Fshati San Juan Parangaricutiro njihet ndryshe edhe si “Pompei i Meksikës.” Kjo, pasi në vitin 1943, si pasojë e një shpërthimi vullkanik, fshati u mbulua i gjithi nga llava. E vetmja ndërtesë që ka arritur të mbijetojë deri më sot është kisha e tij ikonike. Ndërsa disa preferojnë të besojnë se aftësia e kësaj ndërtese për t’i mbijetuar vërshimit të llavës ka qenë një vepër hyjnore, blloqet solide janë gjithashtu për t’u vlerësuar.