Fejzo Zekaj, një biznesmen i njohur ndërtimesh në Tiranë u arrestua nga drejtoria e Krimit të Organizuar të enjten, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit tha se 38-vjeçari Zekaj u arrestua pasi gjykata e Breshias në Itali kishte lëshuar një urdhër-arrest kundër tij.
Në një njoftim të shkurtër për shtyp, policia deklaroi se ndaj Zekajt ishte vendosur masa e “arrestit me burg” nga gjykata italiane, por nuk sqaroi kohën e lëshimit të urdhër-arrestit.
BIRN arriti të mësonte se biznesmeni i ndërtimit, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali ishte shpallur në kërkim që në vitin 2015, por kërkesa e drejtësisë italiane vonoi të ekzekutohej për muaj me radhë.
Oficerë të policisë në Tiranë i thanë BIRN-it se emri i Fejzo Zekajt-pronar në hije i kompanisë së ndërtimit “F.Z Construction” nuk ishte i panjohur për ta.
“Ai ka qenë i dyshuar për veprimtari të paligjshme, por statusi social i siguruar përmes investimesh të rëndësishme e kishte bërë thuajse të paprekshëm,” tha një agjent i policisë në kushtet e anonimatit.
I pyetur për vonesën e ekzekutimit të urdhër-arrestit për Zekajn, një zëdhënës i Policisë së Shtetit i tha BIRN se bëhet fjalë për kohën e nevojshme që kërkojnë procedurat.
“Në raste të tilla ka procedura të domosdoshme ligjore të cilat duhet të ndiqen, para se të bëhet ekzekutimi i shpalljes në kërkim nga vende ku dyshohet se është kryer vepra penale,” tha ai.
Policia u tregua gjithashtu e rezervuar për të dhënë detaje mbi veprimtarinë e dyshimtë në Itali të të arrestuarit, e cila është bërë tashmë objekt hetimi. Ndërsa rezulton se gjatë kohës që Zekaj ishte në hetim në Itali, ai ia ka dalë të ndërtojë dhe të rrisë biznesin e tij në Shqipëri.
Në vitin 2007, ai ka themeluar kompaninë e ndërtimit “F.Z Construction” në Tiranë dhe një vit më pas rezulton të ketë përfituar edhe fonde publike. Sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, kjo kompani zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga nëna 68 vjeçare e Fejzo Zekajt dhe administrohet nga motra e tij.
Sipas QKR, kapitali i kompanisë është 126 milionë lekë, ndërsa aktiviteti i saj shtrihet së fundmi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e liqenit të Thatë, një kompleks rezidencial në Sauk dhe një tjetër kompleks vilash luksoze në Lundër, i quajtur “White Houses”.
Përveç ndërtimit të komplekseve të banimit, F.Z Construction ka përfituar në të shkuarën edhe fonde publike për rikonstruktimin e rrugëve në Tiranë dhe në Berat.
Në profilin e kompanisë në Facebook thuhet se ajo ka përfituar një tender prej 158.806.814 lekësh për ndërtimin e një rruge në Bllokun 45, projekt i zbatuar në vitin 2008-një vit pasi kompania ishte krijuar.
Në të njëjtin vit, “F.Z Construction” ka kryer rikonstruksionin e rrugës Çorovodë – Teqeja – Kanione Skrapar, me një fond prej 54.902.588 lekësh të bashkisë së Beratit.
Pas arrestimit, Fejzo Zekaj pritet të përballet me gjykatën ku do të shqyrtohet kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e tij.
Edhe pse autoritetet shqiptare janë përgjithësisht aprovuese me kërkesat për ekstradim që vijnë nga shtetet anëtare në BE, gjatë viteve të fundit, disa të arrestuar të profilit të lartë, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe veprimtari të krimit të organizuar kanë mundur t’i luftojnë me sukses kërkesat për ekstradim në gjykatë.
ky eshte nje djale fisnik…shpirt njeriu …edhe shqiptar i vertet ..pse po e beni kurban per pepinot e mmallkuar qe vetem ne nje nate vrane nje anije me njeqind njeres gra e femije shqiptare ne 97’…ky shtet eshte shtet pleherash qe dorezon shtetasit e tij tek italianet e pabese..
ky djale eshte fisnik i vertet edhe shpirt njeriu..e shqipetar i mire shume ..pse e syrgjynosni ne itali?i shitet te gjithe djemte shqipetare ..
Po sepse keshtu po i heqin qafe te gjithe cunat shqiptare te Zote dhe bisnesmen.Ku eshte ai italiani i Agon Chanel? Pse nuk e ekstraon italia? Vetem ky shteti yne i shet djemte e vet si lope.Keta tradhetaret dhe te Shiturit
Ky eshte zagar i Berishes.
Menjehere ne 2007, dy vjet mbasi erdhi Sala, lulezoi Biznesi i tij.
Ky ka lidhje me femijet e Berishes.
Mbajeni nja 6 muaj ketu, te shkundi leket, pastaj cojeni ne Itali te marri denimin.
Pak nga pak po del qe kur thua bisnesmen nenkupton nje trafikant ose mafioz dhe anasjelltas
“Rrofte “prokuroria qe zbulon pastrimin e produkteve te vepres penale
Tani une dua te di: kush eshte me I mire per kete vend, ky djalosh qe ve koken ne rrezik jashte vendit per te bere para (te me fali, pasi une nuk di asgje per rastin ne fjale por po e marre si shembull te vertete) dhe parate e fituara me koken ne rrezik vjen dhe i investon ketu, ne vendin e tij, apo nje politikan, I cili vjedh fondet publike, buken e fukarenjeve dhe sakateve dhe parate e vjedhura i depoziton jashte shtetit, ne bankat e huaja per ti fshehur?
Bravo. Aron te lumt kto qelbesira na pin gjakun. Dhe leket i cojn neper bankat e huaja. Ti ken per 10 breza. Qe vdekshin legenat.
po do te dalin dhe politikani mbas tij ,se te ishte per policin shqiptare nuk e prekte njeri per njiqind vite si gjith tjeret kush u kap nga policia jon ?
pse mer den te ka prish pune ky ndertusi ty qe thot rroft brokuroria, ky mban nji pjes te mire njerzish jne pune
po ky eshte shtet legen qe mundohen ti rrenojn popullin e vet
“Dyshohet per trafikim lendesh narkotike ne Itali”. Pra, dyshohet, nuk dihet nese ka trafikuar me te vertete. Pastaj, edhe nese e ka bere nje gje te tille ne Itali, perse u dashka derguar ne Itali nga shteti shqiptar, burgun le ta beje ne Shqiperi, perse ne Itali? Apo si duket shteti italian do qe avokatet e tij te fitojne nja ca leke, si psh, nja ca qindra mijera euro.. Pa lidhje fare.
sepse ke marrveshje me italine per kete gje. i vetmi rast qe nuk ekstradohet eshte kur denimi i munshem ne itali eshte me i lart se denimi i mundshem ne shqiperi, kur ne kete rast kodi jone penal eshte nga me te egrit ne be per drogen
nuk ka nevoj te jete i denuar, eshte marre mase sigurie arrest me burg dhe dergohet aty.
gjithsesi shteti jone edhe po mos ta dergoi ne itali duhet ta mbaj ne burg ketu deri sa te jepet vendimi atje.
Nje djale Zotni … I sjellshem , korrekt dhe me shpirt …..motra ime ka blere nje hyrje ne Komleksin te ish Liqeni I thate….Na la maximumin e mundshem te pershtypjeve me te mira te nje njeriu….Zoti e ndihmofte ! ….
DROGAXHIU I RILINDJES ENVERISTE FEJZO ZEKAJ NJESOJ SI DROGAXIU I RILINDJES SOCIALISTE ERMAL HOXHA.
Keta BIZNESMENE qe luajne bixhoz me fonde publike, ne kujdesin e vazhdueshem te Rilindjes Enveriste kur BE-ja i kap dhe i akuzon si DROGAXHINJ pushteti mafioz ne Shqypni ngutet t’i shpalle si ARMIQ te Kllases.
prandaj ka ardhur koha te pyesim:
CU BE ME BOSIN E KOKAINES TE XIBRAKES DHE NIPIN E NEXHMIJES SE VARFER ERMAL HOXHA ?
se e vluara e tij mis Albania po e pret me padurim megjithe Ferrarin e Kuq ke dera e shtepise.
O Kostandin,po eshte marre me pislliqe ne Itali,me droge, ndoshta ka vrare dhe ty te duket fisnik.Apo meqe ti i ke inat italianet ky qafiri eshte burre i mire.Ne burg te kalben qelbesirat.
Ky eshte titulli i nje suniti shqipfoles: Ne Evrope korrak kiminel,ne Albanistan ”bixnecman”….!!!!!
Sa ta zgjidhin shqiptaret se duhet apo jo ,amerika ndertoi komplet Floriden dhe summorr njeri me kete pune.Dyshimi nuk eshte fakt.
Te hedhë gurin i pari ai djalë qe nuk e ka bere trafikantin apo nuk deshiron me gjithe shpirt ta bëj pasi ska mundesi tjeter per te mbijetuar ne kete vend. Kam siguri te plote qe te gjithe ata qe kane zili do e bejne. Gjithe djemt shqiptar kane ndare hesapet me vdekjen kur kane bere kete pune dhe i kane sjelle leket ne vendin e tyre. Pse si kujtoni ju u ngrit Shqiperia me cfare lekesh? Te gjithe pa perjashtim te gjitha investimet qe jane bere e kane nje prejardhje te droge. Merrini pra gjithe shqiptaret e futini ne burg. Apo e keqja shqiperise i vjen nga keta djem? Jo jo keta e mbajten vendin tone doni apo sdoni ta pranoni. Nuk e promovoj kete lloj jete por i pergezoj njerezit qe kane luftuar per te krijuar nje kapital dhe tani e shfrytezojne ne menyre te shendetshme. Ai ndeshkimin do e marre por mendoj qe nuk e meriton. Ka liste shume te gjate perpara ketyre qe drejtesia duhet te merret po si do qofte ajo e shkret drejtesi eshte e verber. E mjere ne qe jetojme ketu.
Ketu qendron problemi ne Shqiperin tone se drogaxhiu (n q se eshte e vertet per kete rast)eshte fisnik na paska rrezikuar jeten per tu pasuruar sa me shpejt dhe sa me shume per nje periudhe te shkurter
Mjere ne per vendin ku jetojme , e mjere ne per shtetin dhe Mediat qe kemi. Ky lajm ben buje kudo dhe pritet gjykim per dike qe investon per vendin. dhe nuk gjykohen ato plehra qe e qeverisin kete vend. Lajmet flasim me shume per dike qe “dyshohet” dhe jo per ata njerez qe vrasin dhe shkaterojn familje dhe marrin jete njerzish por flasin per nje biznesmen te thjesht i cili me te vertet duket qe ka bere investime shume te bukura per kete Toke e cila kerkon ta shkaterrojne. Vertet qe jeki nje vend i cili i ka humbur te gjitha vlerat dhe sheh vetem pertej urrejtjes dhe smires se madhe. Po poletikanet sa vjedhin? po parate e tyre nga dalin? apo mjafton me rrogat e shtetit? ku vetem Drita nuk pagujne me
ato lek? apo ato makina lluksi? po nuk jemi shtet ne joo. se te ishim do kishim ecur perpara. Nuk e njoh personalisht por mendoj se cdo gje qe thuhet do jet keqkuptim.