Protestë e keqpërdorur për Parkun

23 Shkurt 2016, 13:28Blog TEMA

Nga Qamil Xhani

Prej disa ditësh Partia Demokratike dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur një betejë kundër një projekti të Bashkisë së Tiranës në Parkun e Kodrave të Liqenit. Për protestuesit që shkatërrojnë punimet e nisura në park do të ndërtohet një projekt që dëmton mjedisin. Për Bashkinë e Tiranës, projekti është një kënd lojërash për fëmijë, i ideuar nga një arkitekt gjerman dhe që do të sjellë një argëtim më shumë për banorët e Tiranës. Në Bashki këmbëngulin se projekti nuk dëmton mjedisin dhe nuk pret asnjë pemë nga ato ekzistueset. Por për protestuesit pas projektit fshihen biznese të tjera që mund të dëmtojnë parkun e vetëm të kryeqytetit.

Mënyra sesi po zhvillohet protesta disaditore ngre jo pak probleme për vetë kauzën e protestuesve. Kërkesat e PD-së dhe shoqërisë civile janë një, por qëllimet, të cilat i bashkojnë janë të ndryshme. Partia Demokratike e ka parë këtë projekt si një arsye më shumë për të sulmuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Janë të njëjtët këshilltarë të PD-së në Këshillin Bashkiak që dikur firmosnin edhe leje për ndërtime pallatesh në qendër të parkut. Janë po ata këshilltarë të PD-së që nuk shqetësoheshin edhe kur priheshin pemë për dru zjarri nga Parku dhe që sot janë hedhur në një sulm të ashpër. Sjelljet e PD-së në pushtet, kur kanë vepruar shumë më keq me pronën publike e vë në pikëpyetje gjithë aksionin e këtyre ditëve. Përballë zhurmës së PD-së, shoqëria civile duket si një seksion i selisë blu dhe nuk kuptohet se cilat janë kërkesat e saj. Sepse duke u bashkuar me PD-në kauza e tyre po keqpërdoret.

Nga ana tjetër, mënyra si protestohet është një problem më vete. Gjatë ditëve të fundit janë shkaktuar jo pak dëme në vetë Parkun e Liqenit. Dje, ironia ishte se teksa protestonin për pemët, disa protestues u fotografuan duke shkulur vetë disa pemë. Në këtë kuptim, cili është qëllimi i vërtetë i protestës, të mbrojë Parkun apo vetëm të dëmtojnë një projekt të Veliajt? Ashtu si çdo protestë tjetër edhe dje gjërat kaluan në tepri. Një pjesë e protestuesve dëmtuan disa makina të firmave private që ka marrë bashkia për ndërtimin. Janë pajisje që kushtojnë miliona lekë dhe kostoja e riparimit të tyre do të paguhet po nga qytetarët. Ashtu siç ishte e pakuptimtë që sulmi të bëhej ndaj godinës së Bashkisë së Tiranës apo ndaj punonjësve të policisë. Sulme të tilla nuk e ndalojnë pushtetin vendor të zbatojë projektin, vetëm sa shtojnë kostot në xhepat e qytetarëve.

Në këtë rrëmujë dhe dhunë, prishje objektesh, protestues dhe deklarata të Bashkisë është pak e vështirë të kuptosh se kush ka të drejtë. Por përballë pretendimeve të protestueseve kemi disa dokumente dhe qëndrime të Bashkisë. Drejtuesit e Bashkisë thonë se projekti nuk dëmton mjedisin, por sjell një hapësirë më shumë për fëmijët. Dje, arkitekti gjerman që ka ideuar Parkun e Lojërave tha se nuk kishte asnjë ndërtim, por vetëm ambiente shplodhëse. Nëse një sqarim  i tillë do të ishte bërë më parë, numri i atyre që sulmuan gardhin do ishte shumë herë më i pakët. E vetmja kritikë që duhet bërë për Bashkinë e Tiranës në këtë rast është mënyra sesi u paraqit projekti. Nëse drejtuesit e Bashkisë dhe zbatuesit e projektit do të kishin dalë më parë për të sqaruar gjithçka sot nuk do të ishim në këtë pikë. Do ishte më mirë që në nisje të punimeve, bashkia të kishte bërë transparencë. Ata që thonë se përfaqësojnë shoqërinë civile mund të ishin ftuar në një takim publik, të njiheshin me detajet dhe më pas do të ishte më e lehtë edhe për ata për të bindur njerëzit. Kjo do të shmangte dhe imazhin e keq të dhunës së policisë ndaj protestuesve ditën e diel. Nga ana tjetër edhe opinioni do të ishte më i qartë nëse drejtuesit e Bashkisë do të kishin mbrojtur që në fillim me argumente bindëse projektin e ri. Bashkia thotë se është një park lojërash për fëmijë dhe nuk ka asnjë qytetar të Tiranës që të jetë kundër një projekti të tillë. Përkundrazi, ide të tilla duhen mbështetur dhe Bashkia duhet të bëjë më tepër.

Por Bashkia ka nevojë që të jetë më e hapur për vetë transparencën e saj, pasi do të ishte më qytetare nëse do të kishin shpallur apo harxhuar lekë për të bërë debate apo reklama për projektin dhe në fund qytetarët krijonin një ide më të qartë se ç’po ndodh në Parkun e qytetit.

7 komente në “Protestë e keqpërdorur për Parkun”

  1. Kajo says:

    ik o kominist pederast.

  2. iris says:

    Nje koment i goditur.shihet qarte qe protesta eshte kunder Erionit,kunder punes se m ire qe po ben ne Bashki. si ka mundesi qe ti proteston ne emer qe do gjelberim dhe vete skul peme apo dhunon natyren perrreth. Mos te flasim me gjuhen e mllefit. u beme dhe gazi i botes. Arkitekti gjerman cudit em sjelljet dhe veprimet tona, cuditet em opoziten e cila eshte destruktive ne vend qe ta perqafoj kete nisme te bukur ku femijet tane te mund te kalojne momente te bukura e te gezueshme enkete park. edhe ata qe dolen ne proteste do ta shijojne ket epark femijesh dhe do te analizojne se nuk eshte Partia prioritet por jeta e femijve tane. I lutem gazetes te mos botoje komente qe kane fjalor fyes si parardhesi. Te thuash nje te vertete eshte ne te mire njerezimit.

  3. VALERIA says:

    SHKRUAJNE E SHKRUAJNE DISA FJALI QE SKA BUR NENE TI KUPTOI SE PER KE ESHTE DREJTUAR KY MESAZH /JA ME THONI JU LUTEM KUJT JA DREJTON KAJO KETO FJALE PA KUPTIM // IK O KOMUNIST PEDERAST // EMERI SE PER KE E KA KAJO Q DI AI VETE / E VERTETA EESHTE E HIDHUR SHQUPSAT SKANE SI I PRANOJNE NDRYSHIMET PASTRIMET PLERAT QE PALLOSHI LULEZIME I KISHTE LENE NE MESHIRE TE FATIT ASHTU DALIN KUNDRA VETES / CDO GJE E KEQE CDO SHKATERIM SHITIA E VENDIT ESHTE DORA KRIMINELE E MALOKUT TE VUCITOLIT / UNE JETOI NR GJERMANI QYTETI KU JETOI ESHTE SHUM I VOGEL /NE KETE QYTET NE 4 LAGJET NE VENDET ME TE BUKURA PLOT GJELBERI PEME NDODHEN 4-5 KENDE LOJRASH KU FEMIJET ARGETOHEN TE SGURTE NE NARYRE JO TE IZOLUAR KU GJEJNE PLOT SHOK E SHOQE EDHE NE VENDIN TONE JANE TE NEVOJSHME FEMIJET DUAN NATYRE/ VINE RETHET ULIGANET E SALES DHE SAZANIT ( ME KETO AFERA QE BEN SAZANI MBUSH XHEPAT ) SHOQERIA CIVILE ESHTE E PA MVARUR / ARTAN FUGES I ESHTE PREKUR INTERESI NGA QE MERTE ME GRUSHTE LEKET TANI I NUMURON MEZI PRET TE DALE DICKA KU NGRIHEN 2-3 njerez me nje ere me ME ATE GOJEN E PISTE SHAN QEVERINE / KENDI I LOJRAVE DO BEHET DUAN APO SDUAN SHQUPSIT VENDI I DISAVE ESHTE MBRAPA EKURAVE / TI KETHEJNE ATO QE KANE VJEDHUR/ DUA TJU TREGOI PER KORCEN PER PARKUN ME ARQITEKT GJERMANIN QE DO BEJE KENDIN E LOJRAVE / PARKU NJE BUKURI ME SHUM GJELBERIM ME RUGE KEMESORESH BICIKLETASH / KORCA KA NDRYSHUAR PER MIRE NJE QYTET I PASTER ME PAZARIN KARAKTERISTIK TE RINOVUAR U ULA DHE KUJTOJA E PREKUR ME LOT NE SY ISHALLA KESHTU TE NDRYSHOIJ GJITH VENDI

  4. Asnjeansi says:

    Valeria , mendimet i ke te mira , por shkrimi me germa te medha , eshte shume i besdisshem per t’u lexuar . Germat e medha , jane per te shkruar parulla , tituj , per te filluar fjaline me te madhe , nuk jane per te shkruar komente te gjata . Me fal per verrejtjen !

  5. theodhori says:

    o valeri kush je ti? ndonje komuniste e dale ne pension qe do te na shesesh sapunin per djathe te kjo pacavure e ketij baze filorusit?? po cka ndryshuar korca moj tepjerdhca trurin,kane shtruars 50 metro katrore kalldrem dhe kane lyer ca drrasa qepenesh edhe lum si neve hahaa po korca ka marre fund moj, njerzit flasin me vete ne per rruge ose greqisht dhe kerkojne te behen greke se ne korce ska asgje ,as pune e as shprese ka marre fund cdo gje! po hajde kthehu moj valeri nga gjermania hajde dhe jeto ketu me ramen e meten dhe me kete qerosin e shpifur baze do kenaqesh,hajde ndihmoi edhe te vjedhin edhe kete copen e fundit te liqenit te ndertojne nje 30 katesh te madh se pak kane bere gjithandej neper tirane o valeeeee ri o te pjerdhca trurin e vogel

  6. enter"" says:

    Me vjen keq qe ne ate proteste ka edhe njerez qe gjasme hiqen per te kulturuar, por ne te vertete protestojne per inatet qe kane pse Rilindja nuk punesoi disa te aferm te tyre…

  7. nje shqiptar ne Itali says:

    Theodhori , nje rrugaç ordiner , me nje gjuhe delinkuentesh e barbonesh , sikur e ka nxjerre Sala nga hundet , si gjithe PD-istet , qe ofendojne kedo qe nuk mendon si ata dhe qe , ne vend te truve , kane ne koke nje grusht me miza . Eshte e habiteshme , po te gjithe keta vandalet e PD-se , kane te njejtin fjalor , te njejten mendesi , ate te shkaterrimit , te ofendimit e te urrejtjes . Çdo idiot , injorant e kriminel ne Shqiperi , po t’a pyesesh , jam me PD-ne thote , dhe ngre dy gishtat lart , nje veprim i shemtuar , qe te vjen per te vjelle kur e shef . Ka filluar edhe Lul Basha , politikani me i pa afte shqiptar , te ngrere dy gishtat , kur shkon ne mitingje . Po ti Theodhori , i ngre dy gishtat perpjete ? Shume mire , po mos haro pastaj , t’i futesh ne by..e , dhe prej aty , ne goje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje