Në fund të cdo akti mbetet pak “esencë” me të cilën historia shkruan veten. Kriza politike në Prishtinë dhe zgjedhja e Presidentit kanë prekur shqetësimin për atë që ndodh në Kosovë. Konflikti politik i partive shqiptare solli në konkluzionin se serbët vërtetuan sërish se ishin të “pashmangshëm” nga vendimarrja për të ardhmen e Kosovës.
Konkluzioni është cinik por i vërtetë. Mbi ndarjet politike të ditës, serbët me inteligjencë treguan se kur shqiptarët sillen si “kapedanë” ata dinë të jenë “ushtarë”.
Me dhimbje, shoh tek torturojmë veten në këtë ndarje që ka brenda dobesitë tona të vjetra të cilat na kanë bërë humbës në historinë tonë në marrëdhëniet me kombet konkurente. Urrejtja e vetes sikur “armiku” të ishim NE do të na sjellë në të njëjtin konkluzion që kanë pasur parardhësit tanë.
Në këtë varferi politike ku demokracia duket si “rutinë” fjalësh pa veprim, fjalori urrejtjes të jep identitet. Ballkani është ndërtuar nga shoqëri të dhunshme ku e mira duket si dobësi dhe shpesh përgjithësuese e pa “ngjyrë”. Udhëkryqi ynë i vjetër dhe i ri është të mësohemi me veten duke kuptuar qëllimet dhe jo dëshirat.
Hashim Thaci është një “Esat Pashë” sa Albin Kurti të mund jetë një “Enver Hoxhë”. Pesimizmi në këtë rast është një përgjigje e moralshme. Korrupsioni dhe antiamerikanizmi jane kriza e përfaqësimit të shqiptarëve, njëlloj vrastare, dhe që përbën tradhëtinë karshi vetes dhe stabilitetit. Të dyja “variantet” rrezikojnë ta lenë vendin pa alternativë si parathënie e kaosit pasi po justfikojnë njëri tjetrin.
Kosova është nën presionin e dy palëve që nuk po e lënë të marrë frymë. Njëra që se mban dot dhe tjetra që se merr dot. Kjo po e con shoqërinë në kolaps dhe dhunë. E ardhmja e Kosovës dhe matematika e politikës janë në konflikt. Eshtë kurthi i njohur i pas-luftës që shoqërohet nga utopia. Ajo ngjan me alkiminë që donte të nxirte ar nga plumbi. Shpresoj që gjakftohtësia dhe vendimet e matura të nxisin mirëkuptimin ndërmjet politikanëve që nuk kërkojnë kënaqësi nga zemërimi.
Tirana nuk ka cfarë jep si “leksion” ndaj Prishtinës vec gabimeve që ajo ka bërë me veten. Kjo nuk është pak. Në Shqipëri fjalori i dhunës krijoi politikanë por jo të ardhme.
Në se Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, përfaqësuesit më elokuentë të së drejtës dhe të mundëshmes, do te ishin gjallë sot, jam i sigurtë se do të uleshin bashkë për të gjetur atë që i mungon aktualisht Prishtinës.
Në kohë krizash perceptimet janë celës. Pyetja se “Cdo të bëni me Kosovën tani që e keni tuajën?” do një përgjigje të barabartë me “Bac u kry!”… Ajo duhet të përfaqësojë ndjeshmërinë politike të diktuar nga nevojat dhe jo idetë. Ju lutem merrni “penën” dhe shkruani historinë tuaj. Jo personalen, por të Kosovës.
NJERIUN NGA KAFSHA E DALLON AJO QE I PARI PAKE A SHUME E NJEH POZICIONIN NE SHOQERII E BEN KRAHESIME ME TE TJERET NDERSA KAFSHA NUK E NJEH VENDIN QE ZE NE KOPE.Kjo ‘QENJA’ qe flet pa asnje dite pune dhe pa asnje profesion ashtu si shumica e ‘Kungujve te DhjetArit’ 25 vjet klane ditur vetem tre gjera: Te vjedhin ,te hane e te Dhjesin e vazhdojne te japin leksione idjoteve qe i ndjekin pas!
Shkrimi eshte modeli me i mire, qe tregon se si mund te shkruhet dicka, per tu lexuar vetem nga ai qe e ka shkruar.
dhe ky zgjodhi problemet me antishqiptaret qe tallin sumen ne parrlamentin shqiptare
e tani po merret me koqevaret !
prandaj s’behet shtet ne ate vend ,
se debilat nuk shikojn traun ne syt e tyre por mizat mbi buallin e ngordhur
ne trojet shqiptare vtem keto kollose kane shkruar histori:
-gjergj kastrioti
-abdyl frasheri
-ismaiil qemali
-avni rustemi
-enver hoxha
-jusuf gevalla
-adem jashari
kane shkruar antihistorine
hamza kastrioti
ballaban pasha
haxhi qamili
esat toptani
ahmet zogu
koci xoxe
sali berisha
edi rama
…………………………..brezi me i keq @ i ndyre qe ka jetuar ne trojet shqiptare eshte gjenerata e degjeneruar e dhjetoristeve te dhjere te dhjetorit ku nje nga “kapot” eshte dhe 14 vjec dhenderi” Pandi majko…merita e tyre eshte makabre..ne 1990-1991 munden nje kufome..ate te gjasme komunizmit….qe rezultoi te kthenin ne nje grope septike….
ju lutem shume
vereni kete ish kryministrin drejtor te qendra e 4 mije muxhahidineve..dhe po nuk pranoi vereni me zor berber dhe jepinin nje brisk rroje….
Majko ka te drejte. Qe shqiptaret te mos luftojne njeri tjetrin, duhet qe te ftojne armikun qe te hyje ne trojet e tyre, qe te kene te merren me armikun.
Sa te largojne armikun dhe te kene cliruar vendin, do te fillojne te ja shkerdhejne njeri tjetrit.
Prandaj, qe shqiptaret te jene te bashkuar, Shqiperia apo Kosova i duhet leshuar serbevet.
shume idiot je o pandeli. tani qe je ba edhe muxhahedin dukesh edhe me kafshe.. meqem ra fjala ,,,anglishtja jote ta shpif .