Kosovë, gjykata thërret të pandehurin në...30 shkurt

28 Shkurt 2016, 11:23Rajoni TEMA

Një qytetar është ftuar të paraqitet në Gjykatën Themelore në Ferizaj më 30 shkurt. I gjendur në dilemë dhe i befasuar nga kjo ftesë, ky qytetar që nuk ka dashur të identifikohet, ftesën e pranuar nga gjykata e ka dërguar në KALLXO.com.

Qytetari ka treguar se ftesa në datën që nuk ekziston i është dërguar nga Divizioni i Kundërvajtjes i kësaj gjykate.

Në ftesë thuhet se “nëqoftëse nuk i përmbaheni kësaj thirrje dhe nuk e arsyetoni mungesën tuaj…do të bëhet sjellja me dhunë…”.

KALLXO.com për t’u interesuar për këtë datë të gabuar kontaktoi Zyrën për Informim të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kjo zyrë e pranoi se është bërë gabim.

“Në ftesën e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Divizioni për Kundërvajtje, të datës 08.02.2016, gjatë plotësimit të saj është përvjedhur një gabim teknik,” thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Nga gjykata në Ferizaj nuk treguan nëse ky gabim është përmirësuar dhe a i është dërguar qytetarit ftesa tjetër.

1 komente në “Kosovë, gjykata thërret të pandehurin në…30 shkurt”

  1. do te kene edhe vellezerit tane ne Kosove……..ndonji shkolle afer ndonji ‘plantacioni’…….plepash ,se ndryshe nuk spjegohet kjo lloj lajthitje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje