Konferenca e Ballkanit në Vjenë, e cila u mbajt pa zinxhirin e parë dhe as të fundit të itinerarit ballkanik në Vjenë, pra pa Greqinë dhe Gjermaninë, tregon para së gjithash: BE ka dështuar në krizën e refugjatëve. Çdo shtet i BE-së mendon vetëm për interesat vetjake dhe përpiqet të trembë refugjatët dhe migrantët.
“Zgjidhja europiane” e kancelares Angela Merkel, për të cilën fantazonte kancelarja Merkel para pak ditësh nuk është më ekzistente. Dhe një zgjidhje të tillë nuk do ta kemi as më 7 Mars, në samitin e ri të BE-së me Turqinë. Do duhej të ndodhte një mrekulli, pra që Turqia të mbyllë kufirin me Greqinë dhe të dojë t’i mbajë vetë refugjatët dhe migrantët.
Fund i të përbashkëtave
Shtetet e Ballkanit në itinerarin e njohur ashtu si edhe Austria nuk po presin më për deklarata apo ndryshim të politikës së Berlinit, ato po veprojnë. Kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë është i hapur vetëm për refugjatë që vërtet vijnë nga Siria dhe Iraku. Të gjithë të tjerët kthehen. Shtetet e Ballkanit e shohin veten si vende tranziti, si bënë të ditur edhe ministrat e bendshëm në Vjenë. Austria i nis drejt Gjermanisë, të gjithë – përjashtuar 80 vetë në ditë që lejohen të shtrojnë një kërkesë azili. Me këtë logjikë Austria kërkon deklarimin e një kufiri maksimal edhe nga Gjermania, me qëllim që në kufijtë e Ballkanit të dihet se sa vetë do lejohet të kalojnë. Qeveria gjermane e prekur nga veprimet e njëanshme të austriakëve, qëndron kokëfortë dhe shpreson të fitojë kohë e shpreson. Shpresë për çfarë?
Nuk është e nevojshme të shpresohet në shpërndarjen e refugjatëve nga Greqia dhe Turqia. Këtë e kanë bërë të qartë takimet europiane. Tani shtetet europiane po shohin vetëm si të mbrojnë kufijtë. Barra shkarkohet në Greqi. Vendi i goditur nga kriza ekonomike dhe i drejtuar nga një qeveri e paaftë dhe e pavullnetshme e të majtëve me radikalët e djathtë nuk mund t’ia dalë i vetëm me mijëra refugjatë e migrantë. Koalicioni Austri-Ballkan dhe pjesa e mbetur e BE-së rrezikojnë me këtë një falimentim të plotë në Greqi dhe një katastrofë të mundshme për refugjatët dhe migrantët.
Strategjia e trembjes
Pas kësaj fshihet një strategji e mirëmenduar, si u kuptua që para disa javësh nga ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner. Greqia nuk mundet dhe nuk do t’i mbajë refugjatët. Prandaj de facto ky vend përjashtohet nga regjimi i kufijve të BE-së. Kufiri i ri i jashtëm i BE-së tani kalon mes Greqisë dhe Maqedonisë, si edhe mes –Greqisë e Bullgarisë. Mjaftojnë pamjet e refugjatëve dhe migrantëve të dëshpëruar e pa strehë në Greqi për t’i trembur ata, mendon me sa duket Mikl-Leitner. Pas disa javësh nuk kanë për të ardhur më afrikano-veriorët, afganët, ndoshta edhe irakianët apo sirianët, sepse e dinë se nuk kanë asnjë shans të kalojnë kufirin për në veriun e Europës.
Kjo është strategjia cinike dhe e thjeshtë njëkohësisht. Tani ajo u vu në veprim në Vjenë. Greqia vazhdon të kërcënojë me bllokimin me veto të anëtarësimit të Serbisë e Malit të Zi. Sigurisht kjo nuk e përmirëson gjendjen në rajon dhe e izolon Athinën edhe më tej. Gjendja është dramatike dhe e futur në qorrsokak. Viktimat janë refugjatët që ngrenë kampe tani në rrugët e Idomenit dhe Athinës. Të futur në grackë, sepse tani ata nuk kthehen dot as në Turqi.
Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë
Çfarë mund të ndodhë me gjasë? Po qe se itinerari ballkanik mbyllet, fluksi i njerëzve mund të kalojë nga Greqia përmes Shqipërisë e më tej drejt Italisë? Nga Libia në Egjipt drejt Italisë? Apo nga Turqia në Bullgari. “Mbylljet e njëanshme të kufijve nuk janë zgjidhje”, këtë e thotë vetë kreu i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes, Kufitare Frontex. Por ai thotë edhe më shumë se kaq: Megjithë politikën e bllokimit dhe kufijtë maksimalë në itinerarin ballkanik këtë vit do të kalojnë më shumë se 1 milionë refugjatë.
Ministrat e mbledhur në Vjenë kanë vendosur të kufizojnë në maksimum fluksin e refugjatëve – pavarësisht nëse Greqia sakrifikohet për këtë. Europa ndryshe do të shpërbëhej, thotë ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Në fakt ajo po shpërbëhet. Sepse politika e migracionit tani ka vetëm një moto: Të gjithë kundër njëri-tjetrit.
nuk qenkan vec shqiptarecat qe ja fusin njeri tjetrit si lepujt e plevicave,por edhe shtetet juropse po ja fusin shoshoqit si minjt e plenave!!!!!!!!!
haa!!!!!
pordhi dhe demokracija
iku,po shkerdhehet
u ftof n tajare.
Bravoo. Herr. Kurz !!!
Patjeter! Ty si “austriak” nga Kacaniku asistenca sociale nuk te nderpritet!
Nuk besoj se harrove kaq shpejt historine e emigrimit tend dhe kerkesen per “azil politik”?
E kujt i plasi se u shperbe…….. ne ps se sna intereson fare.
jo ore cne keta tanet na mbajne me enderra akoma bashkimi europian dite e nate na bombarduan me lajme be be be be
per shqiptaret vetem dy shtete kane ngelur per emigrim te ligjshem ose te paligjshem amerike kanada Europa ka mbaruar o njerez do kohe ta marri veten keta emigrantet e afrikes azise dhe lindjes se mesme prishen cdo gje
Kjo eshte vecse e vertete pore ama sic eshte ba shqipria nuk shifete me sy. ..!dhe duhet zgjedhure kush eshte ma e Mira e dy te keqiave! !!
Tamam,ku..a,por kryeputana qe fshihet mbas gishtit ,a e dini?
Austrija asht e vetmja qi perdore trunin, se Brukseli arsyen e ka nxjerre jashte ligjit.
Ne rast se ne fillimet e tij muslimanizmi u perhap,u shtri ne vendet e tjeranepermjet dhunes e shpates SOT ai po perhapet me vrull ne Europen “..e mallkuar prej tij…” nepermjet emigrimit paqesor imponuar nga vatrat e luftes.Keqardhja e europianeve duke shqyer dyert per te pranuar refugjate nga vendet muslimane do te sjelli kengen per ta ndigjuar me vone.