Zgjedhjet në PS/Tahiri: Jo vetëm reforma shtet-ndërtuese, por edhe parime demokratike në Parti

27 Shkurt 2016, 12:36Politika TEMA

Kryetari i PS-së së Tiranës ndoqi nga afër ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të Marsit, në qendrat e votimit të Njësive 9 dhe 10.

Saimir Tahiri e vlerësoi këtë si një një ditë shumë të rëndësishme për Partinë Socialiste të Tiranës e Durrësit.

“Është një ditë kur anëtarët e Partisë ushtrojnë pushtetin e tyre për të zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Është një ditë që tregon dimensionin demokratik të Partisë Socialiste dhe pushtetin real të vendimmarrjes që qëndron tek anëtari i Partisë Socialiste”, theksoi Tahiri gjatë një prononcimi për mediat.

Koordinatori i Tiranës e Durrësit u shpreh se “mazhoranca dhe PS veçanërisht ka dhënë shembuj që jo vetëm qeveris dhe ndërmerr reforma shtet-ndërtuese, por se edhe brenda Partisë Socialiste, jetëson parime demokratike si asnjë Parti tjetër në Shqipëri”.

“Besoj deri në fund të ditës shumica dërrmuese e anëtarëve të Partisë Socialiste do të kenë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar për “një anëtar, një votë”, duke zgjedhur forumet e Partisë Socialiste dhe duke i dhënë jetë dhe frymëmarrje më të madhe kapacitetit tonë për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha kapacitetin tonë për të komunikuar me qytetarët, për hir të reformave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Tahiri, që mban dhe postin e Ministrit të Brendshëm në kabinetin “Rama”.

4 komente në “Zgjedhjet në PS/Tahiri: Jo vetëm reforma shtet-ndërtuese, por edhe parime demokratike në Parti”

  1. Los Vjerda says:

    Parime leshit, deri sa dalin nga goja juaj sh. Minister. Parime demokratike = dajak, e perseris, shoku minister i ministrise dajakut trasheguese e sistemit te dajakut. Po e dajakoni, perdite kete popull. Ardhte koha dajakut per ju e ate qe ju vuri ne ate karrige.

  2. zef says:

    Tallje LESHRASH me kete “parime demokratike ne parti”
    Ketyre i ka erresuar syte pushteti dhe shofin cdo gje
    qe bejne si me te mire qe mund te behet, njesoj si
    BERISHA PARTI SHTET. O Tahir Rame Berisha, po ti
    nuk e dine se cfar do te thote demokraci mor turk.

  3. democraci apo dhune says:

    Mbarevajtjen e votimeve po e garanton Shullazi me banden e vet. Kesaj i thone te mbrosh demokracine me tyten e pushkes.

  4. hajrie hom'ni says:

    Mir e kini bo me k’to “votimet e partise” nime, se testoni sa vota kini per t’mor n’gjedhjet e 2017…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje