Mbyllet televizioni turk, iu kërkua të mos transmetonte sulmet në Siri

29 Shkurt 2016, 15:05Bota TEMA

Një televizioni turk privat i është ndaluar transmetimi për shkak të akuzave në lidhje me përhapjen e propagandës terroriste.

Ngjarja është konsideruar si një akt tjetër i rëndë i ndërmarrë nga qeveria turke, e cila është përfshirë së fundmi në disa çështje mjaft të debatuara në lidhje me lirinë e fjalës dhe të medias.

Një anëtar i partisë pro kurde, Hatip Dicle, tha kjo është një tjetër goditje për median në Turqi.

“Kjo nuk mund të pranohet. Kjo është censurë dhe një akt i paligjshëm. Po pengon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Qeveria po vendos kontroll mbi mediat”, ishin fjalët e tij.

Nga ana tjetër, koordinatori i përgjithshëm i televizionit, tha se qeveria kishte kërkuar që televizioni të mos transmetonte disa pamje të filmuara në Siri ku si pasojë e sulmeve nga ushtria turke, kishin humbur jetën disa civilë.

Vetëm pak javë më parë një tjetër rast i cenimit të lirisë mediatike nga qeveria turke tërhoqi vëmendje ndërkombëtare.

Dy gazetarët përfunduan në pranga për shkak të publikimit të disa fotove, ku shfaqeshin anëtarë të agjencive të inteligjencës turke teksa ndihmonin në transportimin e armëve drejt Sirisë.

Në rast se gjykata do t’i shpallte të fajshëm, gazetarët mund të ishin dënuar me burgim të përjetshëm mbi akuzat e tradhtisë kombëtare dhe ato të publikimit të materialeve të ndaluara që cenojnë sigurinë e vendit. Megjithatë, akuzat u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë.

4 komente në “Mbyllet televizioni turk, iu kërkua të mos transmetonte sulmet në Siri”

  1. Klimax says:

    Si u pergjigj “Sulltani” per lirimin e gazetareve nga Gjykata Kushtetuese? “Jo vetem qe nuk jam dakord me vendimin, por do e kundershtoj ate!”
    Censure dhe terror ndaj pavaresise se medias, Drejtesise dhe lirise te pluralizmit politik! Kjo eshte “demokracia” alla-Erdogan!!!!

  2. tfgs1 says:

    pune turkoshakesh,keshtu bente edhe pederi islamik E.Hoxha…………….si Erdogan!

  3. Akimi says:

    Ne Turqi duhet te behet vetem ashtu sic do sulltani e asgje me teper. Turqit ne shumicen e tyre kane mbetur 100 vjet mbrapa perderisa pranojne te mbajne ne drejtim nje antidemokratik e nje fondamentalist islamik si Erdogan.

  4. SS says:

    Nuk na intereson shume ne shqiptareve se cben Erdogani ne vendin e tij vari kkk per ne kryesorja eshte qe Erdogani ja shkerdhen pragun e kurverise “grekeve” kjo mjafton per ne shqiptaret te tjerat jane punet e Erdoganit e turqeve sna hyn gje ne xhep ne shqiptareve te bej cfare te doj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje