Biografia zyrtare e zonjës së parë të Kosovës, Lumnije Thaçi

28 Shkurt 2016, 14:08Rajoni TEMA
Biografia zyrtare e zonjës së parë të Kosovës, Lumnije

Pas një muaji do ta nisë rrugëtimin e saj presidencial si zonja e parë e Kosovës. Por, që 19 vite i qëndron përkrah presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Zonja e parë e shtetit, Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ndonëse ishte martuar në një periudhë të vështirë me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçin, kur ai ishte një i përndjekur politik për shkak të angazhimit dhe bindjeve të tij politike, ajo i qëndroi gjithnjë afër duke e përkrahur në rrugën që kishte zgjedhur.

28 korriku i vitit 1997 ishte dita kur ata kurorëzuan dashurinë dhe së bashku kanë 19 vite martesë.

Presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçit, asokohe i ishte dashur që përkohësisht të vendosej në Zvicër për shkak të dënimit me 10 vite burgim në mungesë nga regjimi serb. Ceremonia e martesës së tyre ishte e pamundur që të zhvillohej në Kosovë, prandaj zonja e parë i ishte bashkuar Thaçit në Zvicër, i cili pas pak kohësh ishte rikthyer në Kosovë për t’u bërë pjesë aktive e luftës së UÇK-së.

Por, kush është zonja e parë e Kosovës?

Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ka lindur në Vushtrri më 12 dhjetor 1971. Ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009. Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe tash është kandidate për PhD në Ekonomi.

Ajo është ligjëruese e lëndëve ekonomike në kolegjin “Fama” në Prishtinë.

Zonja e parë e Kosovës, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuri të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët dhe është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi dhe zonja e parë kanë edhe një djalë, Endritin, i cili ka lindur më 13 prill 1999 dhe tash i mbush 17 vjet. /KP

6 komente në “Biografia zyrtare e zonjës së parë të Kosovës, Lumnije Thaçi”

  1. Hajdar says:

    Kur ka mbaruar universitetit 39 vjec, mendo sa e zgjuar eshte…

  2. sopiqoti says:

    URIME PRESIDENTIT TE RI TE KOSOVES HASHIM THACI si dhe pergezime per zonjen Thaci.

  3. # says:

    valla bjondja pajdh qenka
    lumthaci

  4. mondi says:

    1. Kjo ngjan me shume si nona e ketij sesa gruaja
    2. E paska nxjerre dhe kjo nje cope diplome fallco tek kristali kosovar se nuk kishte cv e pershtatshme per te qene grua politikani (!!!!!!)
    3. Cfare bamiresie mund te bej nje surrat koperativiste si puna e kesaj…….

  5. meti says:

    URIME Zoti Thaqi,Presidenti Kosoves

  6. Baba says:

    Ha ha ha. Se mos eshte me i zgjur jashimi vajmedet thuaj ku perfundoi kosava. Me mire ta merrte serbi se ai i ben zap talenanet koqevare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje