte…

  2. Prokurori says:

    Strazimiri duhet te ndeshkohet si Prenga !

  3. Zigur Qarri says:

    Dhe kush flet,Gramoz Ruçi,personi pergjegjes per masakren e
    2 prillit 1991 ne Shkoder!Ish Ministri i mbrendeshem i diktatures,
    Deputet ne Demokraci!Ka nje rast te dyte si ky ne Europen Lindore?
    Parlamenti shqiptar,jo vetem streh per kriminelat ordinere,por edhe
    per kriminelat politik!Nuk ja nxjerrin syte njeri tjetrit keta,jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje