Dollapi i Xhesikës

19 Shkurt 2016, 09:16Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Vajza nga Puka ma merr mendja se është një nga emrat më të kërkuar në google nga lundërtarët virtualë shqiptarë. Ajo ka foto ndjellëse, ku nuk i fsheh hiret, jep intervista ku pranon se vithet i ka origjinale, ndërsa pjesën ballore të ndihmuar nga kirurgu plastik.

Më tej rrëfimet e saj për deputetë, kundërthëniet e personazheve të tjerë të kronikës rozë, sulmet e një tjetër vajze me një emër të çuditshëm, e cila duket se është ndjerë ligsht që dikush tjetër i ka marrë reflektorët, shkrimi i Lorenc Vangjelit me emrin e saj të plotë, të gjitha këto kanë bërë që personazhi të shitet, nëse përdor gjuhën e medias.

Një emision i Klan Kosovës u përthith edhe në Shqipëri dhe tash asaj i kërkojnë lajm, madje përditë. Fotot ia kanë gati, veçanërisht atë ku është e ulur galiç. Këtu besoj se nis drama e saj dhe halli i medias. Kjo vajzë, pa dyshim e bukur ndoshta nuk ka shumë për të shitur, ndoshta i ka mbaruar inventari dhe padyshim fantazia.

Ka gjasa mos të jetë aq burimore sa Bleona, por për çastin është më e kërkuara nga lundërtarët. Ajo ndoshta nuk e di, por nuk e ka më luksin që për ca kohë të jetojë në qejf të vet me vajzën dhe të motrën. Tani është njeriu i vitrinës dhe do e kërkojnë, edhe nëse ajo nuk dëshiron, si donte në krye të herës.

Fjala vjen gazetari, i cili nuk blen vetëm brekët dhe çorapet në tregun çam, por dhe lajmet, do i gjej një burrë në dollap, sepse media në Shqipëri ka vite që e bën dollapin e tjetrit telef.

Vajza nga Puka, e cila tek e fundit është një prodhim i kohës sonë reagon me ato mundësi që kanë të gjithë nga i pari i vendit tek i fundit, pra me rrjetet sociale dhe thotë frazën më edukative që mund të zotërojë: “Bosat po të dua i çoj në vende të tjera, jo në shtëpi”.

Këtu nis dhe fantazia e shfrenuar e atij tipit të tregut çam: “Ku i çon?”, “Si i çon?”, “Me kë i çon?”, pasi veç epshit të vetëshërbimit para lap top-it gazetari e ka parasysh edhe piramidën e lajmeve që aq mirë ia kanë mësuar në redaksi, por kryesorja është se Xhesika shet, thith klikime, hapen faqe, shihen renditje kush u pa dhe si u pa më shumë.

Kjo histori e shumë të tjera si kjo ngjan pak a shumë me atë garën e çunave të Tiranës gati 30 vjet më parë për të rregulluar antenat ditë premte, sepse në orët e vona jepej “Electric blue” apo “Tango e fundit në Paris” dhe si sllogani i dikurshëm i “Mjaft”-it grupe grupe e shkundnin votën.

6 komente në “Dollapi i Xhesikës”

  1. Euro Maloku says:

    ENKEL,
    Tunde Shkunde sa te duash…
    Pika e fundit do te te bjere ne breke:::!!!

  2. plaku dhe deti says:

    ne fakt edhe ti o shoku i fute nje artikull me Xhesiken me breke para deres se dollapit. Edhe une po i fus nje koment shkrimit tend qe fillon me foton e Xhesikes. Po me vjen ne mend edhe ndonje strofe:

    Oj Xhesika me dollapa
    ke ke fshehur aty prapa?
    Se mos ke ndonje pa breke
    qe rri gati me dyfek

  3. dak ulqini says:

    Me falni por per cfare dollapi behet fjale? Se Xhesika me keto historira ju paska bere ne mes te kembeve tamam dollap, spaska len kastravec pa fut.:)

  4. sali says:

    TE PJRCA NE KENGETARE QE JE.KESHTU DO BEHESH E NJOHUR …….PO MEDIA QE MERRET ME KETO PACAVURE SI E SHTYN KOHEN……

  5. demo says:

    Kush goje i kendon malokes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje