Emigrantët sirianë/ Rama: Nuk do të hapim kufirin, nuk kemi as kushte dhe as fuqinë

26 Shkurt 2016, 09:17Sociale TEMA

“Duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në vendin tonë, ajo që është e rëndësishme, është që të ketë një bashkëpunim shumë të madh me të gjithë vendet fqinje, dhe në këtë rast me Greqinë por edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian, sepse ky duhet të jetë një projekt i përbashkët. Dua të theksoj sërish që të gjithë ata persona që presin të hyjnë në Shqipëri është mirë që të kenë një regjistrim të posaçëm dhe të identifikohen, kjo për arsye sigurie të vendit”.

Kështu deklaroi dje ministrja e Integrimit, Klajda gjosha.

Por, kjo deklaratë e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha që u bë gjatë paradites të së enjtes në Korçë, u rrëzua në mbrëmje nga kryeministri Edi Rama në “Top Story”.

“Ne nuk kemi pse bëjmë një zgjedhje të ndryshme nga zgjedhja që bën vendet e Korridorit. Ne nuk do të hapim kufirin, s’kemi arsye ta bëjmë këtë gjë, sepse nuk kemi as kushtet, as fuqinë dhe as delirin që mund të shpëtojmë botën, ndërkohë që të tjerët mbyllin kufijtë, Serbia e mbyll, Maqedonia e mbyll, të vijnë tek ne?!”, u shpreh kryeministri Rama.

Por, pavarësisht kësaj deklarate të kryeministrit, sinjalet për ardhjen e refugjatëve në mënyrë të organizuar kanë bërë që policia të marrë masa me patrullime në akset që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Masat e shtuara janë në akset që lidhin Kapshticën dhe Kakavijën, dy prej pikave kryesore që lidhin vendin tonë me Greqinë.

9 komente në “Emigrantët sirianë/ Rama: Nuk do të hapim kufirin, nuk kemi as kushte dhe as fuqinë”

  1. Ju skeni fuqi te mbroni emigrantet Shqiptare, 164 eshte numri i Shqiptareve te zhdukur ne kufirin edhe ne shteti Grek. Nisni hetimet e ketyre te zhdukurve edhe pastaj shisni pordhalitet. Qeveri pjaneca.

  2. Klimax says:

    Patjeter more “humanitari” Edi! Ti e hap kufirin vetem per te strehuar terrorizmin, ata qe te diktojne amerikanet, ata qe nuk i pranon gjithe bota duke perfshire dhe vet SHBA-ne!!!!!
    Patjeter qe ti e mbyll kufirin per femije e gra te larguara nga lufta sepse ti nuk do qe Shqiperia te lehtesoj dhimbjet dhe vuajtjet e tyre per nje kalim tranzit ne vendet e pasura te Europes qendrore e veriore.
    Patjeter qe ti “harron” vuajtjet e popullit tend ne vitet 1990 kur vetem kufirin grek e kaluan per pak kohe nje milion shqiptare, ne brigjet italiane me mijra e mijra te tjere packa se ne Shqiperi nuk kishte ndonje Lufte Civile!!!!
    Patjeter qe ti “harron” Luften e Kosoves” kur gati nje milion kosovare u futen ne Shqiperine e varfer dhe u mikpriten nga familjet shqiptare, kur dhjetra mijra te tjere u pranuan nga vendet europiane duke u bere pjese e shoqerive te tyre!!!!!
    I vetem dhe i izoluar nuk shpeton as veten dhe jo boten, por te bashkuar po, mund ta shpetojme vetveten dhe boten!

    1. x says:

      Vetem 5% jane nga siria ! Te tjeret jane algjerian marokene afgan e pakistanez dmth rraca me e keqe qe ekziston ne globe !!!

    2. pjatalarsi says:

      Mire qe ti humanitari klimax i barazon kosovaret me sirianet, sepse mund te jesh nje fetar i thekur mysliman, qe para fese nuk ve kombin, por kur kufiri i Malit te Zi qendron mbyllur, nga do te ikin keta emigrante tranzite? Nga deti Adriatik per ne Itali? Ke ndonje ide ti? Apo thjesht leshon bajga populiste, fjale te bukura e gur ne traste?! Apo don ta izolosh Shqiperine edhe me keq se eshte e izoluar nga fqinjet?

  3. Valbona says:

    BRAVO.Te rrine ne greqi se i kane te gjitha kushtet sufllaq

  4. bayoneta says:

    Mos ben gabim te hapesh kufirin se do na mbushin me mbeturina me keq se jemi te mbushur.
    Lere se mire jane ne greqi tek Gabelet vellezerit e tyre.Ne nuk jemi ne EU le ti marren ne gjermani se aty pelqehen me shume sirianet se shqiptaret,le ti ushqeje spiunja e DDRse Frau Merkel dhe evropa.Ne na lane e mbyteshim ne det 23 vjet keta evropianet dhe per arabet dhe te zinjte jane zemergjere.

  5. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Ti kujtoj kryeministrit delirant hundeperpjet, se me qindra shqiptarë xhinxandist qe jan në Siri dhe Irak,si dhe nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Presheva janë përgjegjës për çrrënjosjen e këtyre refugjatëve.

  6. tfgs1 says:

    kemi beqirat sunite e shiite qe u digjet suma per birazeret arabe,kshq hape kufirin………..

  7. Agroni usa says:

    Te dalesh kunder ardhjes se emigranteve ngado qe jane eshte idiotizem dhe egoizem i keq.A nuk qeme ne qe vershuam vendeve te botes per nje jete me te mire me te gjitha rruget.Diku u mirepritem diku jo por pervec Greqize qe tallte b… sa here nuk merrte dicka nga politikanet shqiptare.te tjeret na priten,na sistemuan me ato mundesi qe kishin dhe sot shume shqiptare ndjehen si ne vendin e tre,kane ecur e zhvilluar jeten njelloj me vendasit.Te harrosh ato qe ke kaluar vete nuk eshte as njerezore e as fetare,nese do ta kthenim ne ate linje.”Mos i bej tjetrit ate qe nuk deshiron te ta bejne ty!”Afera llafesh e mundesishe per perfitime politike e sociale krijohen ne kete raste,por kush synon ngritje ne sferat e larta nga fatkeqesite e te tjereve vec njeri nuk eshte,Qe duhet te behet kujdes kush vjen e kush shkon,te mirren informacione paraprake eshte domsdoshmeri ne keto kshte kur terrorizmi gelon gjithandej,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje