Veliaj: Qytetarët po përdoren nga drejtorët e PD që vijnë era naftë, Tirana do bëhet!

27 Shkurt 2016, 14:05Sociale TEMA

Ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj për protestën e sotme të tregtarëve.

Ai tha se pati një bisedë me tregtarët e vërtetë për të negociuar me ta.

Veliaj theksoi fjalën “tregtarë të vërtetë” pasi tha se në mesin e protestuesve ka edhe disa drejtorë të Partisë Demokratike që organizojnë protestën “që ju vjen era naftë”, siç theksoi kryebashkiaku.

“Drejtorët e naftës së Saliut kanë trokitur në dyert e gabuara”, shtoi ai.

Kryebashkiaku u shpreh se nuk ka dalë jashtë premtimeve elektorale që ka dhënë, pasi taksat për biznesin e vogël janë zeruar.

“Çfarë bën secili brenda lokalit të vet e ka taksën 0”, tha ai.

Por duke ju referuar taksës që bizneset duhet të paguajnë kur zënë një hapësirë publike, e cila shkon deri në 10-fishim, Veliaj tha se është kërkesë e qytetarëve dhe e drejtë e tyre që të kenë të lira hapësirat publike. Ndaj në rastet e zaptimit të tyre, siç janë tavolinat e lokaleve, Veliaj theksoi:  “Ai që zë hapësirën, të punojë, por të paguajë taksat publikut. Siç nxirrni fitim jepni 50 lekë mbrapsht qytetit”.

“Në momentin që del jashtë lokalit kjo është hapësirë publike. Nuk kushton asnjë gjë. Ajo që kemi vënë re, në të gjitha qytetet, ne kemi kërkuar që secili të paguajë 50 lekë në ditë për një tavolinë, tavolina të tipit divan apo e tipit të bukës. Premtova që do liroj trotuarët, i lirova, unë po iu jap mbrapsht hapësirën publike. Tregtarët i kanë çmimet e larta e s’paguajnë taksat, s’janë tregtarë të vegjël, por janë tregtar VIP. Ky është i vetmi vend ku një grua duhet të kalojë në mes të lokaleve. Po administrojmë pronën publike. Qytetarët po keqpërdoren. Tirana do bëhet, jam i vendosur, do bëj histori. Ne nuk jemi perfekt, por demokracinë e kemi perfekt“, vijoi ai

4 komente në “Veliaj: Qytetarët po përdoren nga drejtorët e PD që vijnë era naftë, Tirana do bëhet!”

  1. Marsi says:

    ne fakt kane qene te LSI o byrazer me te cilet bashkeqeveris

  2. Veliaj mashtruesi says:

    Me mire era nafte, se sa era fiq Sorosiane.

  3. nina says:

    qente e saliut te lehin, bashkia punen perpara duhet ta coje. duhet ti shtoni taksat ne maksimiu, se te ulta jane ne Shqiperi, Shteti behet i forte ne baze te takave. Ska shtet te zhvilluar pa taksa. Ai qe do te mbaj biznes, te paguaj taksat, ndryshe ta mbylli dhe te haj opingat e saliut dhe te lulit, sepse ata nuk duan miresi per jetet e tyre, por kan hal ti sigurojne karriket atyre qe shkatrruan Shqioerine per 25 vite me rradh. perpara Erion

  4. desi says:

    ti duhesh zhduk nga faqja dheut or PLEHREEEEEEE QELBESIREEEEE na nxive jeten na varferove. kelysh qeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje