Erjon Veliaj po punon mirë, por tek parku gaboi. Ky ishte konkluzioni i arkitektit Maks Velo teksa fliste në studion e Zululand me gazetarin Mustafa Nano. Dhe arsyen se pse gaboi me parkun, Velo e shpalosi përballë Nanos, duke folur edhe në cilësinë e autorit të Parkut të Liqenit Artificial. “Unë jam autori i Parkut të Liqenit të ndërtuar në vitin 1959. Parku i madh e ka një autorësi. Nuk ka të drejtë asnjeri të prekë autorësinë”, deklaroi Velo në studiot e TemA TV.
Sipas arkitektit, në park nuk duhet të ndërhyhet, pamvarësisht se ndër vite parku është kafshuar nga ndërtimet që janë favorizuar politikisht.
“Goditja e parë u dha me shkollën “Wilson” nga Berisha dhe pastaj me radhë, me Sheraton dhe me pjesën e sipërme të liqenit. Kjo është goditja e fundit që po i bëhet parkut”- deklaroi Velo për Zululand.
Duke e vlerësuar si të pavend parkun brenda parkut, Velo tha se 800 mln lekë janë shumë për të bërë një kënd lodrash.
“Unë e kam projektuar parkun me pesë puntorë, 3 puntorë dhe dy ustallarë. Tani ata marrin 800 mln për të bërë një park lojrash. Po të m’i jap mua Veliaj, unë i bëj një park 20 km katrorë. Le të m’i japi mua. 800 mln për ca lojna që s’kanë lidhje me natyrën. Janë kënde lojnash për në qytet”- u shpreh arkitekti.
Por si e koncepton Velo rilindjen urbane?
I fokusuar në qytetin e Korçës dhe më pas në të tjerë qytete, Velo tha se e kanë humbur diversitetin. Por atë që veçoi si shumë të mirë, është pazari i Korçës.
“Ku qëndron e keqja?! Janë të gjitha njësoj. Domethënë materialet që janë përdorur janë të njëjta, si në Elbasan, si në Pogradec, si në Korçë. Duhet të ruanim diversitetin. Kjo është e keqja. Kjo s’ka lidhje me dëshirën e keqe të Ramës. Qytetet janë bërë në kohë të ndryshme, prandaj janë të bukura.”
Po ashtu Velo shprehu shqetësim për mosvlerësimin e shkencës në Shqipëri.
“E shoh me shumë dhimbje që shumë institucione shkencore po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me institucione llafesh. Rasti i fundit që jam skandalizuar ishte prishja e Laboratorit të Hidraulikës”, nënvizoi Velo.
Shqetësim tjetër për Maks Velon janë edhe ndërtimet e shumta informale vend e pavend.
“Jemi 2 mln shqiptarë të krimbur e kemi shtëpi me 12 dhoma e të ndërtuara rrëzë malit e kodrave, në fushë, në det e buzë lumit” – tha mes të tjerash Velo.
Maks Velo eshte nje pasuri,prandaj degjojeni per cka thote!
Maksi flet ne zululand se TV e medha nuk ja u mban bytha ta ftojne. Plotesisht e vertete, e kemi thene edhe pa e ditur se Maksi ka qene autori.
KY eshte nje projekt i paster korruptiv qe eshte ne kundershtim me ligjin si dhe nuk perputhet me mjedisin e parkut. Ai qe drejton sot shtetin gjithmone e me shume po vertetohet se eshte me problem mentale perpos korrupsionit. Me ato para behen me shume se 10 parqe ne gjithe minibashkite e Tiranes ku femijet ti kene prane vendit ku jetojne. Jo po do presin bilete avioni per te ardhur ne park.
Sot Veliaj ne OPINION u shpalos arogant, i pasjellshem rende fare .Megjithese Sazani ka kusuret e veta e bukosi Erin dhe e detyroi te bente arogantin mos e lejonte te fliste apo te fliste me vete “hajde te te jap leke ” e tha nja 20 here I mjeri Erion.
Nuk po gabon. Eshte taksa e sorres qe e beri kryetar!
Une do ta pershendesja arqitektin Velo po te bente vrejtje per ta modernizuar Parkun te Liqeni i Tiranes .Nuk me duket e drejte qe kur dikush mer inisjative per te futur elemente te rinje ne ta kundershtojme .Une nuk jam arqitekt por dua te them se ata qe e shkateruan Shqiperine me ndertime e projekte jane arqitektet shqiptare .Nga 91 e deri ne 2013 mendjet e arqitektve kane punuar per nderuesit qe te mernin fitimin maksimal .Kjo tendence ka bere qe teritori te jete ne kaos .Qytetet shqiptare nuk ke nga ti kapesh . Ne se ky projekt i Bashkise se Tiranes, per te ndertuar nje parke lorjash per femije, eshte ne perputhje me standartet pse duhet ta kundershtojme .Zoti Velo thote qe jane vene shume para ne dispozicjon .Disa te tjere aludojne per favore te tjeret per perfitime .Keto jane te kapshme dhe duhet protestuar pse kerkohet me shume se sa duhet .Por ne shqiptaret asnjehere nuk kemi protestuar per parat e takasapaguesve .Saliu bente cte donte dhe tani asnje nuk del me argumenta se sa kushtojne projektet qe zbatohen .