Mustafa "trash" zerin me pes deputet e LDk qe bojkotuan seancen

27 Shkurt 2016, 17:22Rajoni TEMA
Mustafa "trash" zerin me pes deputet e LDk qe bojkotuan seancen

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët dje nuk ishin në Kuvend, duke thënë se frikësohej mos janë zënë peng në çadrat e Vetëvendosjes.

Mustafa ka shkruar në rrjetin social facebook se dikush i tha se deputetët e partisë së tij i kanë frikësuar, kurse tjetri i tha se kanë fluturuar për të marrë udhëzime në çadrat e verës australiane.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Dje, derisa VV po bënte terror mbi institucionet e Republikës së Kosovës, derisa ma sulmonin shtëpinë me shishe molotovi, pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre. Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane. Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan.

1 komente në “Mustafa “trash” zerin me pes deputet e LDk qe bojkotuan seancen”

  1. kapo says:

    …as njera as tjetra o Is Mustafa…kane vepruar ne koshience te plote me ndergjegjen e tyre..kane menduar se keshtu i sherbejne kombit…mos provo ti kercenosh o kerme–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje