Ja 16 tregjet në Tiranë, Veliaj: Askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugë

26 Shkurt 2016, 15:28Sociale TEMA
Ja 16 tregjet në Tiranë, Veliaj: Askush të mos detyrohet të

Nisur nga problematika me të cilën po përballet Bashkia e Tiranës me ambulantët që shesin në kushte aspak higjenike neper rruge e trotuare, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një hartë me të gjitha tregjet të cilat mund të përdoren nga tregtarët dhe konsumatorët.

Në një postim më rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se teksa po punohet për tregje me standarde në higjienë dhe infrastrukturë, në kryeqytet ndodhen 16 të tilla.  

“Po punojmë çdo ditë për më shumë tregje, që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugë. Nëse do të dish tregun më të afërt në lagjen tënde, hidhi një sy hartës”, shkruan Veliaj.

Ai thotë se Bashkia e Tiranës po krijon kushtet e nevojshme që askush të mos shesë në rrugë. 

Ja cilat janë tregjet e licencuara:

Tregu Pazari i Ri

Tregu  ”Mihal Grameno”

Tregu “Xhamlliku”

Tregu “Shkolla e Bashkuar”

Tregu “Vasil Shanto”

Tregu “1 Maji”

Tregu “Kombinat”

Tregu “Industrial”

Tregu  “Artan Lenja”

Tregu  “4 Dëshmorët”

Tregu  “Uzina Dinamo”

Tregu  “Stacioni Trenit”

Tregu “Mine Peza”

Tregu “Him Kolli”

Tregu  “Pandi Dardha”

Tregu “Institut”.

3 komente në “Ja 16 tregjet në Tiranë, Veliaj: Askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugë”

  1. sokrat says:

    Zoti Veliaj,

    Tregu perballe shkolles se bashkuar qe na sugjeron eshte nje pisllek i gjalle, qe te kujton mesjeten. Turp qe vazhdoni ta mbani ne pune kete treg dhe ta promovoni per shitje ne te ardhmen. Shko shikoje nje here o burre se cfare behet aty, ku gjen nje wc ngjitur mre pallatin dhe ku pislleku, zhurma 24/24 po i torturojne banoret. Banoret kane vite qe ankohet per ta shkulur kete treg dhe per tja kthyer banoreve hapesiren publike te zene, ti vazhdon dhe injoron zerin e banoreve. A mund te jetosh ti ne nje pallat me nje treg te tille ngjitur me te? Perse i injoron ankesat e banoreve? Skema qe na ofron nuk eshte perendimore dhe bashkekohore. Ne cilin vend te evropes ka tregje te tille, permanente dhe zhul i gjalle. Mafia e pronave vazhdon te bej ligjin vetem e vetem per fitime te nje grupi te vogel njerezish pa shpirt. Reflekto dhe na e hiq kete treg monster.

  2. sokrat says:

    Z. Veliaj

  3. arben says:

    Keto jane tregjet e injorances se trasheguar nga e kaluara te cilen duhet ta ndryshoni urgjentisht. A mund te quhen tregje ai i shkolles se bashkuar apo xhamllekut qe te kujtojne kandaharin dhe aspak evropen ku duam te shkojme. Prishini keto mostra dhe gjeni zgjidhje si ne te gjithe Evropen. Askund nuk ka tregje te tille ne mes te pallatave te banimit qe tregojne injorancen e nje shteti, qyteti dhe bashkie injorante. Ne se nuk dini shkoni shikoni dhe mesoni. Presim Rilindje sic na premtuat dhe jo ricikilm te injorances se kaluar. Keto hapesira publike kthejini ne lulishte per publikun ose ne kende lojrash per femijet te cilat mungojne plotesisht ne keto pjese te Tiranes. gjeni zgjidhje dhe mos mbeshtesni zaptuesit e tokave poblike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje