Zvicer/ Shqiptari Etrit Hasler rizgjidhet deputet, pritet të ketë dhe shqiptarë të tjerë

28 Shkurt 2016, 18:25Bota TEMA
Zvicer/ Shqiptari Etrit Hasler rizgjidhet deputet, pritet të ketë dhe

Etrit Hasler përfundimisht ka fituar mbi 9000 vota. Ndërsa Isuf Sherifit me 6700 vota i kanë munguar rreth 400 për t`u zgjedhur deputet në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit.

Në garat për Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit, ku po marrin pjesë rreth dhjetë politikanë shqiptarozviceranë, deri tash një vend e ka fituar vetëm Etrit Hassler, i Partisë Socialdemokrate (SP), merr vesh albinfo.ch e cila është duke raportuar nga vendi i ngjarjes..

Hasler, i cili është i biri i një mjeku shqiptar dhe një gazetareje zvicerane, ka qenë edhe në mandatin e kaluar deputet kantonal. Etriti ka garuar nga zona e qytetit të St. Gallenit, e cila i jep 7 deputetë, ndërsa me 1739 votat është i katërti në listë. Kjo ishte gjendja në orën 14.30.

Hasler është shumë i njohur në këtë kanton dhe në Zvicrën gjermane në përgjithësi si gazetar dhe “slam-poet”.

Afër për të fituar një vend në Parlamentin e Kantonit është edhe Isuf Sherifi, i cili ka hyrë në mesin e 10 të parëve, (në zonën e njëjtë me Etritin) nga të cilët 7 kandidatë të SP-së zgjedhen deputetë.

Ndërsa në zonën e qytetit Wil është edhe  politikani i njohur i ri, Arbër Bullakaj, i cili ka hyrë në mesin e katër të parëve në këtë zonë që jep tre deputetë, njofton albinfo.ch. Është çështje minutash kur do të dihet përfundimisht nëse edhe ai do të fitojë ose jo.

Po ashtu një rezultat shumë të mirë e ka siguruar edhe kandidati i SVP-së, Ambroz Rrustemi. Ai ka fituar 2596 vota por në zonën ku garon ai, rivalët e partisë së tij kanë më shumë vota kështu që ende nuk dihet nëse është afër për t`u zgjedhur ose jo.

Ndërkohë, simpatizantët e SP-së janë mbledhur në restorantin “Stickerei” të St. Gallenit dhe po presin rezultatet që komunikohen përmes një beamer-i. Aty është edhe grupi i shqiptarëve.

Duhet thënë se edhe Alban Imeri nga BDP (për të cilin albinfo.ch kishte shkruar më parë) me 991 e ka humbur garën për komisionin e natyralizimit. Para tij ka dalë kandidati i SVP-së, Eugster Peter me 1148 vota.

7 komente në “Zvicer/ Shqiptari Etrit Hasler rizgjidhet deputet, pritet të ketë dhe shqiptarë të tjerë”

  1. tfgs1 says:

    e mer paliosuniti qe na u bere edhe deputet ,por me llagap Hasler!!!! se Hason i rruaje topet……….hahahaha!

  2. katarakti says:

    Etrit HASLER shqiptar!!! Biri i nje mjeku shqiptar?! Ku ka shqiptar me mbiemrin Hasler?!
    Zviceranet kane votuar bashkepatriotin e tyre dhe jo nje shqiptar. Dhe mire kane bere.

  3. Agron says:

    O gazetare leshi, shkruani shqip e jo me dialekt. O te mjere…

  4. cullufi says:

    esht martu nji bur mjek shqiptar me nji grru zvicerrane dhe ka dal fmija me mbiemrin gjerman te grrus.
    bur+grru=bythqi……

  5. myzeqari me kok t modhe kari says:

    morpo,dikur ka pas qen nji malok me pseudonimin “alpine” qe shkrunte komente gjithnji.
    u bo koh qe se kemi pa o.
    apo,e kan vra maloket
    ose osht fut n burg per drog
    ose osht n kull t ngujimit!!!!!!
    te gjehet “alpine”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje