“Akuzat për Olsin? Përzura një biznesmen, vetëm pse në media u publikuan një foto të tij me tim vëlla”

26 Shkurt 2016, 10:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka “përzënë” një investitor, vetëm se në media u shfaq një foto e tij me të vëllain dhe ajo u përdor për të manipuluar opinion publik.

Bëhet fjalë për projektin e Spitallës në Durrës.

“Im vëlla për të cili unë vë dorën në zjarr për ndershmërinë dhe njerëzillëkun, u shfaq në një fotografi bashkë me një shokun e tij në Kinë, në një kompani kineze.

Dhe kjo fotografi u publikua si përfshirje e tij për të fituar garën në Spitallën e Durrësit.

Një investim ky që do të krijojë një punësim të madh vitet e ardhshme.

Dhe pavarësisht se e gjitha ajo ishte një manipulim i opinionit publik, unë i kam kërkuar ministrit të Ekonomisë ta anulojë procesin” tha Rama në “Top Story”.

9 komente në ““Akuzat për Olsin? Përzura një biznesmen, vetëm pse në media u publikuan një foto të tij me tim vëlla””

  1. Edkari says:

    E keqja e ketij vendi
    eshte kanceri Rama qe
    shtrihet si horizontalisht
    ashtu dhe vertikalisht.
    i duhen prere metastazat
    sa me shpejt aq me mire.

  2. tr says:

    Ha ha ha , ,ishte shume e vertete qe OLSI ME GEZIM MANEN ISHIN NE KINE PER PROJEKTIN E SPITALLES , ARSYET QR U TERHOQ ISHIN TE TJERA , TANI PO PERPIQET TE GJEJ MUNDESI TE TJERA PER OLSIN DHE SHOKUN E TIJ .

  3. genti says:

    Ajo firma Kineze nuk existonte ne internet Z.Baze… Ca perzuri ky?asnje? thjesht vellai me shokun e tij emigrant pa kokerr leku ne xhep donin temernin 500 hektare ne spitalle dhe pastaj me letrat e tokes do shkonin neper bote me gjet na i firme qe te investonte atjeee. doli foto dhe nuk ja vlejti barra qerane sepse edhe po ti mernin ato 500 hektare zor se vinte njeriiii

  4. milo says:

    Jo, ti e perzure se te zbuluan si te perfshire ne ate pisllek,skishe rrugedalje, me pak fjale “te kapen”.

  5. Mondi says:

    Ky Olsi me ca meret ne jete? Kam dhe une nje vella po nuk ka lek me vajt deri ne Korfuz jo me te takoje bisnesmene te interesuar te paguajne “kafe” ne Shqiperi.

  6. TNT says:

    Po çfare faji ka pas buznesmeni o Mbret?! Pse nuk I thu Olsit te mos ju afrohet, eshte me kollaj…

  7. Arben says:

    GABIM KE BERE PO QE SE E KE PERZENE VETEM PER NJE FOTO.

    SE MOS OLSI I KISHTE KERKUAR PERQINDJE???!!!!!

    ATEHERE JENI TE DY PER BURG.

  8. Dean Brown says:

    Tek lexoja keto rreshta per ndershmerine e kryeministrit tone te dashur ca pika lot me rrodhen ne faqe. Nuk e kuptoj pse jane kaq te lige keta njerez valle. Ai mundohet me mish e me shpirt te na jape nje te ardhme neve, popullit te tij te dashur, kurse ne ja shperblejme ne kete menyre, si mosmirnjohes te vertete. Nuk e meritojme kete kryeminister.

  9. DIA says:

    Pse nuk thua te verteten qe nuk u paraqit asnje kompani tjeter ne gare dhe keshtu tenderi ishte i anolluar vetvetiu u munduhat te mbuloni pisllikun dhe krijuat nje kompani italjane qe kur u verifikua nuk ekzistonte e regjistruar ne Itali ndaj u detyrove dhe e anullove gjoja fitusin se neser do shkoje ne burg zotrote po te mos e kishe anolluar per kete dhe jo per nje fotografi, ore po nuk te pyeta ky olsi ka libreze pune ne Shqiperi apo i la shume trashegimi Kristaqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje