Shqipëria me një marinë jahtesh moderne (?)

25 Shkurt 2016, 09:18Sociale TEMA

Shqipëria do të mund të ketë për herë të parë një strukturë moderne portuale për jahtet.

Kompania londineze e jahteve Charterworld shkruan se së shpejti do të nisë ndërtimi i Porto Albania, projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri i cili ka arritur të sigurojë dokumentet e nevojshme nga qeveria.

Ky do të jetë porti i parë ndërkombëtar i jahteve në Shqipëri që do të përmbushë standardet europiane për të strehuar rreth 720 anije me gjatësi deri në 75 metra, raporton Monitor.

Vendodhja e favorshme gjeografike do të rrisë ndjeshëm popullaritetin e saj, kundrejt konkurrentëve të drejtëpërdrejtë siç është Mali i Zi dhe Kroacia, por edhe destinacioneve turistike, si Greqia dhe Italia.

Porti është pjesë e një projekti të madh që do të përfshijë edhe ngritjen e strukturave akomoduese në tokë, si : hotele, rezidenca, vila, dyqane tregtare, por edhe restorante, kafene, fusha golfi, spa dhe facilitete të tjera sportive.

Ky është një investim që menaxhohet nga kompania zvicerane FINSEC Ltd Zug, në bashkëpunim me atë shqiptare FINSEC Port SHA Tirana. Charterworld shkruan se të dy kompanitë po punojnë për të krijuar një destinacion të veçantë në rajon.

Anëtari i bordit i kompanisë FINSEC, Peter Ruckstuhl thotë se: “ Porti i jahteve është faza e parë e planit tonë të investimeve. Parashikohet që të shtrihet në 170 hektarë dhe të ketë hacilitete, si : hotel, spa, fusha golfi, etj. që do të ndërtohen”.

Por, ekspertët e këtij sektori thonë se Shqipëria nuk ofron kushte për të zhvilluar turizmin luksoz të jahteve pasi nuk ka infrastrukturë mbështetëse në tokë, siç janë hotelet, resortet etj. Mali i Zi vlerësohet si një nga destinacionet më infrastrukturën më moderne të ankorimit të jahteve.

20 komente në “Shqipëria me një marinë jahtesh moderne (?)”

  1. studenti says:

    O budallenj! ….”Marine” anglisht do te thote “port turistik”, ndersa shqip, fjala “marine” do te thote “flote detare”.
    Ku mutin e keni mesuar shqipen?

    1. pip says:

      mos u nxeh trim,shqipja eshte ndertuar 80% me huazime nga shume gjuhe te tjera.Mjafton te dish disagjuhe dhe e kupton shpejt.Tung

      1. undefined says:

        Per tu habitur si nuk i ka shkuar ndermend gjithe atyre Albanologeve te medhenj kjo teoria jote ore Pip hahahaha hajde paranoid hajde te vesh duart ne koke me te tille hajvanesh qe kujtojn se kane dicka ne koke por ne te vertete jane komplet caracen

      2. tt says:

        Vari kkk eshte nga ato bucet e Janulles qe rrini tere diten duke pellitur kunder shqiptareve neper forume kaq di kaq ja pret hajvanit pune debilash qe lahen edhe ne dush me mamate e veta

      3. Justinian - Illyrian Emperor says:

        po mor jevgjit neog grek ashtu eshte, sic eshte fakt qe edhe ti nuk je bir kurve greeke uppssss… po ti je bastard buceje, vetem me nje vecanti, qe ke per bab nje lab qe nuk e ke njihur kurr.

        Shqipja eshte gjuhe s sterlashte pellazgjike, dhe ka ndikime te huaja, por 80% jane fjale shqip vendase.

    2. dmx says:

      Marine vjen nga fjala Mare (latinisht) dhe nuk ka te bej me fjalen Port ore studenti mire ti po edhe ky koqja me poshte me nick Pip qe mundohet te bej te “zgjuarin” por del komplet toc kuklle me ato qe shkruan

    3. Atdhetari says:

      E shkaterruan Shqiperine.E shiten.Po ja japin te huajve te gjithe pjeset me te mira te Shqiperuse.Bisneset vendase po i shtypin me taksa dhe bisnesmenet Vendase

  2. Shtriga says:

    Po artikulli nuk specifikon se ku do ndertohet ky port? Mos valle ne Karaburun ? U pa puna te vemi kete vit sa pa bere portin keta se pastaj vene kycin dhe ta harrojme te shkelim me aty..

    1. Ermal says:

      E ke ne Kavaje prane plazhit te gjeneralit. Ka gati 1 vit qe ka nisur punimet.

  3. qi vicerrant! says:

    e pse ti bejn zvicerjanet bythqima!
    le ti bejn vet shqiptart!
    boll me te huajt qe na e ben shqipnin lesh pershesh

    1. erdi says:

      Pse kujton ti se nuk jane edhe shqiptaret ne kete tave??Heheheh….Kjo shoqeria FINSEC e Shqiperise me siguri eshte e shqiptareve,por me nje vecanti.Te kjo shoqeri jane ish pushtetaret qe nuk do investojne PARA’,por kane “nvestuar”firmen me karrigen qe kane pasur per ta lejuar investimin e zviceraneve.Me nje fjale, u kane marre aksione .

    2. mos pyet se e hengre says:

      Po shqypkare jane,pi koshove e trafikante te druoges,or té

  4. honzik says:

    kinezerira si puna 500 hektareve qe do merte olsi ne spitalle

    porto montenegron e ka bere rothchild family kurse kjo firma nuk gjehet ne ineternet dakuuuu

  5. Meti says:

    Jane mashtruesit e radhes qe shiten si investitore. Kane 10 vjet qe genjejne miletin per gjoja investimin e tyre temadh qe do bejne. Shqiperia eshte kthyer per te huajt ne nje shesh qe e bejne pershesh. Me pak fjale vari leshtketij Lajmi.

  6. kuq e zi says:

    ky port eshte ne ndertim e siper ne zonen shkembore te bregdetit te kavajes
    por ketu ka dicka qe nuk shkon sepse deri tani qeveria jone nuk ka bere te ditur qe do prishi 170 ha toke e cila eshte park natyror
    pra pse pd nuk proteston per prishjen e ketij parku por per kendin e lodrave?????

  7. Info nga Bregu says:

    Vendim i KM
    nr. 505, datë 30.5.2013
    Për miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT”, të
    lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe
    bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Finsec” ltd dhe
    “Doprastav” SA, për ndërtimin, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe
    transferimin e portit të jahteve në komunën Synej, Kavajë…………

  8. druni says:

    stugenti o budalla, marine vjen nga fjala latine mare qe do te thot det edhe ska lidhje fare me port, idiot i lindur

  9. Alma says:

    Per ta plotesuar:
    Vendimi i KKT
    nr. 4, date 22.08.2014
    Per miratimin e lejes zhvillimore komplekse
    per ndertimin e “Portit te jahteve” ne Kalane e Turres,
    komuna Synej, Kavaje.

  10. Iliria says:

    Si gjithmone perkthime ordinere nga Google, nga gazetashites shqypo ordinera.. Hec e merre vesh ça eshte “marine jahtesh”, une di se thuhet “port jahtesh”, hec e merre vesh ça dmth “facilitet” (facility ne anglisht), apo “akomoduese”, etj.. Analfabetizem intelektual Made in Albanistan..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje