Inspektoriati i Punës: Puna ditën e shtunë duhet të ketë pagesë ekstra

27 Shkurt 2016, 17:57Sociale TEMA

Kreu i Inspektoriatit të Punës është ndalur gjatë së shtunës në një biznes fason ku ka parë nga afër kushtet e punës që ofronte ky subjekt. Dritan  Ylli deklaroi se puna gjatë së shtunës apo orët shtesë duhet të kenë një pagesë ekstra dhe i bëri apel të gjithë punonjësve që të denoncojnë nëse ka abuzime.

Drejtori i Inspektoriatit të Punës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet kur nuk zbatohet Kodi i Punës. Gjatë një vizite inspektuese në një biznes fason ne njësinë nr.8 kreu i Inspektoriatit Dritan Ylli deklaroi se puna e bërë ditën e shtunë, apo cdo tejkalim i orëve duhet të kenë një pagesë ekstra .

Dita e shtunë këtu është punë, por paguhet ekstra për kalimin e orëne normale javore të punës dhe ne inkurajojmë çdo spipërmarrës të këtij sektori, por edhe të sekotrëve të tjerë që në rast se punojnë mbi orët normale të javës së punës duhet të ketë një pagesë ekstra për punonjësit”, tha Ylli.

4 komente në “Inspektoriati i Punës: Puna ditën e shtunë duhet të ketë pagesë ekstra”

  1. Qimpyka rrem Stambolli says:

    he pra komentoni ketu !?! SHqiperia ka nevoje per ndergjegjesim ne kete leme
    sepse po ju shfrytezojne ka 25 vjet me 100 mije leke ne muaj.e preferoni te komentoni
    per politiken si ndermarjen me fitim prurese.dakord !por nenat motrat vellezerit tuaj
    durojne, degjenerohen,per 100 mije leke te vjetra.pa para nuk shkohet a ne HALE e jo me
    ne EVROPE:

  2. Genti says:

    Oshe eshte shkelesi me i madh i ligjit. Neser punonjesit jane te gjithe ne pune thjesht me nje sms. edhe sot ishin. Kjo ndodh prej 3 vitesh

  3. çentrale says:

    Shume e drejte. e shtuna dhe e diela kane pagesa te tjera se u be pronaret me BMW x5 e puntoret me biçikleta te vjetra

  4. Stop duhanit says:

    Inspektoriati Shendetesor Shendetesor eshte vendi ku shkelen te drejtat e njeriut per mos te folur per te drejtat ne pune. Ka ardhur koha per te folur! JU, gazetare, televizione dhe institucione nderkombetare. Ju bejme thirrje, te vini e te inspektoni kete institucion i cili eshte kthyer ne ndermarrje private me arrogancen dhe injorancen e fjalet e ndyra qe jemi te detyruar te degjojme ne mbledhjet e mengjesit nga drejtuesit tane. Sot do flasim per orarin ne pune e mandej per gjobat qe hiqen e deri tek (nuk po e them sot) . Z. Dritan ylli te ftoj te na vizitosh e do habitesh me arrogancen e perditshme te shefave tane. Na nxjerrin ne pune sipas qejfit te tyre edhe ne fundjave po ne kokulurit nuk kemi ku te flasim se te heqin nga puna ashtu sic hoqen tre punonjes para pak ditesh. Arsyeja???qesharake mund te themi. Pse me dole perpara ti ne kafe e pse nuk me flet. Kjo mjaftoi per te larguar nga puna punonjesit. Z.Dritan Ylli edhe njehere JU ftoj te beni kontrollin e duhur ne ISHSH Tirane. I bejme thirrje drejtuesve tane se kjo pune nuk mbyllet ketu. Dini Ju po dime edhe ne me shume nga JU!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje