Rihapja dhe funksionimi i Filialit të Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit, një domosdoshmëri
Qarku i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe përgjatë kufirit me Kosovën e, pjesërisht, me Maqedoninë.
Krahasuar me rajonet e tjera të vendit, mundësitë e jetesës për banorët janë në nivel të ulët, për shkak të kushteve të pafavorshme bujqësore. Bujqësia nuk është burimi kryesor i të ardhurave për të siguruar mjetet e jetesës së banorëve. Në zonat rurale banorët merren, më së shumti, me blegtori, duke krijuar mundësi me rritjen e bagëtive për të shitur mishin e produktet e tjera blegtorale, për shkak të kushteve të favorshme për këtë veprimtari. Por mungesa e infrastrukturës rrugore, largësia nga tregu, mungesa e organizimit në bashkësi moderne prodhuese, përpunuese e tregtuese si dhe masat e pamjaftueshme për përkrahjen e prodhimit vendas, bëjnë që edhe këto prodhime të shiten lirë, duke rënduar bilancin ekonomik të banorëve të qarkut.
Gjithashtu, hapësirat urbane vuajnë nga mungesa e zhvillimit ekonomik, nga që sektorët e punësimit privat jobujqësor janë të pakët. Aktiviteti kryesor në këtë vështrim përbëhet nga tregtia dhe shërbimet. Për këtë arsye niveli i papunësisë dhe i trajtimit të banorëve me asistencë sociale janë më të lartat në vend. Rreth 30 % e banorëve të aftë për punë në qark janë të papunë. Ndërkaq, trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 40 % e familjeve të qarkut. Emigrimi i familjeve brenda vendit dhe jashtë tij është konsideruar si një burim i rëndësishëm për jetesë.
Studimet e organizmave ndërkombëtare (PNUD), nëpërmjet Treguesit të Zhvillimit Njerëzor, e klasifikojnë qarkun e Kukësit si më të varfërin në vend, mbështetur në treguesit e jetëgjatësisë, arsimit dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në vitin 2001 ky tregues i zhvillimit njerëzor për qarkun e Kukësit ishte 0,726 (në vend të parë Tirana me 0,822 dhe në vend të parafundit qarku i Dibrës me 0,734).
Pavarësisht kësaj tabloje të zymtë, studimet e fundit kanë nxjerrë në pah disa faktorë që mund të ndikojnë cilësisht zhvillimin e gjithanshëm të qarkut të Kukësit.
Natyra e jashtëzakonshme (Valbona në Tropojë, Pllaja e Shishtavecit në Kukës) është e përshtatshme për zhvillimin e turizmit malor veror e dimëror.
Traditat në zhvillimin e bujqësisë (patatja) e të blegtorisë (delja rudë), burimet për zhvillimin e peshkimit dhe ato minerare krijojnë optimizmin që qarku i Kukësit ka gjasa të njohë një zhvillim të vrullshëm ekonomik e social për të përmirësuar jetesën e banorëve dhe për t`u integruar në zhvillimet brenda vendit dhe në ato rajonale.
Qyteti i Kukësit është pranë një prej doganave kryesore të vendit, ka aeroport, ka liqen, është në elitën e futbollit shqiptar.
Mbështetur në resurset ekzistuese, në Strategjinë e zhvillimit të qarkut Kukës përvijohen tri prioritete të zhvillimit të ardhshëm ekonomik:
Zhvillimi i sektorit të turizmit malor e liqenor
Zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë si edhe i industrisë përkatëse përpunuese
Zhvillimi i sektorit minerar dhe i industrisë përkatëse përpunuese
( Strategjia e zhvillimit rajonal të qarkut Kukës, 2012, 18, 19, 21 )
Ndërkaq, nevoja të ndjeshme ka qarku për zhvillimin e sektorëve të arsimit dhe të shëndetësisë, gjendja e të cilëve nuk po kënaq interesat e banorëve.
Është e kuptueshme se plotësimi i këtyre prioriteteve ka nevoja të konsiderueshme për fonde, por, mbi të gjitha për ide. Burimet njerëzore që duhet të mbështesin zhvillimin e qendrueshëm ekonomik e social të qarkut kanë kapacitete të pamjaftueshme, pothuajse, në të gjithë sektorët. Niveli i kulturës së prodhimit dhe të shërbimit është i ulët, duke bërë që ritmet e rritjes së mirëqënies ekonomike e sociale të jetë larg pritshmërive të komunitetit.
Nga mendimet e tërhequra nga autoritetet vendore të biznesit, të arsimit dhe të shëndetësisë, del se niveli i këtyre kapaciteteve ka nevojë të përmirësohet.
Në sektorin e biznesit dhe të administratës nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me nevojat për menaxherë, por perceptohet se është e domosdoshme të përgatiten specialistë të lartë për menaxhim biznesi, financierë, kontabilistë, në kushtet kur pritet që Kukësi të hyjë më me vrull në rrugën e zhvillimit ekonomik.
Në sektorin e shëndetësisë ndjehet nevoja për infermierë të lartë. Aktualisht, 20% e infermierëve në rrethin e Kukësit janë me arsim të mesëm. Ndërkaq, nevojat për këtë shërbim kërkojnë rritjen e numrit të infermierëve, duke marrë në konsideratë edhe faktin se kushtet gjeografike dhe terreni i vështirë kërkojnë më shumë punonjës shëndetësie në shërbim të komunitetit.
Në sektorin e arsimit më të rënduar me mësues të pakualifikuar janë edukimi parashkollor (25%), arsimi fillor (20%), profili i gjuhës angleze (30%), Matematikë-Fizikë (20%) etj.
Filiali i Kukësit është hapur me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 726, datë 13.11.2007 si filial i Universitetit të Tiranës me programin e studimit Administrim biznesi. Një vit më vonë, po me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 1247, datë 10.09.2008, janë hapur programet e studimit Gjuhë angleze dhe Infermieri e përgjithshme.
Hapja e Filialit të Kukësit u mbështet në nenin 32 të Ligjit për arsimin e lartë, pika 1, sipas së cilës “Një institucion i arsimit të lartë ka të drejtë të hapë filiale, jashtë selisë, për të ofruar programe studimi”, duke u dhënë statusin e njësive të veçanta në strukturën e institucionit të arsimit të lartë si njësi kryesore.
Meritw dhe kontribut tw veçantw pwr hapjen e Filialit tw Kukwsit kanw Prof. Dr. Dhori Kule, ish-dekan i Fakultetit tw Ekonomisw dhe mw vonw Rektor i Universitetit tw Tiranws, deputeti i Kukwsit Fatos Hoxha dhe ish-kryetari i Bashkisw Kukws, Hasan Halilaj, tw cilwt kanw marrw falenderimet e familjeve dhe studentwve kuksianw.
Hapja e Filialit te Kukesit mori përsipër, pikërisht, të përmirësojë kapacitetet njerëzore në funksion të zhvillimit ekonomik e kulturor të rajonit, të gjallërojë e të bëjë më aktive jetën sociale të komunitetit, të mbështesë zhvillimin e biznesit vendor, të përmirësojë shërbimet bazë për popullatën dhe të ndihmojë në krijimin e standardeve për integrimin e qarkut të Kukësit në nivel vendi dhe në nivel rajonal e ndërkombëtar.
Por, pwr fat tw keq, Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe qeveria shqiptare, në fillim të vitit akademik 2014-2015, nwpwrmjet VKM nr.517, datw 01.08.2014 mbyllwn, midis të tjerash, edhe disa filiale publike. Për Filialin e Kukësit nuk u dhanë kuota për vitin akademik 2014-2015 dhe për vitin akademik 2015-2016. Nw vitin akademik 2015-2016 qeveria dha kuota pwr Filialin e Sarandws, duke bwrw njw diferencim tw padrejtw, pa marrw nw konsideratw arritjet e treguesve tw cilwsisw.
Ecuria e Filialit të Kukësit
Sipas programeve të studimit, në vitin akademik 2013-2014 janë regjistruar dhe kanë vijuar studentë si më poshtë:
Programi i studimit Administrim biznesi – 250 studentw
Programi i studimit Gjuhw angleze – 120 studentw
Programi i studimit Infermieri e pwrgjithshme – 302 studentw
Gjithwsej – 672 studentw
Regjistrimet e studentëve janë kryer mbi bazën e udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit. Nga të dhënat e mësipërme del se gjendja është pozitive si në aspektin e regjistrimit të studentëve, ashtu edhe të vijimit të tyre. Kuotat në vitin e parë janë tejkaluar me 1.04 %. Kjo tregon se programet e studimit të Filialit kanë qenë të kërkuara nga studentët. Edhe vijueshmëria e studentëve është e kënaqshme: mbi 90% e studentëve të regjistruar kanë vijuar mësimet.
Kështu, në Filialin e Kukësit, nw kwtw vit akademik, kanw marrw shërbim mbi 1000 studentë.
Pikët minimale nga Matura Shtetërore
Sipas të dhënave të MAS, në vitin 2013-2014 pikët minimale të pranimit në Filialin Kukësit kanë qenë mesatarisht, për të tri programet e studimit, rreth 4000, në një kohë që mesatarja në shkollat publike është rreth 3500. Mbi Kukësin janë Universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik.. Të krahasueshëm me Kukësin janë Universiteti Bujqësor, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Durrësit. Më poshtë se Kukësi janë Universiteti i Korçës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës dhe Universiteti i Vlorës. Filiali i Kukësit, në pikët minimale të studentëve të pranuar, ka epërsi mbi të gjitha filialet publike.
Gjendja social ekonomike e studentëve të pranuar:
Me ndihmë ekonomike 70%
Invalidë dhe me prindër invalidë – 15%
Jetimë – 6%
Të dhënat tregojnë se hapja e filialit ka ndikuar pozitivisht në mundësitë që ka krijuar për studentët me probleme ekonomike e sociale lidhur me arsimimin universitar të tyre. Në rast të kundërt, mbi 50% e tyre nuk do të arrinin të shkolloheshin në institucionet e arsimit të lartë
Gjeografia e pranimeve të studentëve:
Nga qarku i Kukësit -70%
Nga rrethe të tjera të Shqipërisë – 30%.
Më shumë studentë janë nga Tirana, Kamza, Hasi, Mirdita, Tropoja, Puka, Durrësi, Mati, Kurbini etj. Kjo gjeografi përfshin pothuajse të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Në Filialin e Kukësit funksionojnë tri programe studimi: Administrim biznesi, Gjuhë angleze, Infermieri e përgjithshme. Në të tri programet e studimit në Filialin e Kukësit janë zhvilluar planet mësimore dhe programet mësimore (silabuse) njësoj si në fakultetet e linjës të UT dhe UM.
Në programin e studimit Administrim biznesi 70% e lëndëve janë mbuluar nga pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë të UT; në programin e studimit Infermieri e përgjithshme 40% e lëndëve janë mbuluar nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të UM. Në programin e studimit Gjuhë angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i UT ka mbuluar mbi 50% të mësimdhënies në lëndët e planit mësimor.
Krahas pedagogëve nga Tirana, në filial punojnë edhe asistentë – pedagogë vendas, të cilët përmbushin kriteret e kualifikimit për të qenë pedagogë. 40% e pedagogëve vendas janë në procesin e mbrojtjes së doktoraturës.
Nga viti i parë në vitin e tretë, sipas krediteve të fituara, studentët kalojnë si më poshtë:
Administrim biznesi – 60%
Gjuhë angleze – 70%
Infermieri e përgjithshme _ 80%.
Duke marrë në konsideratë faktin se zbatohen standardet e Universiteteve të Tiranës në vlerësim, këto rezultate konsiderohen mesatare.
Në provimin e shtetit në profilin Infermieri studentët e Filialit të Kukësit kanë rezultat rreth 40%, afër rezultatit në nivel vendi.
Mbrojtja e diplomave është zhvilluar me komisione të fakulteteve të linjës, duke zbatuar të njëjtat standarde për hartimin e tezave, administrimin dhe vlerësimin e punimeve të studentëve.
Që nga viti 2008 janë diplomuar studentë si më poshtë:
Administrim biznesi – 50
Gjuhë angleze – 60
Infermieri – 240
Gjithësej: 350, ose 30% e të gjithë studentëve të pranuar që nga hapja e filialit.
Janw punwsuar rreth 45% e studentwve tw diplomuar.
Numri i studentëve të diplomuar është më i lartë për Infermierinë dhe më i ulët për Administrim biznesin. Studentët e diplomuar për infermierë kanë kaluar procedurën e provimit të shtetit për të patur të drejtë të punësohen, në të cilin janë shpallur fitues 107.
Për sa i përket punësimit, mendojmë se shifrat janë inkurajuese, po të marrim parasysh informalitetin e konsiderueshëm të sipërmarrjeve të biznesit dhe ndikimin politik e partiak në punësimin e specialistëve të sapodiplomuar në arsim e shëndetësi.
Tre vitet e fundit janë zhvilluar veprimtari interesante shkencore nga studentët, nën drejtimin e pedagogëve.
Me studentët e Administrim biznesit janë zhvilluar konkurse për Plan biznesin më të mirë. Nga 27 plan biznese të prezantuara, 4 prej tyre kanë fituar financim nga projekti i ILO-s dhe Këshillit të Qarkut Kukës për të hapur biznesin e tyre.
Me studentët e Gjuhës angleze është zhvilluar konkursi për Esenë më të bukur dhe prezantim nga vetë studentët i mësimdhënies bashkëkohore të gjuhës angleze.
Studentët e Infermierisë kanë zhvilluar sesion shkencor për problematikën e Spitalit të Kukësit për probleme të shëndetit publik në rajon si dhe për aspekte vendore të infermierologjisë..
Veprimtari të tilla, sipas vlerësimit të pjesëmarrësve, janë të dobishme, sepse adresojnw problemet rajonale dhe jepen sugjerime të vlefshme për zgjidhjen e tyre.
III. Ide për dobinë dhe të ardhmen e filialeve
Duke u nisur nga rezultatet e Filialit të Kukësit dhe nga ndikimi i tij në komunitet, mund të themi se, në kushtet e Shqipërisë, filialet e shkollës së lartë janë të dobishme.
Filialet e shkollës së lartë kontribuojnë në masivizimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Në Raportin përfundimtar për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor vihet në dukje se “Referuar standardeve sasiore ndërkombëtare, Shqipëria është ende larg treguesve të numrit të studentëve për grupmoshën dhe të numrit të studentëve për 1000 banorë” (Gjonçaj etj, 2014, 18).
Filialet e shkollës së lartë krijojnë mundësi që të realizojnë të drejtën e arsimimit në arsimin e lartë edhe studentët, familjet e të cilëve janë me probleme ekonomike e sociale dhe, për këtë arsye, e kanë të pamundut të vijojnë studimet larg vendbanimit. Një familjeje kuksiane, një vit studimi larg shtëpisë, i kushton rreth 4000 $, duke marrë në konsideratë vetëm shërbimet më të domosdoshme si akomodimi, ushqimi, tarifa shkollore, tekstet, fotokopjet e interneti. Ndërkohë, një familje me ndihmë ekonomike merr për një vit më pak se 1000 $.
Qyteti i Kukësit ka rreth 25 000 banorë. Prania e 1000 studentëve në qytet i jep jetës së tij më shumë gjallëri dhe veprimtari. Rreth 40% e studentëve akomodohen në shtëpi me qera për 10 muaj, duke sjellë për familjet që ofrojnë këtë shërbim të ardhura të konsiderueshme. Zhvillim ka patur edhe biznesi i ushqimeve, i bar-kafeve, i kancelarive dhe i internetit.
Debatet publike në media, në konferenca dhe në veprimtari shkencore, kulturore e mjedisore, me pjesëmarrjen e studentëve, kanë patur më shumë thellësi mendimi dhe alternativa më të argumentuara për zgjidhjen e problemeve.
Prezenca e një shkolle të lartë ka rëndësi edhe për përmirësimin e punës në arsimin parauniversitar, posaçërisht , në shkollat e mesme. Për këtë arsye, në Strategjinë e Arsimit Për të Gjithë të qarkut të Kukësit (UNICEF, 2007, 20) argumentohet dhe përfshihet në Planin e veprimit hapja e një shkolle të lartë në Kukës, si faktor me peshë për ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin parauniversitar, përmes bashkëpunimit me shkollat e mesme për të adresuar në punën e tyre problemet që kanë nxënësit në formimin e tyre akademik.
Duke u nisur nga përvoja e funksionimit të Filialit të Kukësit, në të adhmen, ka nevojë të përmirësohen disa aspekte të procesit akademik dhe të menaxhimit të filialeve.
Në rastet kur filiali funksionon me programe studimi të universiteteve të ndryshme, të cilët operojnë me rregullore të ndryshme, mendojmë se është me vend të unifikohen mekanizmat e kërkesave dhe të vlerësimeve, për të bërë të mundur që filiali, si njësi kryesore, të ketë standarde të njëjta për të gjithë studentët, pavarësisht universitetit të cilit i takon. Kjo mund të zgjidhet me akte nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit.
Në këto akte mund te merren në konsideratë këto aspekte:
Përcaktimi më i saktë i përgjegjësive të universiteteve ndaj filialeve (programeve përkatëse të studimit), jo vetëm ato akademike, që kanë funksionuar, por edhe menaxheriale e financiare, të cilat, aktualisht, mungojnë dhe kanë krijuar probleme për pagesën e pedagogëve dhe për bursat e studentëve.
Rregullimi i ngarkesës dhe i motivimit financiar të pedagogëve të fakulteteve të linjës që japin mësim në filiale, që ka rëndësi për të realizuar një mësimdhënie normale, pa ngjeshje të temave dhe për të marrë në konsideratë problemet e studentëve në vlerësimin e njohurive.
Universitetet, nga ana e tyre, ka nevojë të ndërgjegjësohen më shumë për dobinë e filialeve dhe t`i mbështesin ata për të rritur cilësinë e punës akademike.
Kështu, mund të bëhet një punë më e organizuar për rritjen e shkallës së kualifikimit të pedagogëve vendas, nëpërmjet miratimit të kuotave për doktoraturë, angazhimit të tyre në projekte për punë kërkimore, përfshirjes së pedagogëve në veprimtaritë binjakëzuese me universitetet e huaja etj.
Përmirësimi i infrastrukturës dhe i kushteve të mësimit e të jetës sociale e kulturore të studentëve e të pedagogëve në filiale kërkon alokimin e fondeve të nevojshme, të cilat ,deri tani, kanë qenë minimale.
Pjesëmarrja e drejtuesve të filialeve dhe e përgjegjësve të grupeve mësimore të pedagogëve në veprimtaritë e rektorateve dhe të depatamenteve të fakulteteve të linjës do të ishte një mundësi e mirë për të diskutuar e zgjidhur më mirë problemet e cilësisë së filialeve.
Ju kuksianet mos ia kerkoni keto gjera qeverise SOCIALISTE,por partise tuaj qe keni votuar gjithmone:PD-se!
Kur te vije PD-ja e juaj ne pushtet pas 50 vjetesh,atehere kerkoni cfare te doni!
Deri atehere lypni ose shkoni refugjate me sirianet!
Saranda e korca jane me privilegjuara se te tjert sepse aty banoret jan Kaur.Dmth dore e pare:P