FOTOT/ Përuluni para Leos!

29 Shkurt 2016, 11:29Lifestyle TEMA
FOTOT/ Përuluni para Leos!

Ai është lajmi kryesor sot në të gjithë mediat botërore.

Leonardo Di Caprio më në fund ka fituar çmimin Oscar, për rolin në filmin “The Revenant”.

Di Caprio ka qenë disa herë pranë këtij çmimi, por nuk kishte arritur asnjëherë ta fitonte.

Për këtë arsye, sot ai është personazhi kryesor i ditës.

Edhe pse, përveç vlerësimeve, nuk ka munguar edhe humori në rrjetet sociale me pritjen e gjatë të Di Caprios për të fituar çmimin më të rëndësishëm për një aktor.

Di Caprio është vlerësuar nga kolegët e tij, veçanërisht Kate Winslet, me të cilën ka luajtur te filmi i famshëm Titanic.

Winslet është fotografuar shumë e emocionuar për Di Caprion, ndërsa ky i fundit është shfaqur i përmbajtur.

3 komente në “FOTOT/ Përuluni para Leos!”

  1. turisti i fundit says:

    mir mir,po nuk qenka tamom burr.
    shifeni ne ate foto duke ec.
    shalngjitur!!!
    burri me bole I mba shalet hap,si akrep!
    leqe kta artistat s merren vesht kur I shef,a jan real apo jan duke lujt ala rrol filmi…

    1. stela says:

      aty mbahu ti, ky shalngjituri qe thua ti ka pasur te dashura supermodelet me te bukura ti qan hallin e shaleve te tij

  2. Piro Xheka says:

    Cfare eshte ajo fjale “” peruluni. para atij “” ? Ai ne fund te fundit ai eshte njeri si gjithe te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje