Dy ish-drejtorët e PD të akuzuar për korrupsion udhëheqin protestën e biznesit të vogël

27 Shkurt 2016, 12:03Sociale TEMA
Dy ish-drejtorët e PD të akuzuar për korrupsion udhëheqin

Besjan Pesha dhe Panajot Soko, dy njerëzit që udhëheqin sot protestën e biznesit të vogël kundër taksës për zënien e hapësirës publike, nuk janë të panjohur për publikun.

Për disa vite ata kanë shërbyer në qeverinë e Sali Berishës, nga viti 2009 deri në vitin 2013, kohë kur janë shkarkuar nga detyra si të akuzuar për korrupsion, dëm ekonomik, dhe janë kallëzuar në Prokurori nga ILDKP-ja për fshehje të pasurisë.

Besjan Pesha është i njohur për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nga viti 2011 deri në nëntor të 2012, kohë në të cilën u shkarkua për korrupsion dhe krim ekonomik, vecanërisht lidhur me minierat e kromit në veri dhe naftën në jug të vendit.

Pesha është akuzuar me prova se ka hyrë në raporte aferash korruptive me disa përfaqësues të rëndësishëm të biznesit të galerive të kromit në veri, duke kërkuar prej tyre shuma parash kundrejt mosveprimeve, shuma të cilat janë paguar në forma gjobash përgjatë muajve të Peshës në këtë post.

Shkarkimi i tij erdhi pas një denoncimi privat që ka bërë një prej biznesmenëve të galerive të kromit në very në vitin 2012. Sipas denoncimit të atëhershëm, shifrat e gjobëvënies varionin nga 50 deri në 70 mijë euro, ndërkaq asokoheu përfol se Pesha ishte i përfshirë edhe në një biznes të përbashkët për çimentimin e disa puseve të naftës, në kontrata që kapin shuma deri në 5 milionë euro.

Ndërsa drejtuesi tjetër i protestave të sotme të biznesit, Panajot Soko, nga viti 2009 deri në vitin 2011 ka punuar si përgjegjës i sektorit të buxhetit në Ministrinë e Financave të drejtuar nga Ridvan Bode, e më pas në korrik 2011, së bashku me Besjan Peshën, i cili në të njëjtën kohë u emërua drejtor i AKBN-së, Soko si njeriu i ngushtë i tij mori postin e drejtorit të Financave të agjencisë së burimeve natyrore.

Soko shkarkohet nga detyra korrik 2013, me ardhjen e qeverisë së re, por ai nuk do t’i shpëtonte akuzës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili një vit më pas do ta kallëzonte penalisht në Prokurori për fshehje të pasurisë, bashkë me një sërë zyrtarësh të tjerë të qeverisë Berisha.

Sot Soko është një nga aksionerët e kompanisë Transoil Group sh.a, e specializuar në menaxhimin e naftës dhe hidrokarbureve, e cila aktualisht operon në fushën e Visokës që nga shkurti 2012.

30 komente në “Dy ish-drejtorët e PD të akuzuar për korrupsion udhëheqin protestën e biznesit të vogël”

  1. Hajdari says:

    Se mos harroni te shtoni se ky Persha i bente yneret e mesiperme si perfaqesues ne qeveri i Like floririt dhe LSI-se. Karrieren e nisi me Mjaftin, kaloi tek LSI dhe paska perfunduar tek PD. Djale me karakter, jo shaka…

    1. loli says:

      po mire o tema, ketej na thoni sa keq opozita se nuk ben asnjegje nga ana tjeter na thoni qe sa turp qe dalin ne protesta leta te pd.
      ore kaq shume ju jep erjoni??
      protestusit kur dalin per dicka te drejte ne proteste ska rendesi vijne nga pd ps apo piiii i satome

      1. tomi says:

        eh me Loli. As mos u indinjo fare. Keta propaganden e kane ne maje te gjuhes. Nga parate e buxhetit, me pare ndajne parate e propagandes e me pas cte mbetet per ndone lajle e lule. Po me Mero Bazen merresh o i shkrete? Mero e ka gjuhen me kore nga te lepiret e perjetshem sa nga Saliu, Rama (qe dikur ia nxiu figuren me gjyqin e ndaj se shoqes), tani Meten. Lere provincen Loli se nuk ia vjen.

    2. zef says:

      PARTI SHTET,,,, PARTI OPOZITE,,, PO E NJEJTA MUZIKE
      PD, PS,LSI, DREQI E DI, SI MUTI NE SHI.

  2. Piro says:

    Plehrat, hajdutet qe sot na hiqen si te prekupuar per biznesin. Keta kane vetem interesa politik qe te vjedhin me shume.

    1. alba says:

      tani i zuri meraku kta te PD? se per sa kohe ishin vete ne pushtet nuk mendoi kush per pjesen tjeter te popullit po vetem per xhepat e tyre.
      tani demek mendojne per bizneset e udheheqin protesta. Po te pa mend ata qe i lejojne te perdoren nga PD akoma.
      Dhe sa per protesten me vjen mire qe tani njerezit jane te lire te protestojne por do ishte me mire te protestonin per nje kauz qe na prek te gjitheve jo per tavolinat qe kane zene trotuaret neper Tirane

    2. sonila says:

      po mire kta qe dalin ne proteste a mendojne pak per ne te tjeret qe pikerisht veprimet e bizneseve na pengojne te shfrytezojme hapesirat publike. Trotuaret jane te zena, aq sa edhe kur je duke ecur ne kembe duhet te mbash rradhe. Sheshet jane te zena, femijet detyrohen te luajne neper rrugica lagjesh nese edhe kto nuk jane te zena nga tavolina te tjera.
      gjithkun tavolina dhe karrike! Nese nuk i paguani dot hiqini dhe na beni dhe ne te tjereve nje nder

      1. Stela says:

        Sonila ! Po te mendohesh ( pak fare) do te kuptosh nje gje shume te thjeshte.
        Bashkia dhe Lali Eri NUK e kane fare merakun per lirimin e hapesirave publike POR per leket qe duan t’i rjepin bisnesit.
        Shume mire mund te nxirrnin nje urdher per LIRIMIN e ketyre hapesirave , por ata thone ” Po e pagove mund t’a mbash, bile edhe t’a shtosh nese ke fuqi te paguash me shume”.
        Ja pra qe qellimi nuk qenkerka per me shume hapesire per qytetaret dhe femijet por PARAJA.

  3. Merita says:

    Ju lumte .Mos u terhiqni nga shkatrusit e vandalet te cilet ju dhembin syte nga perkushtimi i ekipit tuaj Bravo

  4. olta says:

    po normale
    protestat me idiote kta te PD i bejne se u mesuan te vjedhin kaq shume vite pa menduar nje here per popullin dhe tani qe duhet te ecin sipas rregullave, u ulen normat e fitimit. njerez te pavlere keta dhe te gjithe qe shkojne pas tyre.

    1. Joleza me 5 gjuhe te huaja me mesatare 10 e inteligjence zero. says:

      Olta na thuaj nje proteste te mencur te PS-se kur ishte ne opozite?

      1. tomi says:

        hahaha shoqja Joleza, lere Olten se eshte ne delir me keq se shefi. E sheh kjo protesten idiote ku t’ia fuse hurin shefi se ai s’le femer pa i fut hardhucen. Keto biba do rilindja.

  5. Qazim Mullet says:

    Vertet i dini shqiptaret budallenj ju te temes? Biznesi eshte ngritur vete per te mbrojtue interesat e tij legjitime ekonomike qe po ishkelen ne menyre antiligjore dhe antikushtetuese nga qeveria qendrore e vendore. Fakti qe aty perzohen njerez nga opozita nuk e ndryshon thelbin. Biznesi e shqiptaret ne pergjithesi nuk e shohin dot me sy rilindjen po njesoj si PD-ne.

  6. Marsi says:

    te dy kane qene te LSI dhe jo PD. Propaganda fuqishem. Po ne fund te fundit, PD/LSI/PS jane e keqeja e ketij vendi…

  7. Ada says:

    Skan se si te dalin vet ne protest se I doli boja PD qe ka drejurar gjithe protestat e deritanishme, por edhe kesaj rradhe dolet hapur

  8. Eldo says:

    Per cfare te ankohen biznesi qe ne njerezit skemi ku te kalojm nga tavolinat qe rreshtojne neper trotuare? Te pakten njehere qytetare ndiqni rregullat se deri tani keni bere qef.

  9. aqif tahipi says:

    O Mero te gjithe e dime se keto protesta urdherohen nga sala dhe shqupi. Jane keta tregtare “te vegjel ” qe sponsorizojne shqupin ne zgjedhje prandaj dhe lukunia e shqupistave ben gjoja si e merakosur per tregtaret.Kane filluar ta ndiejne qe tani se fitorja e te majtes ne 2017 do jete me me shume se 1 milion shuplaka dhe kjo i terbon ata.Rama dhe veliaj duhet ti sherbejne vetem njerezve te ndershem dhe jo hajduteve dhe “tokes se xanun ” te sales.

  10. Bora says:

    Ε para ne shqiperi jan me kokrra biznesmene te mirfillte te cilet nga ana profesionale do u vinte turp te dilnin hapur per korrupsion se i bie kush eshte kunder taksave nuk do ekonomi po gllaberim te pasuris ne kurris te popullit. Lere pastaj te mendojn per per mirqenien e tij.si ka mundesi qe jo pjese e shoqeris shqiptareve jeton akoma me mentalitetin e e gabuar “bej si them une e mos bej si bej un” .po kjo eshte motoja e atyre qe jane mesuar vetem te vjedhij e mos u neneshtrohen ligjeve.mjafte me me keto keto mentalitete te gabuara te paguajn edhe qindarken e fundit ketij populli qe vetem e kini shkaterruar.perse nuk dilni ne proteste per cmimet qe kini vene ne treg ju zotrinj.? perse duhet qe ne shqiperi te kete kete nivel cmimesh me te larta ne rajon ne te gjitha artikujt si ushqimor ashtu dhe industrial.po te ini te ndershem dilni para publikut dhe tregoni realitetin sa fitoni ju ne bizneset tuaja?.mjaft me ginjeshtra e dim mire sa fiton dhe kush fiton me shume.lereni hipokrizine e mos i politizoni gjerat.u mesuat deri tani te mbushni thaset dhe tani qe mbushni xhepat ju duken pak.normale se te biesh nga avioni e te maresh trenin eshte humbje e madhe per ju.po imagjinoni konsumatorin e thjesht qe ska te ardhura nga bizneset c’are duhet te bejne.te ngrihen e tu shkaterojn juve. eshte e drejt kjo?ky eshte paradoksi me i madhe qe egziston.mjaft behuni njeres e kerkoni barazi jo interesa personale.une do isha dakort sikur ne cdo biznes te behej nje auditim i mirfillt e te shikonim sa i permbaheni realitetit fiskal jo nga pushtetaret tuaj po nga nje pale e trete qe eshte e interesuar per drejtesi athere do kishit goje dhe shum te drejte te ngriheshit per te “drejtat tuaja”.shikojm qe ka nje nivel te ulet te iformacionit tregetar po te krahasosh vendet fqinje si italia apo greqia kane cmimet me te ulta se ne shqiperi gjithmon duke i krahasuar me pagen minimale te ketyre vendeve me tonen.pra eshte per te ardhur keq per keta njeres qe kerkojne te pasurohen ne kurris te popullit pa u dhene atyre as falnderimin e jo ndihme ekonomike.turp.le te ngrihen kunder biznesit te madh te ulin cmimet kjo do ishte e drejt per te gjithe.

    1. tregetia says:

      Bora, keqardhje zonje,,ju nuk e dini ende qe cmimet nuk i vendosin tregetaret por shteti? Pra i vendos niveli i taksave qe ve shteti. Cdo mall tatohet dhe ketu jane cmimet me te larta sepse pikerisht jane taksimet qe bene shteti me te larta, me te larta se ne cdo vend tjeter te botes, dhe nje njeri qe nuk e di si funksionon ky problem mendon gabimisht se cmimet i vendosin tregetaret. Pikerisht per shkak te nivelit te taksave ekonomia rri ne vend numero, per shkak te korrupsionit dhe te taksave nuk investohet ne vend, por edhe ata qe kane para i investojne ato jashte shtetit. Vetem vitin e kaluar u larguan 46 mije shqiptar nga vendi dhe mendo ata jane larguar me gjithe kapitalet e tyre.

  11. Moni says:

    Tema, budallenj I dini njerezit? Boll devijuat nga problem. Keta mund te kene qene edhe dreqer por bravo I qofte qe na organizuan se te ishteper ne do na vinte para ai mashtruesi. Zgjidhuni hallin njerezve se do ju vene perpara e do ju shqyejne nje dite.

  12. alba says:

    Stop PD!!! Lejini njeher te vetme njerezit tuaj te mendojne vete pa I dretuaj mendjen ju!

  13. Er mori says:

    Ata qe dalin ne protest jane te gjithe militantet e PD qe jane pasuruar deri tani nga vet PD-ja.

    1. veshgues says:

      Te mos ta spostojme vemendjen e publikut/. Cfare problemi ka ne se del ne protest nje ish drejtor i PD, apo i Partise Komuniste?. Problemi kryesor eshte se ketu genjehet,mashtrohet opinioni. Ne se Erioni tha do ule taksat ne fushate dhe mbasi merr votat vepron ndryshe do te thote qe ky vend kurr nuk behet, sepse ketu njerzit jane me dyfytyra. Me drejtues te tille asnjehere nuk zgjidhen problemet e shoqerise. Drejtues te tille duhet te shkarkohen me cermoni, nepermjet protestave te fuqishme. Nuk ka poshterim me te madhe kur tjeteri te genjen,te mashtron. Mashtruesave u duhet treguar vendi, ata nuk duhet te kene vend ne administraten e shtetit dhe aq me teper ne drejtimin e puneve publike. Nje njeri mashtrues natyrisht do krijoje dhe nje staf mashtruesish dhe mendoni vete se cfare behet. Te rrishe si pule e lagur nen drejtimin e qeverisjen e nje mashtruesi eshte poshtrimi me i madh qe mund ti behet njeriut.Per mua apsolutisht nuk perbene problem se kush merr pjese ne proteste,qofte dhe ish kryeministra, por kjo eshte nje menyre per te spostuar vemendjen e mashtruar opinionin

  14. Supervjedhja me supertaksat ne rritje minimale 50% skane asnje rendesi per ju zerin e popullit me fal TEMEN?

  15. Pallatet Agimi says:

    Gabimi me i madh i Erjon Velijes eshte se nen cfrytezimin e hapesires publike kerkon te mbledhi taksa. Jo! Hapesira publike eshte e qytetareve dhe biznesi i vogel, i kafeneve, llotove dhe pijetoreve duhet perfundimisht te largohet prej aty, pa asnje lloj marveshje. Natyrisht jo biznesit te vogel qe shet produktet, qofte edhe duke cfrytezuar trotuaret. E meritojne. Te jete per shtetin do te tundnim kembet,. Sic na e bene per gazin. E nderprene furnizimin e tij me pretekstin ( e drejte) te kolaudimit dhe na e lane kopilin ne dere. Ku te furnizohemi me te? Ku ti gjejme veturat te shkojme aty ku trajtohen ato? Administratore mizerrabel!
    Asnje tolerance ndaj pijetoreve e kafeneve poshte banesave. Kurse shpenzimet o Erjon, e nuk ke nevoje per qirane e tavolinave te rakise e kafeve qe duken sikur i bejne me m… Mos u terhiq, vazhdo. Hiqju edhe ato profilet e parkimeve. Nga 6 m2 vend bllokojne keta debila qe kujtojne se jane ne mall te tyre. Ka ardhur koha qe qytetaret ta kene mendjen te puna e gjetja e saj e jo te kafet per te ber lla lla lla gjithe diten . Vazhdo Erjon. Po u terhoqe qenke legen e palaco.

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo Bes pesha qe organizon ketà njerez ae nuk Kane sindikate.
    Por te them nje gje
    Ne politike nuk do te ecesh shume
    Se nuk ke fytyre genjeshtari
    Si erjkn veliaj
    Se po te kishe ate lloj fytyre
    Do te te kishte zgjedhur ty Soorrrosi.
    Ska rendesi ku ke punu
    Rendesi ka qe po i drejton ketà njerez nga e drejta e tyre.

  17. Toni says:

    Besjani
    ??????
    Kontigjennt ne gjirokaster per vjedhje banese ,,I denuar me burg,vodhi komshiun,hapni arkivin e policise dhe gjykates dhe shikoni kush eshte ky tipi qe sot shet mend si I paster…ka plot per te

    1. Turi says:

      O Toni, epo qenka fix ky Besiani per deputet !

  18. moni says:

    Kta cunat nuk i njof dhe sme duhen thashethemet per ta. Edhe ata te mohitos nuk besoj se po qahen per 50 lekshin e lali Erit. Por kur tavolina e mohitos paguan takse njesoj si arka me pras ke cepi i pallatit ka nje problem. Dhe kur te ikin te gjithe arkat me pras nga cepat e pallateve me cfare do rrojne keta njerezit qe i shesin?Po ne te tjeret qe na pelqen prasi do shkojme ta blejme ne TEG nje cope 2000 lek? Nje shtet normal i ben llogarite e taksave me ekonom8ne qe ka dhe jo na tregojne me arrogance se si ulen turiste ne paris bythe me bythe ne tavolina afer se qeraja e vendit publik me demek kushtoka. Uluni beni detyrat nga fillimi dhe lejini pordhet lali eri dhe lali arbreri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje