Vullkani Sinabung në Indonezi ka shpërthyer dy herë brenda ditës duke ngritur në ajër valë tymi, të cilat kanë arritur lartësinë e deri 3000 metrave në lindje. Kjo ka bërë që vullkani në qytetin e Sumatra-s të shkaktojë pamje apokaliptike në qytet. Megjithatë, raportohet se autoritetet e kanë vendosur malin Sinabung në nivelin më të lartë të alarmit që nga Qershiri i vitit 2010.