Nazime Visha është një vajzë e re në hall të madh
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dhe jeton ne burg prej marrjes se vendimit. Edhe sikur te dale neser, askush nuk e shpeton dot nga nje shembelltyre qe i eshte ngulitur ne sy.
Per kedo qe njeh Sindromen e Gruas se Dhunuar, ne kete rast te nje femije te dhunuar per 5 vjet, te frikesuar, te hutuar, e kupton shume mire furtunen emocionale dhe crregullimet e mendjes kur kerkon rrugedalje. Eshte si nje ortek te cilin e rrit frika dhe jo nje mendim linear per te vrare dhunuesin,nje mendje qe kerkon te shpetoje e nuk di se si te dale nga labirinthi i frikes qe nuk mund t’i zesh bese me asgjeje.
Por duke qene se ne jemi nje shoqeri qe i japim peshe hajgareve seksiste dhe llafazanerise tone cjerrese e jo permasave te dhunes reale te fshehur e te denoncuar, edhe Nazimja eshte viktima perfekte, e denuar te gjykohet me ftohtesine e Kodit Penal !
Kerkesa per falje e Nazime Vishes eshte hera e dyte qe i kerkohet Presidentit te Republikes. Sot nga Ministri i Drejtesise.
Hera e pare ishte nje thirrje publike te cilen me shume dashuri Eni Vasili e ktheu ne ne kauze qe mori jo pak mbeshtetje, por nuk arriti t’ i rikthente Nazimes, lirine.
Kushdo mund te zgjedhe te besoje se Nazimja ka kryer nje krim dhe duhet te vuaje si kushdo ne burg, ose te mendoje se nje vajze e dhunuar prej moshes 13 vjec, pas 5 viteve kur vret dhunuesin, ka kryer nje akt vetmbrojtjeje.
Une besoj se Presidenti duhet te konsideroje kerkesen e Eni Vasilit dje dhe Ministrit te Drejtesise sot!
Ne nje shoqeri qe vetem brenda nje muaj, Janar 2016, regjistron 50 denoncime per dhune ndaj grave e vajzave apo 4000 raste ne vit, Kodi Penal eshte vetem cengeli ku varet pazotesia e te gjitha institucioneve tona per te ndalur cmendurine e shfarosjes se grave e vajzave permes dhunes.
Rasti i Nazimes eshte nje nga ato raste kur gjykimi sipas rreshtave te Kodit Penal nuk na shpeton dot nga qasja qorre qe ne kemi si shoqeri per te kuptuar dhunen dhe pasojat e gjymtimit te saj, apo me rende, per ta justifikur e tallur me te. E gjitha vjen si nje ulerime ngjethese.
Nga ato ulerimat qe ia fshehim vetes nga frika se cmendemi po te mendojme e flasim per rrokopujen e perditshme te nje shoqerie problematike qe viktimat reale i harron, por pjell viktima dhe vdes per viktima.
Nga ato ulerimat qe te zene fytin kur degjon se sa denohet nje burre qe vret dhe sa retorika boshe thuren nga burrat ne mbrojtje te grave e vajzave qe ankthshem i besojne si angazhime serioze.
Ndaj Nazimja eshte ne hall te madh. Duhet te gjeje deren e daljes nga bota ku eshte dhe ate te hyrjes ne boten ku nuk e lane te rritej.
Vetem se kam frike se ajo pak nuhat qartas se edhe kjo bota jashte e kufizuar vetem tek cka eshte e dukshme, eshte po kaq hallemadhe.
Dhe as zhyt e mbyt politika, as erotika, nuk po e zbukuron dot!
Po Majlinda,ke te drejte per keto ç’ka thua…..por desha te te pyes:e rradhitur si ministre ne skuadren e nje vrasesi,a thua se nuk ke dhe ti nje kontribut te “çmuar”ne zallamahine e krimeve,vrasjeve,kaosit,korrupsionit,maçizmit e shume in-humaniteteve te tjera?E harrove veten tek çirreshe me barkun tek goja tribunave e ballkoneve te PD per te sjelle ne pushtet nje njeri qe masakroi ne 97 nje popull te tere…e thjeshte te flasesh tani,por mos harro se ke qene pjese e historise me te eger te 25 viteve te fundit.Megjithate,diçka dukesh se e ke kuptuar.Duket se profesioni i punojses sociale paska lene ende disa terma ne kujtesen tende”sindromi i gruas se dhunuar”.Je ende deputete,nese Nazmia falet,ndihmoje ate te rifilloje jeten ne nje shtet te europes ku ka struktura qe te ndihmojne per t’u ristrukturuar si njeri!Do t’a ndjek me interes kontributin tend ne historine e Nazmies!
@psy: jam plotesisht dakord me ty, deri kur thua “…ndihmoje ate te rifilloje jeten”…ose mbase e ke ne menyre sarkastike. Nje qenie si ajo qe pershkruan fort mire, nje hiene, nuk mund te ndihmoje njeri tjeter vec fares se vet, ne kurriz te te tjereve, per t’u pasuruar ne menyre te pangopur e jashte cdo ligji e norme!
..Majlinda leri keto…hallemadhe…dhe sa e pamundur eshte te rrikthehen keto viktame ne jete…Duhet te te punoni fort per te ndryshuar kete tablo te trishtuar….sa vjet keni ne politike..??? Cfare keni bere…??…..jeni ne nje pozicion qe zoteroni hapesiren shqiptare……Gjithe diten merreni me saliun e jeni kthyer ne shtojce integrale te interesave te tij…pa tjeter qe fitoni edhe ju pjese jo te vogel…Dikur i “pritej” koka kujdo qe merte neper kembe te drejtat e gruas…Vajza e gra ktheheshin nga turnet ne mes te nates…e ishin te sigurta…e SOT per turp jemi kthyer ne nje shoqeri primitive…vizioni primitiv e keqdashes i PD….keni shkatarruar shtetin e moralin deri ne kete pike…Duhet ta urresh vendin tend qe te arrish deri ketu….Pa le tani doni nje-97 te dyte…..e reforma ne drejtesi qe do te siguronte keto …”hallemadha”…eshte jetike….KUR JU SHOH NE TV….ju kosideroj me hallemadhe se Nazmija……jetoni dhe ritni vajza ne kete ambjente…..Ju rrofhin veshjet e salltanet…..ne fund te fundit jetoni bashke ne nje pisllek moral…Nuk besoj se Majlinda eshte ndryshe nga PD…AJO THJESHT…..shkruan dicka ndryshe sot..
Majlinda,.
Majlinda, Nese do vertet te ndryshosh dicka fillo duke ndihmuar Nazimen konkretisht, jo vetem me artikuj. Mblidh firma duke perdorur teknollogji dhe paraqitja Presidentit. Mund te mbledhesh mijra firma sidomos nga grate. Ti bile mund te sensibilizosh edhe opinionin nderkombetar. Ne mes te Europes grate dhe vajzat shqiptare trajtohen shume keq, dhune ne familje, ne pune, ne opinionin shoqeror. Ju rrofshin rrobat firmato apo paraqitja me ato tualete llahtare, etj. Bashkpunoni si politikane te pakten ne edukim e culture, punoni per paqe e pajtim, lereni kete agresivitet dhe urrejtje, kete zemerim ndaj bashkeqytetareve, bashke atdhetareve, Veri Jug, krahine, geg-toske, jugore greke-veriore serbe etj etj. Politika s’po ndalet se shkatruari njeriun moralisht, politikisht, ekonomikisht, menderisht. Thirrini mendjes dhe punoni e ndihmoni per pak miresi ne kete popull kaq te trazuar.
Nje bravo te madhe per tre komentet me lart. E keni shpjeguar situaten ne te cilen ndodhet politika jone dhe vecanerishte ajo e PD-se me Sali Berishen ne krye ne menyren me te mire sa edhe nje specialist i kesaj fushe nuk do e bente me mire.
Po Majlinda behu ti inisiatore bashke me gjithe grate deputete te majta e te djathta per ti kerkuar Presidentit qe Nazmija te falet.Se çfare duhet per faljen e saj ju e dini mjaft mire pra mos u mjaftoni vetem me kete shkrim por ndiqeni deri ne fund.
Majlinda ! Degjenerimi ne drejtesin shqiptare ka mar dimensione te pakrahasushme dhe vet fjala apo fenomeni “drejtesi “ne kte vend qe mundet ta barazosh vetem me nje FERR qe forca e Dantes di te pershkruaj, nuk le vend te shpresosh se mundet ta gjesh ,nuk le vend qe aspekti shoqeror dhe rethanat mundet te prekin , te depertojn ,e te mendosh se kjo monster ,qe quhet drejtesi, do ket vullnetin te funksionoj me norma shoqerore e moral njerzor ! Sa padrejtesira kalojn si te drejta me firmen dhe vulen e ktyre uniformave qe ushqehen me para panvarsisht se nga vijn ! Sa vendime makabre njerzish te varfer kalojn nga duar te ktyre perbindshave qe per fat te keq nuk ka mundesi te mos jesh ne dijeni ! Nazmia esht viktima shpallur e “hienave” me uniform por a din ti sa te tilla ka qe vuajn cinizmin dhe poshtersin e tyre ? Le te behet dikush inisiatori i ankesave per vendimet qe dalin nga ai FERR ,e le ta marin kte inisiativ shkrime ne faqe te vecant te nje gazete cilado qoft ! Le te marin kte inisiativ media e te mar mundimin te bej verifikim para se ta publikoj ! Do jet nje ndihm e jashtzakonshme per kte popull qe vuan nga ky krim! Drejtesin po e sabotojn kriminelet e hajdutet ne bashkpunim me politiken e ndaj ska guxim ta mar kush kte inisiativ !Nuk ka drejtesi ne Shqiperi dhe fatkeqesisht as “ilac” qe ta sheroj ,e ky kanser qe ka leshuar metastazat ne te gjith “trupin qe lengon” po mbyt cdo shpres qe kta perbindsha ti kthejn jeten ktij kombi !
4 vjet perdhunime!?… Apo i ka pelqyer dhe vete?… Boll me keto moralizime dhe lereni drejtesine te beje punen e vet! E sa per punen e kesaj Nazimes, me 10 vjet qe i ka dhene gjykata, tregon se i ka dhene nje denim minimal, sepse i ka marre parasysh shume rrethana te tjera.